150 vjet më parë këtë muaj, u inaugurua president i Shteteve të Bashkuara, Abraham Linkolni. Para disa ditësh, Shtëpia e Bardhë lëshoi një proklamatë presidenciale për të shënuar këtë përvjetor me programe, ceremoni dhe aktivitete të ndryshme, në shenjë respekti për presidentin më të adhuruar edhe sot jo vetëm nga populli amerikan, por edhe nga popuj anembanë botes. Në proklamatën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se "Linkolni na sjell në mendje se struktura jonë kombëtare është e gërshetuar nga kujtimet dhe shpresat e përbashkëta dhe se ndërsa festojmë këtë përvjetor, duhet të pasqyrojmë besimin e tij të pashterrur dhe të paskajshëm se ne mbetemi një Komb dhe një popull i bashkuar me lidhje të përherëshme". Ne proklamaten e Shtepise se Bardhe te nenshkruar nga Presidenti Obama thuhet gjithashtu se "Presidenti yne i 16-tet,i nderuar e i respektuar, na ka mesuar se ne jemi dicka me shume se Veri e Jug, me shume se te bardhe e zezake -- ne jemi nje, dhe jemi te gjithe Amerikane. Forcat qe na ndajne nuk jane me te fuqishme se forcat qe na bashkojne, dhe se "lindja e re e lirise" per te cilen pat bere thirrje Presidenti Linkoln ben ende jehone ne zemrat tona."
Proklamata vazhdon duke thene se "Ne sot jetojme ne nje vend te bashkuar qe ai shpetoi, si trashegimtare te lirive e progresit te cileve ai u sherbeu. Gjate gjithe koherave, Presidenti Linkoln ben thirrje qe te ridedikohemi ndaj punes se pakryer qe mbetet per tu bere -- duke bashkuar te gjitha forcat, per te siguruar se 'qeveria e popullit, nga populli e per popullin' do te vazhdoje."
Presidennti Linkoln udhehoqi Shtetet e Bashkuara gjate Luftes Civile midis shteteve te veriut e shteteve te jugut, qe ishte kriza me serioze ne historine e Amerikes. Presidenti Linkoln i dha fund skllaverise dhe ne te njejten kohe ruajti bashkimin e vendit dhe i tregoi botes se demokracia mund dhe duhet te perbeje nje forme qeverisje te perhershme. Me nje rast kur foli per demokraci, ai pat thene se "Une nuk dua te jeme as skllav e as pronar sklleverish". Kejo deklarate pasqyron qendrimin e Linkolnit, jo vetem karshi skllaverise fizike por edhe ndaj asaj politike. "Kejo shprehe idene time te demokracise. Cdo gje tjeter ndryshe nga kejo, nuk eshte demokraci", pat thene ai. Dhe me nje rast tjeter, ai tha se "duke u dhene lirine atyre qe jane skllever, ne sigurojme edhe lirine e atyre qe jane te lire".
Gjate inaugurimit te tij te dyte si president, ai ri-theksoi qendrimin e vet kunder skllaverise duke thene; "Armiqesi kunder askujt, miresi ndaj te gjitheve....." Keto fjale, sipas Xhevat Kallajxhiut -- nje ish-bashkpuntor i imi ne Zerin e Amerikes, dhe nje patriot i flaket per te cilin do te ruaj gjithmone nje respekt te posacem, dhe ne te njejten kohe autor i nje libri mbi jeten e Presidentit Linkoln -- "nxoren ne drite edhe nje njeri te xhveshur nga pasionet politike, nje njeri te lire ne trup e ne shpirt, vellane e te gjitheve, i cili si president, qendroi mbi partite dhe grupet e interesit dhe qe foli si nje perfaqsues i vertete i gjithe kombit. "Prandaj ne ditet tona", shkruan Xhevati ne librine tij kushtuar Linkolnit, "kur urrejtja, smira dhe hakmarrja, duket se jane te vetmet ndjenja qe e shtyjne njeriun te veproje, figura dhe jeta e ketij amerikani te madh shendrit magjishem." Perseri sipas Xhevatit, "per Linkolnin perdoret gjthnje nofka "I ndershmi Abe" (Abraham), te cilen ai e fitoi prej drejtesise dhe ndershemerise se tij. Ne librin e tij, Xhevat Kallajxhiu ve ne dukje gjithashtu se Linkolni "kurre nuk perdori mashtrimin si mjet per te arritur qellimet e veta dhe nuk tradhtoi kurre idealet, ne funksion te perfitimit politik. Ne librin e tij doracak per jeten e Presidentit Linkoln, Xhevati thote se Linkolni gjate gjithe jetes mbrojti te varferit e te neperkemburit dhe me kurajo e vendosmeri mbrojti dhe vuri kushtet per "respektimin e dinjitetit njerezor, pavaresisht nga raca, gjuha apo feja".
Trashegimia e Abraham Linkolnit, kesaj figure te madhe Amerikane, ka marre tanime permasa boterore, duke u bere nje figure globale pas vdekjes se tij. Botimet e veprave te tij dhe libra mbi jeten e tij jane me qindra dhe ne shume gjuhe boterore dhe reputacioni i tij nderkombetar ka vazhduar te shtohet, sa qe edhe me renjen e komunizmit dhe pas, Linkolni konsiderohej si model demokratik per popullin polak, per popujt e shteteve baltike si edhe te tjereve ne Evropen Lindore. Pikepamjet e tij te "idese Amerikane" vazhdojne te jene nje frymezim ane e mbane botes se parimet e shpallura ne Deklaraten e Pavaresise se Shteteve te Bashkuara jane universale dhe se liria nuk eshte vetem per disa njerez, por per te gjithe njerezit e popujt dhe jo vetem per nje kohe a periudhe te caktuar por per te gjitha koherat. Ne lidhje me parimet e Deklarates se Pavaresise se Shteteve te Bashkuara, ai pat thene se ne kete deklarate "ekziston dicka qe i garanton lirine jo vetem popullit te ketij vendi, por edhe i jep shprese te gjithe botes, per te gjitha koherat.... E ky eshte tamam premtimi, se me kohe, do te hiqet barra e rende mbi krahet e te gjithe njerezeve dhe se te gjithe do te kene mundesi te barabarta."
Po te ishte gjalle sot Abraham Linkolni dhe te shikonte revolucionet qe kane prekur vendet e Afrikes Veriore, ato te Lindjes se Mesme si edhe protestat dhe perpjekjet per demokraci, ane e mbane botes, si ne Kine, Iran e vende te tjera te skllaveruara nga ideologji te ndryshme politike e fetare ai do te na thoshte se vala e madhe per liri e demokraci ka filluar me Revolucionin Amerikan te Vitit 1776, premtimi i te cilit nuk do te realizohet per derisa te gjitha kombet, ne te gjitha kontinentet, te mos perkrahin e te mos pervetesojne te drejtat e barabarta e te pa tjeteresueshme per cdo individ, qe jane skalitura ne Kushtetuten Amerikane, nga Tomas Xhefersoni.
Ne kete 150-vjetor te inuagurimit te tij, Presidenti Abraham Linkoln me plote bindje i thote botes se lufta per liri nuk mund te shuhet kurre dhe se perpjekjet per te drejta te barabarta per te gjithe nuk do te ndalen asnjehere, dhe ne te njejten kohe na keshillon se demokracia"”me te gjithe te metat e saj -- eshte gjithnje shpresa e fundit dhe me e mira per te gjithe popujt ane e mbane botes.