
Opozita e Kosovës i braktisi raundet e votimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës dhe miratimin e kabinetit të ri qeveritar të Kosovës, mbajtur më 22 shkurt. Në një vështrim të cekët, ky veprim, ku u përfshinë të gjitha partitë joqeveritare, mund të dukej dhe mund të përcaktohej si një veprim i përbashkët dhe i bashkërenduar i opozitës, kështu edhe si një shenjë e mirë se, më në fund, Kosova do të ketë një opozitë vërtetë të fuqishme, një opozitë të bashkuar.
Një pritshmëri e tillë ndaj opozitës ishte, në fakt, pritshmëria më modeste e mundshme, pritshmëria më pak e këshillueshme. Ajo që e bashkoi opozitën në këtë veprim, realisht, nuk ishte bashkërendimi, nuk ishte strategjia e përbashkët, por droja e përbashkët se mos kandidati i vetëm i Kosovës për president i kishte blerë anëtarët e kësaj opozite. Herë tjetër, qoftë si qoftë puna, opozita nuk duhet t'ia lejojë vetes mosbesimin ndaj deputetëve opozitarë. Stimujt e opozitës ndaj deputetëve të saj është e domosdoshme të jenë shumë më të fortë se stimujt që përdor shumica qeverisëse, madje edhe stimujt që mund të përdorte një kandidat miliardier për president të ri të republikës.
Ishte pritur, në të vërtetë, që opozita të dilte me kundërkandidatin e saj për presidentit të ri të Republikës së Kosovës. Kjo do të kishte qenë sfida e merituar kundër shumicës dhe sfida e dinjitetëshme e një pakice të fuqishm, siç është opozita e Kosovës. Përfoljet dhe hamendjet thoshin se kandidatura mund të shpaloset në minutën e fundit, në çastin e fundit. Dhe kjo do të dëshmonte se opozita jo vetëm është e bashkuar, por edhe është solide, është befasuese. Ajo arrin ta mbajë të fshehtën brenda radhëve të saj dhe e shpalos vetëm atëherë kur do të bëjë efektin më të madh të mundshëm ndaj kundërshtarit.
Nuk pritej, në fakt, që kundërkandidati i opozitës të fitonte. Por dalja e opozitës me kandidat do ta vinte shumicën përballë një situate të re. Ndoshta është menduar se kjo do ta mobilizonte shumicën dhe ajo nuk do të luhatej duke pasur një rivalitet të fuqishëm konkret. Megjithatë, opozita, sipas meje, nuk kishte pse të nguronte, nuk kishte pse të mos dilte me një kundërkandidat konsensual të vetin.
Duket se pika e dobët e opozitës mund të kishte qenë pikërisht se ajo nuk arrinte deri tek një kundërkandidat konsensual, pra nuk mund të arrinte deri tek një pajtim kaq thelbësor i përbashkët. Një arritje e tillë e opozitës, do të kishte qenë tejet ngjethëse për shumicën parlamentare. Koha e pakët deri në seancën plenare të jashtëzakonshme të 22 shkurtit ndoshta ka qenë e pamjaftueshme. Dhe ndoshta nga opozita mund të pritet në të ardhmen që të jetë sfiduese. Këtë unë e kërkoj nga kjo opozitë, ashtu siç e kam kërkuar nga opozita e mëparshme, sepse vetëm një opozitë bindëse e vë në pozita pune qeverisjen e një vendi, vetëm një opozitë bindëse e detyron qeverisjen e një vendi të ndihet gjithë kohën e kontrolluar, vetëm një opozitë bindëse e detyron qeverisjen e një vendi të jetë e përgjegjëshme.
As kësaj opozite, miqësore për mua, as ndonjë opozite tjetër, më pak miqësore apo hiç miqësore për mua, nuk ia rekomandoj braktisjen e seancave plenare, madje as braktisjen e seancave në komisione. Sheshi i së vërtetës në demokraci është parlamenti, pra në rastin tonë është Kuvendi i Kosovës. Nuk ka mundësi më të mirë e më të pazëvendësueshme se foltorja parlamentare, pra se kuvendarja e kuvendarëve për përplasjen e argumenteve tua me ato të kundërshtarëve. Nga përdorimi sa më racional, sa më bindës, sa më serioz, sa më i fuqishëm i kësaj foltoreje, i kësaj kuvendarje dëshmohet fuqia e vërtetë e një krahu politik, aq më tepër fuqia e një opozite.
Braktisjen parlamentare, bojkotimin e institucionit të Kuvendit, institucionit shprehës e mishërues të votës së sovranit unë e konsideroj ashtu siç është: vetëpërjashtim. Madje, në kushtet e Kosovës, unë e konsideroj edhe një vetëpërçmim kombëtar, kur kam parasysh karakterin shumetnik të parlamentit, ku pakicat janë të gjitha të përshira në shumicën qeverisëse. Opozita e Kosovës, ndryshe nga shumica, është njëetnike, është krejt shqiptare, pra, duke pasur kështu një epërsi kombëtare ndaj shumicës, duke pasur edhe një përgjegjësi kombëtare kundruall saj dhe përballë Kosovës e kombit.
Nuk i përjashtoj kurrsesi, reagimet instinktive të opozitës. Në politikë veprimet instinktive të imponohen dhe përbëjnë zgjidhjen e vetme të momentit. Nganjëherë janë edhe vendimtare dhe ia japin kahjen një lëvizjeje politike, madje edhe një krahu politik të tërë. Por veprimet instinktive rrallë e kanë suksesin të garantuar dhe shpesh e kanë koston e tyre, nganjëherë jo lehtësisht të përballueshme. Një opozitë e bashkuar, me një strategji të veten, do ta kishte shumë më komode edhe të bënte në rrethana të caktuara opozitën instinktive, kundërvepruese, kundërpërgjigjëse të menjëhershme.
(Botuar më 27 shkurt 2011 në Bota Sot)
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ