VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARTURO UI! OSE MBËRRITËN KËRCËNIMETNga ARTUR ZHEJI

                                                                                      

E Shtunë, 10.12.2024, 12:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ARTURO UI! OSE MBËRRITËN KËRCËNIMET

Nga ARTUR ZHEJI


E Enjte, 05.05.2011, 07:58am (GMT+1)

Në këtë huti të palogjikshme dhe emocionale paraelektorale, duket se paqartësia e rezultatit që po troket po krijon episodet e para të padëshiruara. Një plasje shqetësuese në afërsi të çadrës së PS-së, në bulevard, plasi në të njëjtën kohë një seri akuzash të ngutura politike. Koincidenca misterioze e këtij shpërthimi me emisionin "˜Shqip' të koleges Xhunga, bëri që të ftuarit e këtij emisioni, gazetarët Arjan Çani dhe Henri Çili, bashkë me politikanët Veliaj dhe Tahiri, të ndërronin kursin e paracaktuar të debatit. Në këtë kornizë shpërthimi hyri me buçimë në studio, bile edhe më i madh se te kazani i plehrave, përbri çadrës elektorale të PS-së. Saimir Tahiri mbronte tezën se Saliu, lideri i mazhorancës, rifilloi strategjinë e trembjes dhe presioneve, një strategji natyrale e Kryeministrit, simbas Tahirit. Ndërkohë, Veliaj mungonte, i larguar me urgjencë në vendngjarje. Gazetarët e njohur Çani dhe Çili, replikuan me këtë tezë, të cilën e konsideruan me argumentet e tyre si të lajthitur, të pabazë dhe trashanike.

Logjika e Çanit, ishte e thjeshtë, por e fortë: Cili do të ishte përfitimi i Kryeministrit që të vinte "˜bomba', tre hapa larg Kryeministrisë dhe një hap larg çadrës së PS-së? Vetë akuzimi? E pse? Për të rrëzuar preferencën e vet politike në favor të Partisë Socialiste? E pra, papritur Kryeministri me sondazhe të favorshme i futet spirales së vetëvrasjes politike?

Aluzioni i gazetarëve ishte i qartë, një gjë e tillë nuk ka sesi të ndodhë, një gjë e tillë nuk ka sepse të ndodhë, e pra nuk ka ndodhur... Por diçka ndodhi. Plasja te kazani i plehrave të çadrës së PS-së në bulevard.

Çani reflekton menjëherë: Saimir, kjo më "˜kujton Arturo Ui!'

"˜Arturo Ui' është një komedi e shkrimtarit të madh antinazist gjerman Bertold Breht. Arturo, është personifikimi i Adolf Hitlerit. Dihet dyshimi i madh se ishte ai, Arturo Ui - Adolf Hitleri, që dogji Reischtagun, Parlamentin gjerman, duke akuzuar komunistët, të cilët si rrjedhojë u nxorën jashtë ligjit dhe u shpallën si një forcë politike antigjermane. Pra, Arturo Ui është në këtë kontekst ai tip politikani që i vendos vetë zjarrin diçkaje, për të akuzuar kundërshtarin e vet politik. E pra ajo lloj politike apo politikani, që paketon vetë ca atentate, për të fabrikuar akuza të rreme për kundërshtarin, është një "˜lodër' vërtet e rrezikshme politike.

Një kundërakuzë e thjeshtë, por e rëndë për lidershipin e PS-së dhe plasjen te kazani i plehrave përbri Çadrës Elektorale, në koincidencë misterioze me fillimin e një emisioni të rëndësishëm televiziv, në një kanal të rëndësishëm. Një hipotezë e arsyeshme dhe e mençur, prej gazetari, që nuk thotë dot për sapunin se është djathë.

Deri këtu një debat televiziv dhe një përplasje këndvështrimesh. Por pisllëku i vërtetë ndodhi fill më vonë. Familja e gazetarit Çani kërcënohet telefonikisht me bombë. Çani detyrohet të lerë emisionit dhe të vrapojë i turbulluar drejt familjes. Live. Asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Asnjë herë tjetër mos ndodhtë! Por ndodhi. Cila duhet të jetë ndjesia e kolegëve dhe opinionit publik? Padyshim, solidaritet me gazetarin Çani. Padyshim, shqetësim real dhe mëse i ligjshëm për këto veprime skuadriste të tipit Arturo Ui.

Mos vallë po zbulohet kësisoj maja e ajsbergut e Planit B, të lidershipit të PS-së? Bojkoti i fabrikuar dhe i paketuar i zgjedhjeve? E pra, e njëjta logjikë politike në veprim: "˜nëse humbas, nuk i njoh zgjedhjet dhe rezultatin e tyre; nëse nuk fitoj, bojkotoj dhe vendos si alibi ca bomba t'vogla aty këtu.'

Personalisht nuk e besoj deri në fund një bëmë dhe një gjëmë të tillë. Është kjo një sindromë që duhet të refuzohet, përtej të majtës dhe të djathtës. Duhet refuzuar në mënyrë trasversale. Duke filluar nga Presidenti e deri te qytetari më i thjeshtë. Nga partia më e majtë e deri tek ajo më djathtas. Arturo Ui, si personazh dhe si sindromë, është mirë të rikthehet në Teatër dhe në faqet brilante të komedisë brehtiane. Çdo arratisje e kësaj sindrome dhe e këtij stili, nga burgu i kohës, është tragji-komike dhe boomerang politik i sigurt. Lexoni sondazhet dhe binduni të gjithë për këtë.

ARTUR ZHEJI


Rating (Votes: )   
    Comments (3)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.03.2011)
DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPITNga FRANK SHKRELI (05.01.2011)
URIMET MIRËSEARDHËNNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.30.2011)
ÇFARË NA DETYRON NE T'I SHIKOJMË UILLIAMIN DHE KEITINNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (04.28.2011)
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKURNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.27.2011)
PUNË TË MBARË, ZONJA PRESIDENTENga FRANK SHKRELI (04.26.2011)
NË VEND PËRKUJTIMI PËR GAZETARIN, PUBLICISTIN DHE ATDHETARIN NAZMI LUKAJO MIKU IM, ATË NATË ÇDO FJALË RRIDHTE LOT...!Nga Prof. SEJDI BERISHA (04.25.2011)
PRANVERA ARABE ËSHTË 2011, JO 1989Nga JEAN-MARIE GUÉHENNO, New York Times (04.24.2011)
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËMNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.19.2011)
KUJTIMI DHE NDERIMI YNË PËR HERONJTË, DETYRË DHE OBLIGIM NDAJ AMANETIT TË TYRE...!Nga HAFIZ GAGICA (04.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]