VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBI NJË MILIARD EURO NË VIT SJELLIN MËRGIMTARËT SHQIPTARË NË "MAQEDONI"!Nga ERMIRA MEHMETI (*)

                                                                                      

E Hënë, 10.14.2024, 02:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MBI NJË MILIARD EURO NË VIT SJELLIN MËRGIMTARËT SHQIPTARË NË "MAQEDONI"!

Nga ERMIRA MEHMETI (*)


E Hënë, 06.27.2011, 09:36pm (GMT+1)

Ata mbajnë gjallë ekonominë vendore, stabilitetin e valutës, mbulojnë inflacionin, si dhe ushqejnë mbi 160 mijë familje pa të ardhura alternative. Muajt e verës, janë tre muajt e shpëtimit të ekonomisë vendore dhe atyre familjare, ndërsa pikërisht meritorët e kësaj, mërgimtarët, nuk priten as edhe s'i qytetarë të rëndomtë të këtij vendi, e jo më si investitorë potencial.

"Prurjet, remitancat që vijnë nga mërgimtarët në fund të vitit 2010 arrijnë rekord duke qenë 1.366 miliard euro. Kjo shumë është për 234 milion euro më shumë se 2009 dhe 381 milion më shumë se në vitin 2008.

Në 10 vitet e fundit vazhdimisht kemi rritjen e tyre, ndërsa në 5 vitet e fundit, çdo vit ato arrijnë mesatarisht 1.1 miliard euro.

Sipas disa të dhënave gati 160 mijë familje në Maqedoni jetojnë nga paratë e këtij viti.

Remitancat e këtij viti përbëjnë 20 për qind e prodhimit bruto të "Maqedonisë", kështu ajo paraqet një kategori të rëndësishme në ekonominë e vendit. Këto mjete e shpëtojnë ekonominë, e mbajnë stabilitetin e denarit dhe e mbulojnë deficitin e tregtisë që "Maqedonia" e ka vite të tëra.

Por, Qeveria dhe institucionet vendore, gjithë këtë mërgimtarëve ua kthejnë në mënyrën më të padëshirueshme. Përveç procedurave burokratike, humbjes së kohës, mërgimtarët në "Maqedoni" ballafaqohen edhe me probleme të tjera, si ato në kufi dhe gjobat astronomike brenda territorit ku shpesh janë caku kryesor i forcave të rendit.

Vitin e kaluar (2010) Qeveria Gruevski nuk kishte arritur të paguante pagat e administratës shtetrore, që kanë qenë mbi 1 miliardë euro, dhe këtë gjë, që t'i paguante pagat e administrtatës shtetërore, kishte arritur ta bënte vetëm në shtator 2010, pasiqë në "Maqedoni" kishin ardhur mërgimtarët shqiptarë.

Kryesia Qendrore e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), në një nga mbledhjet e tij, të mbajtur më 25 maj 2011, e morri në diskutim edhe këtë ceshtje, si dhe u diskutua edhe rreth mundesisë për APEL dejtuar mërgimtarëve shqiptarë, që gjate kesaj vere (qershor-korrik-gusht 2011) të bojkotojnë "Maqedoninë" me mosardhjen e tyre ne "Maqedoni".

Por, meqenëse ishin zgjedhjet parlamentare, si dhe duke e ditur gjithashtu se, shumica e mërgimtarëve shqiptarë,qysh në kohën e dimrit i kanë organizuar darsmat e martesave të fëmijëve (djemve dhe vajzave) të tyre, kjo gjë, APELI për mosardhjen e mërgimtarëve shqiptarë në "Maqedoni" dhe ardhjen e tyre (gjatë verës së vitit 2012) në Durrës dhe në Vlorë, u la që të bëhet që në pranverë (mars 2011) të vitit të ardhshëm.

(*) Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).

Shkup, 26 qershor 2011

ERMIRA MEHMETI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VEHBI SKËNDERI, NJË MIK E POET I NJË NDJESHMËRIE TË PAZAKONTËSIZIFIANI I POEZISË SË FEMRËS DHE DRINIT TË DRITËSNga Dr. KOÇI PETRITI (06.25.2011)
DEKLARATA E SHTËPISË SË BARDHË NË LIDHJE ME SIGURINË NË BALLKANIN PERËNDIMORNga FRANK SHKRELI (06.25.2011)
ARSHI PIPA, MËSUES, MIK DHE PËRSËRI MËSUESNga AMIK KASORUHO (06.24.2011)
HOMAZH PËR ZONJËN E RËNDË NEKIBE KELMENDINga REXHEP KASTRATI (06.23.2011)
SHQIPTARËT E NEW YORK-ut DEMONSTROJNË PARA U.N.O.*Një shkrim i rreth 40 viteve më parëNga FRANK SHKRELI (06.22.2011)
JU NDRIÇONI, NDRIÇONI NGA QIELLI DHE PLAS NATA SERBE NË FERR(Homazh për Dardaneshën e Lirisë, Nekibe Kelmendin) Nga KËZE KOZETA ZYLO (06.22.2011)
ËSHTË E VËSHTIRË TË STUDIOSH NË EUROPË DHE TË KTHEHESH NË TIRANËNga Dr. ALBAN DACI (06.21.2011)
Ç'PATI GREQIA QË U MBYT NË BORXHE?Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (06.21.2011)
ELEGJI PËR VEHBI SKËNDERINNga PËRPARIM HYSI (06.21.2011)
AKUPUNKTURA E DHEMBJESNga LIMAN ZOGAJ (06.20.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]