Serbia po investon që t'i japë krishterimit origjinë serbe. Të ngjan si anekdotë, kur dihet se sllavët zbarkuan në shekullin e shtatë e më vonë atje ku janë sot, pra kur Konstandini i Madh kishte të paktën disa shekuj që kishte vdekur. Por kjo nuk do të thotë gjë për ta. Mjafton që qyteti ku lindi Konstandini, Nishi i dikurshëm ilir, sot të jetë qytet i Serbisë dhe asgjë nuk i ndal për të manipuluar historinë e njerëzimit e të krishterimit. Bëma të ngjashme me përvetësimin e figurave shqiptare nga fqinjët tanë. Kështu kanë vepruar edhe me Skënderbeun, edhe me Nënë Terezën, së cilës Maqedonia e sotme kishte vendosur t'i jepte origjinë maqedone apo bullgare, si t'i shkrepej, sepse, në fund të fundit, për fatin e ikonave të kulturës shqiptare nuk shqetësohet kush. Të gjithë flenë. Partitë interesohen për pushtet për vete, shteti mbetet nën hijen e partive, ashtu sikur edhe akademitë e shkencave, të gjithë konformohen, por për fatin e kulturës shqiptare nuk mendon kush.
Një pretendim i tillë është skandaloz. T'ia heqësh Konstandinit të Madh origjinën ilire, dhe ta bësh serb, është manipulim i hapur i historisë të krishtërimit, është çmenduri, ashtu sikur ishte çmenduri edhe kur vendosën që Nënë Terezën ta bënin bullgaro-maqedone. Por ky pretendim serb nuk është një rastësi, se i shkrepi një universiteti të Serbisë të paguante Hollywood-in apo George Clooney-n. Jo, kjo është një strategji e shtetit serb, paçka se është e ngjashme me të ashtuquajturin "mitin e Kosovës". E si na qenka Kosova e Serbisë, gjersa serbët u dyndën në Ballkan kur Kosova ishte disa mijëvjeçare si Dardani ilire. Pra ideja për ta shpallur serb Konstandinin e Madh ilir është mitomane, produkt i mitomanisë serbe, e cila gjen fushë të lirë veprimi sepse në Shqipëri dhe në Kosovën të gjithë flenë, janë në letargji, duke filluar nga Ministritë e Jashtme, nga Ministritë e Kulturës, nga Akademitë e Shkencave, nga shoqëria civile, nga historianët, nga elita intelektuale nga opinionistët e ashtuquajtur. Të gjithë këta të ashtuquajtur pretendojnë se janë, ngaqë marrin rroga të majme, ngaqë kanë përfitime të majme prej votëbesimit që u kemi dhënë ne që paskemi qenë më budallenjtë e botës.
Nuk janë të reja këto pretendimet e Serbisë për ta përvetësuar Konstandinin e Madh, për t'ia ndryshuar Konstandinit të Madh babë e nënë.
Ka qenë i pari vetë presidenti i Serbisë, një viti e ca të shkuar, ai që ka deklaruar gjatë një vizite në Vjenë me rastin e 150 vjetorit të Kishës Ortodokse se djepi i krishtërimit është në Serbi, meqë Konstandini i Madh, perandori ilir kishte lindur në qytetin ilir Naissus, që sot është Nishi dhe territor i Serbisë. Ne nuk na prishet puna aspak nëse George Clooney na del me rrënjë serbe, paçka se në të vërtetë rrënjët i ka irlandeze, ashtu qoftë, por Konstandini i Madh jo, ai nuk është as serb, ai është me origjinë ilire. Ndaj pretendimeve të Tadiçit për ta përvetësuar Konstandinin e Madh dhe Krishtërimin nuk reagoi askush, as në Shqipëri dhe as në Kosovë, e bënë syrin qorr dhe veshin shurdh për turpin dhe marren e tyre, ndërsa vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të enden në dilemën më monstruoze të tranzicionit nëse ishte Ramiz Alia diktator apo demokrat. Për hir të së vërtetës ndaj pretendimeve të Tadiçit reagova unë me një opinion titulluar "ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN". Opinioni im është botuar edhe tek Bota Sot, ndërsa shtypi i Tiranës, i gjithi i majtë, nuk denjoi ta botojë, me pretendimin se si guxoka një shqiptare që t'i kujtojë presidentit të Serbisë se Konstandini i Madh është ilir, dhe se Nishi i kohës kur lindi ai nuk ishte Serbi.
Edhe tani kur shtypi i Serbisë ka trumpetuar me bujë filmin e Hollywood-it ku George Clooney-in do ta shpallë serb në kontekstin për t'i përvetësuar identitetin ilir Perandorit Konstandin, askush nuk ka bëzajtur, në asnjë lloj niveli, gjumë Ministritë e Jashtme, gjumë Ministritë e Kulturës, gjumë opinionistët, gjumë historianë, të gjithë gjumë, veç një deklaratë e historianit Pëllumb Xhufi, e botuar tek gazeta Shqiptare, së cilës nuk do t'i jepja rëndësi pasi Pëllumb Xhufi ose kolegët e tij si historianë do t'i duhej të kishte shkruar të paktën disa libra që t'i kushtoheshin Konstandinit të Madh. Dhe sepse, në raste të tilla, reagohet institucionalisht, çka do të thotë se reagon kryetari i Akademisë së Shkencave në Tiranë e Prishtinë; reagon Ministri i Jashtëm në Tiranë e Prishtinë, reagon Ministri i Kulturës në Tiranë e Prishtinë, reagojnë edhe pjesa shtetformuese shqiptare në Maqedoni, diaspora, mediumet e informimit e kështu me radhë.
Serbia bën çfarë t'i teket me historinë e shqiptarëve, pasi historianët shqiptarë kanë mbetur vegla të politikës qorre. Kështu edhe nivelet tekniciene-akademike deri tek shtypi i lirë. Sot Serbia nuk do të kishte asnjë lloj pretendimi për ta serbizuar Konstandinin e Madh ilir, nëse kjo figurë madhështore e krishterimit do të ishte nderuar dhe vlerësuar në trevat shqiptare, duke filluar prej Shqipërisë. A ka Shqipëria ndonjë katedrale me emrin e Konstandinit të Madh? A ka Shqipëria ndonjë Muzeum që mban emrin e Nënë Terezës? Jo, Shqipëria ka veç vila të reja të politikanëve që kanë pushtuar plazhet shqiptare, ndërsa edhe sot e kësaj dite pronarët e tyre legjitimë vazhdojnë të mbeten të shpronësuar nga diktatura dhe diktatorët.
Deri kur kështu ?
PS
Më poshtë keni reagimin tim ndaj deklaratave të Presidentit serb bërë në Vjenë në korrikun e vitit 2010
http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=OPINONEEDITORIALE&article=7559
©
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ