E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 10.20.2011, 11:06am (GMT+1)
 
Replikat e shkëmbyera mes presidentit të republikës dhe kryetares së parlamentit e përmbytën shtypin e Tiranës, duke acaruar klimën midis krerëve të dy institucioneve. Do desha të reagoja më parë, por thashë pa të pres pak, sa të qetësohen ujërat, se mos më damkosin si antiPD, antiShkodër, antigegë, antiFishtë, antidemokraci, antiintegrim apo antiJozefinë. Sepse i tillë ishte instrumentalizimi që kishte gjeneruar një fushatë antiTopi që të merrte me vete. Në fakt unë e dua Shkodrën, jam e martuar me gegë dhe jam nënë gegësh, jam demokrate, jam prointegrimeve të Shqipërisë, jam shqiptare, jam patriote, jam gazetare dhe nuk kam frikë nga e vërteta dhe për më tepër jam një njeri i lirë, pa hipoteka dhe i kontribuoj vendit tim pa synuar që të vjel privilegje, poste, çka mendoj se në demokraci privilegjet rrjedhin prej meritokracisë.
Në fakt, unë kam shkruar shumë në favor të Jozefina Topallit, e kam marrë në mbrojtje pa fund, dhe meqë scripta manent, kjo mund të vërtetohet lehtas. Për gjatë viteve që Skënderi ishte kryeredaktor i Bota Sot dhe unë editorialiste, qendra e djathtë ishte qendra e vemendjes, pra Jozefina Topalli ishte përherë e pranishme. Por meqë gazeta Bota Sot ishte e pavarur dhe për këtë as nuk financohej nga partitë dhe as nuk merrte falenderime, kur në fakt shtypi aktual i Tiranës ishte dhe është totalisht partiak.
E kam marrë në mbrojtje Jozefina Topallin veçanërisht kur Ilir Meta e sulmoi atë fizikisht në Parlament, bëra detyrën time, dhe kështu do të veproja edhe sot, por kjo s'do të thotë se simpatitë politike të miat të shkojnë deri aty sa të më indoktrinojnë trurin dhe të gjykoj si të jem një lejfene e tranzicionit. Pra demokracia më jep të drejtë, t'i jap të drejtë kujt e meriton. Sa për presidentin Topi, kam pritur që më 21 janar të kishte një reagim tjetër, që më 8 maj të mos votonte për Edi Ramën dhe që të mos e kishte dërguar as këshilltarin dhe as kurorën e tij me rastin e largimit nga kjo botë të diktatorit të fundit komunist, por e kush nuk gabon në Shqipëri?
Gjithsesi Bamir Topi deri para pesë vjetësh ishte numri dy i PD-së, pra vinte direkt pas Berishës, ishte kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe PD bëri gjithçka që ai të zgjidhej President i vendit. Më kujtohet vera e vitit 2007, sa e nxehtë ishte, për faktin se rrezikohej që vendi të futej në krizë nëse kandidatura e Bamir Topit, e zgjedhur si më e mira nga PD dhe direkt nga Berisha, të mos merrte votat. Dhe më kujtohet se Fatos Nanon, Neritan Cekën dhe atë grup të deputetëve të majtë që e votoi, PD i shpalli heronj.
Ndërsa sot situata është me kokë poshtë, për shkak të luftës klanore në rradhët e kryesisë së PD-së, diçka e njohur dhe e shpallur, si "grupi i Jozefinës", "Grupi i Bamir Topit", "Grupi i Ridvan Bodes". Vetë deputetët e PD-së në mënyrë konfidenciale t'i tregojnë të gjitha dhe jo vetëm ne gazetarëve por çdokujt, pra nuk ka sekrete. Problemi është se kjo luftë brenda llojit dëmton jo vetëm qendrën e djathtë dhe shkakton erozion, por e dëmton edhe nivelin e demokracisë si brenda partisë më të madhe në vend, ashtu edhe në rrang vendi, sepse meqë e majta vjen me hipoteka nga e shkuara, qendra e djathtë, si antikomuniste, detyrimisht shihet si një parti që është e lidhur më shumë me fatet e kombit dhe interesat kombëtare. Në fakt lufta midis llojit e largon vëmendjen nga prioritetet dhe kthen si prioritet interesat e ngushta të klaneve dhe, në fund të fundit, demokracia shqiptare nuk është pronë e emrave të përveçëm, por është pronë e popullit shqiptar. Prandaj vendosa të shkruaj.
Po e nis kronologjikisht si zuri fill kjo histori, si një panair kotësie. Pikërisht ditën që presidenti i Republikës të Shqipërisë, simboli i unitetit të kombit dhe Komandanti i Forcave të Armatosura shkon në Shkodër, më 15 tetor, në një ceremoni zyrtare për të nderuar lart punën dhe kontributin e personaliteteve të shquara shkodrane në fushën e artit dhe të sportit, duke i dekoruar me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" z. Ded Bregu, z. Petrit Osmani, znj. Liljana Kalleshi, z. Osman Mula, z. Sabah Bizi, z. Paulin Ndoja, z. Zef Gjoni dhe z. Luan Borova (Pas vdekjes) - të më falni nëse kam harruar dikë - ndërkohë duke shprehur në maksimum vlerësimin për Shkodër locen dhe figurat e saj të ndritura, por edhe duke marrë prej Shkodrës dhe shkodranëve mirënjohje për nderin që iu kishte bërë. Sepse Shkodra është zemra e demokracisë shqiptare, Shkodra më e vuajtura, më e duruara, më e bukura dhe më mira.
Pikërisht, ndërsa Topi i kishte shkuar në shtëpi Topallit, në Shkodër, sipas kodit të nderit të shqiptarëve, ku miku respektohet, por edhe armiku kur të vjen në shtëpi respektohet njëlloj, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Zonja Jozefina Topalli, e akuzon "Ramën dhe Topin si celulë antieuropianiste", akuzë e fortë, e hidhur.
Kësaj here Ed Rama u tregua xhentëllmen, i hapi rrugën Jozefinës duke iu përgjigjur me një "sikur" dhe duke thënë "unë jam ashtu si thotë zonja Topalli, nëse Zonja Topalli është Merilin Monroe". Pra përderi sa zonja Topalli nuk është Monroe, unë nuk kam si të jem ai që ajo më akuzon. Zonja Topalli në fakt e priti me indiferencë reagimin e Ramës, sepse krahasimi me Merilin Monroen në fakt nuk të ngjall reaksion negativ. Nga ana e tij, Presidenti i Republikës reagoi duke i bërë Zonjës Topalli një kërkesë që kjo e fundit ta flasë korrekt gjuhën shqipe, pra jo me dialekt por gjuhën letrare.
Kaq mjaftoi dhe reaksioni ishte rrufe, një fushatë sulmesh e denigrimesh ku u shkua deri aty sa figurat të cilat presidenti Topi dy ditë më parë i kishte nderuar në Shkodër me nderet më të larta e akuzonin për tradhti duke recituar vargjet e Fishtës, Mjedës e Fadil Krajës. O Zot i Madh. Ishte për të zënë kokën me duar. Nga ana e vet, Jozefina e akuzoi Topin Haxhi Qamil, antigegë e çfarë derivon prej kësaj, ndërsa shtypi rozë i Tiranës zjente dhe bubullonte, deri aty sa një pasardhës i Haxhi Qamilit sot e akuzon dhe kërcënon Topallin me kanun. Përsëri o Zot i Madh, për të zënë kokën me të dyja duart, dhe situata degjeneroi deri aty sa batutat midis palëve iu paraqitën opinionit publik nga një dorë opinionistësh si luftë dhe kontradikta midis katolikëve dhe myslimanëve.
Dhe këtu arriti kulmi. Prandaj mendova që t'i shkruaj këto rradhë, që të marrë fund kjo farsë e borgjezëve të rinj, të cilëve pushteti u ka zënë sytë dhe për hir të interesave vetjake janë gati t'i venë flakën deri bashkekzistencës paqësore tradicionale që ekziston mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve shqiptarë. Opinioni shqiptar nuk indoktrinohet nga fushatat instrumentalizuese. As Shkodra, aq më pak, e para, e cila nuk indoktronohej nga diktatura duke u tallur me të me ato anekdotat aq të kripura.
Pra ajo që dua të them është se qendra e djathtë është në syrin e ciklonit për shkak të luftës midis klaneve, të cilat, në vend që të kenë sjellje të përgjegjëshme, harrojnë gjithçka, harrojnë ata që i përkrahën, harrojnë ata që i votuan, harrojnë ata që merituan të shpërbleheshin, si ndodh kudo në vendet demokratike, ku funksionon meritokracia dhe jo klanet apo kastat. Sepse duke qenë 6 vjet në pushtet dhe duke krijuar "armiq" brenda llojit, atëherë kjo është një goditje që i jepet jo vetëm PD-së, por edhe qendrës së djathtë, çka nuk duhet të tolerohet.
©
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin" BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|