VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MONARKIZIMI I POLITIKËS NË SHTETIN NJËSHEKULLORNga Dr. GËZIM ALPION, Universiteti i Birmingamit, Angli

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 01:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MONARKIZIMI I POLITIKËS NË SHTETIN NJËSHEKULLOR

Nga Dr. GËZIM ALPION, Universiteti i Birmingamit, Angli


E Premte, 01.06.2012, 11:15am (GMT+1)

6 Janar 2012

2012-ta është një vit i veçantë për shqiptarët dhe veçanërisht për politikanët. Unë i përgëzoj politikanët e ndershëm për çfarë kanë arritur që kur filluan aktivitetin politik në fillim të viteve 1990-të të motivuar nga qëllime idealiste për t'i shërbyer vendit në një moment kritik.

Për fat të keq, një pjesë e mirë e politikanëve shqiptarë që nga viti 1912 i përkasin asaj kategorie që Max Weber i konsideron si udhëheqës "˜diletantë' e "˜diktatorë rrugësh' të cilët vuajnë nga mëkati politik i kotësisë. Në këtë kallëp futen edhe politikanët të cilëve, po sipas Weber, u mungon ndjenja e përgjegjësisë dhe integriteti intelektual.

Urojmë që politikanët ta kuptojnë se sa e rëndësishme është që gjatë këtij viti jubilar të përparësojnë Shqipërinë dhe jo partitë që kanë themeluar apo trashëguar. Ky do të jetë një ndryshim shpresëdhënës në një kohë kur politika shqiptare ngelet thellësisht përçarëse dhe është shndëruar në epsh për të qëndruar apo ardhur në pushtet me çdo kusht.

Sjellja e disa politikanëve në njëzet vitet e fundit ka qenë në të shumtën e rasteve e një natyre bajraktare. Disa drejtues të politikës shqiptare ka kohë që sillen si despotët e botës arabe nga fundi i turpshëm i të cilëve shpresojmë se do të nxjerrin mësimet e duhura sa s'është vonë.

Kur studioja në Kajro kujtoj që miqtë e mi Egjiptianë shpesh ktheheshin të rrahur në kampusin e universitetit sepse demonstronin kundër regjimit të Mubarakut, një nga "˜oficerët e lirë', të cilët e detyruan Mbretin Faruk të largohet nga Egjipti në vitin 1952. "˜Oficerët e lirë' premtuan se do t'ua kthenin Egjiptin Egjiptianëve. Gjashtëdhjetë vjet pas përmbysjes së monarkisë, Egjiptianët e shikojnë veten në kryqëzim.

Të heqësh qafe një diktator është e vështirë por jo e pamundur. Vështirësia e vërtetë fillon kur ballafaqohesh me vakumin që lënë pas dikaturat e përmbysura. Ne shqiptarët ua kuptojmë hallin Egjiptianëve sepse një trashëgimi të tillë na lanë si Ahmet Zogu, ky mbret i vonuar i Evropës, ashtu edhe monarku komunist Enver Hoxha. Për pasojë, ne akoma nuk kemi një shoqëri civile aktive dhe të ndërgjegjshme edhe pas një shekulli që nga krijimi i shtetit të parë shqiptar.

Faji është jetim, thotë një fjalë e urtë, po jo në politikën shqiptare. Hoxha në të shumtën e rasteve ia faturonte Zogut dhe "Ëœarmiqve të brendshëm dhe të jashtëm' çdo gjë të keqe që trashëguam, sajuam dhe për pasojë vuajtëm në regjimin kumunist. Në dy dekadat e fundit të demokracisë tonë jo-demokratike, ne jemi mësuar të dëgjojmë të njëjtin avaz, me të vetmin ndryshim se çdo gjë e keqe tani i atribohet Hoxhës dhe komunizmit. Shqipëria akoma nuk ka nxjerrë një klasë politike vetë-reflektuese që ta kuptojë rëndësinë e vazhdimësisë në ndërtimin e shtetit.

Një studuese e huaj më tha pak kohë më parë se qeveria shqiptare nuk lejon që të ketë një pavion të dedikuar për periudhën komuniste dhe Enver Hoxhën në Muzeun Historik Kombëtar. Ky është përçudnim i historisë. Po qe se nuk duam të përsëriten gabimet e Zogut dhe Hoxhës, apo me keq, të idealizohen satrapët e vdekur për mungesë informacioni, çdo figurë historike dhe çdo fazë historie duhet të përfaqësohet dhe të prezantohet me objektivitet në tempullin e historisë së kombit, dhe fjalën e fundit për këtë duhet ta kenë jo politikanët por studiuesit seriozë të cilët, po të perifrazojmë një thënie të Rabindranath Tagore, janë të gatshëm t'i shërbejnë vendit por kur vjen puna për t'u falur këtë ia rezervojnë vetëm të drejtës.

Polarizimi më i rrezikshëm në Shqipëri, krahas atij ekonomik dhe fetar, është ai politik apo më saktë apolitik. Për pasojë, për pjesën dërmuese të shqiptarëve, shteti ngelet një njerkë e pashpirt, një koncept indiferent, një ndërmarrje e dështuar. Ndërsa politika ka kohë që shikohet si sinonim për "˜biznes i ndyrë'. Kjo është tragjedia më e madhe në fundshekullin e parë të shtetit shqiptar. Dhe në këtë tragjedi ka hisen e tyre si Zogu dhe Hoxha ashtu edhe "˜pasuesit' e tyre në demokracinë tonë amulli.

Populli ynë është i demoralizuar sepse është një popull i zhgënjyer. Përderisa e drejta nuk gjendet apo nuk shikohen prova se drejtësia është mbi politikën, ka rrezik që shteti të kundrohet jo si garantori i të drejtave të shtetasve por si viktimizues i njerëzve të pafajshëm. Po ashtu, nuk është çudi po qe se mefshtësia e shtetit për të gjykuar dhe dënuar në përputhje me ligjin ata drejtues të cilët megjithëse kanë abuzuar postet dhe besimin e popullit vazhdojnë me paturpësi kriminale të qëndrojnë aktivë në politikë, të interpretohet, ndonëse pa të drejtë, si një ortakllëk mafiozësh, gjë që në mënyre të pashmangshme e thellon gjithnjë edhe më shumë hendekun midis shtetit dhe qytetarëve.

Të gjithë jemi përgjegjës për amullinë politike që fatkeqësisht ka kohë që ka pllakosur Shqipërinë. Për të dalë nga kjo situate, vendi kërkon një gjeneratë të re politikanësh jo me mendësi provinciale por me vizion dhe përkushtim demokratik.

Prova e parë e rëndësishme për të matur pjekurinë e klasës politike shqiptare janë zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Do të ishte në të mirën e shtetit që për këtë post të lartë të mos kandidojnë asnjë nga figurat që në çerekshekullin e fundit kanë dominuar dhe asfiksuar politikën shqiptare pothuajse sipas rutinës së Putinit dhe Medvedevit. Po ashtu, shërbimi më i mirë që këta figura qëndrore do t'i bënin vendit do të ishte tërheqja e plotë nga jeta politike sa më parë. Po qe se këtë "˜sakrificë' nuk e bëjnë për hir të interesave të atdheut, uroj ta bëjnë për interesin e tyre.

Mania e tejzgjatur për pushtet është marrëzi. Suksesi në politikë nuk matet me numrin e viteve në pushtet apo nga variacioni i posteve të ushtruara. Për politikanët e ndershëm jeta vazhdon edhe pas mbylljes së karrierës politike.

Dr. GËZIM ALPION


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HISTORIA E GAZETËS QË BËRI HISTORINga MUJË BUÇPAPAJ (01.06.2012)
NGA SKENA POLITIKE AMERIKANE: LE TË FILLOJË BETEJANga FRANK SHKRELI  (01.05.2012)
OEDIPUS REX COMPLEXNga MAUREEN DOWD, New York Times (01.05.2012)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.02.2012)
NJË VIT HARRAKATNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.31.2011)
MIRË SE VJEN VITI I SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI (12.29.2011)
NË GJURMËT E NJË SKANDALI TË AMBASADORIT RUS NË BEOGRADÇ’NDODHI ME AMBASADORIN RUS NË SERBI?Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (12.28.2011)
EsseHAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARËNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.25.2011)
VACLAV HAVEL: HEROI I LIRISË"E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet’’ --Vaclav HavelNga FRANK SHKRELI  (12.22.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKVERIU I KOSOVËS NUK ËSHTË "TERRA NULLIUS"!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (12.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]