
Duke ndjekur shtypin e Tiranës, dëgjova sot të shqiptohej dy herë emri i Ardian Vehbiut, një prej gjashtë a shtatë opinionistëve të Shqipërisë moderne të shekullit XXI. Nuk tingëllon absurde? Që gjashtë a shtatë persona, shpesh me integritet të diskutuar, sot e njëzet vjet, monopolizojnë opinionbërjen në Tiranë. Ky lloj monopolizimi, shpesh trushpëlarës, që nuk toleron konkurencën e lirë të ideve, në fakt ka uzurpuar shëndetin mendor të opinionit publik, si reminishence e periudhës staliniste, kur se kush do të bëhej gazetar vendoste vetë diktatori.
E lashë tek Ardian Vehbiu, që ia dëgjova emrin dy herë në dy gazeta, tek Shekulli dhe tek Mapo, diçka që ngjet rëndom në Shqipëri, kur njëri prej gjashtë a shtatë opinionistëve e boton opinionin e tij të shplarë dhe që shpesh ngjan me direktivë partie në të paktën dy ose tre gazeta të Tiranës dhe të Prishtinës, sikur të ishin direktivat e vetë Enver Hoxhës, të cilat i imponoheshin me dhunë psikës së popullit shqiptar. Tani ky imponim nuk është me dhunë të drejtë për drejtë por të tërthortë, sepse do apo nuk do që t'ia lexosh shkrimin, do të jesh i detyruar t'ia dëgjosh titullin po të bësh zapping në cilindo televizion të Tiranës kur lexohen titujt e gazetave çdo mëngjez.
I kthehemi Ardian Vehbiut, emrin e të cilit e dëgjova sot dy herë. Por çudia e kësaj here ishte se herën e dytë tek gazeta MAPO, emri i tij përmendej për një opinion të tij botuar një ose dy javë përpara tek Shekulli. Që do të thotë se pasi Ardian Vehbiut këtë opinion ia kishin botuar tek Shekulli dy javë më parë, MAPO ia merr dhe ia riboton sikur ky opinion i Ardian Vehbiut të ishte një brilant i opinionbërësve, dhe si e tillë meritonte të botohej e ribotohej, e biles të shndërrohej në një libërth xhepi për nga vlerat. Të trushpëlarjes, do të thosha, me trishtim. Që në fakt është i mbushur plot helm dhe cinizëm. Të them të drejtën Ardian Vehbiu ka një background akademik që nuk do t"˜i shkonte assesi për shtat shkrime të tilla, por kjo është puna e tij.
Në Perëndim diasporat shihen si urë lidhjeje ndërmjet shteteve, ku shteti amë tregon kujdes të posaçëm për diasporën e vet. Kështu, përshembull, në Zvicër, diaspora zvicerane, sa 10 % e popullsisë, njihet me termin "Zvicra e Pestë", dmth shteti zviceran e fut këtë diasporë si realitet në kontekstin shtetëror, pas Zvicrës gjermane, Zvicrës franceze, Zvicrës italiane, dhe Zvicrës romançe. Pra shiheni se çfarë rëndësie domethënëse i jep diasporës.
Ndërsa Ardian Vehbiu bën të kundërtën - nga një realitet disamilionësh që është kërkon ta shndërrojë në të paqenë, duke i mohuar diasporës shqiptare të drejtën për të marrë pjesë, kontribuar dhe për të shprehur qëndrimet e saj për atë çka ndodh në Shqipëri. Po t'i jepej mundësia, me këtë mendësi që e konsumon në këtë opinion, duket sikur Ardian Vehbiu do ta çonte në litar diasporën shqiptare. Shikoni si shkruan: "pas vitit 1990, për Shqipërinë dhe vitit 1999 për Kosovën, këto dy kryerrugë të mendimit politik në diasporë e humbën arsyen për të ekzistuar dhe vazhduan kryesisht për shkak të inercisë, ose të nevojës së organizatave dhe satelitëve të tyre për të mbijetuar me hierarkitë ekzistuese".
Me rrëzimin e diktaturës në Shqipëri në fillim të viteve `90 dhe çlirimin e Kosovës më 1999, Ardian Vehbiu në mënyrë absurde e sheh misionin e diasporës të përfunduar dhe shkon deri aty sa nuk gjen arsye për ekzistencën e mendimit politik tek ky komunitet disamilionësh duke e etiketuar brutalisht si "profitere", si "diçka pa vlerë", apo si "diçka që nuk meriton të jetojë", sepse sipas Ardian Vehbiut kjo diasporë e ka "humbur arsyen e ekzistencës"! O my God!
Një tërbim patologjik kundër diasporës e ka patur diktatura komuniste shqiptare e cila për gati gjysmë shekulli e luftoi me të gjitha mjetet diasporën shqiptare, duke i bashkërenditur veprimet e saj edhe me shërbimet e fshehta të shteteve ballkanike nga vinte kjo diasporë. Mjafton të kujtojmë librin "Mërgata e qyqeve" për të kuptuar dramën që kanë përjetuar njerëzit e saj si dhe cinizmin e sjelljen kriminale të shtetit komunist të asaj kohe.
Edhe sot e kësaj dite diplomacia shqiptare nuk ka një sjellje të re ndaj diasporës për shkak se në themel vazhdon të ketë një trashëgimi nga koha e diktaturës që ka mbetur e papastruar. Ambasadat sot ose bëhen sikur s'janë, ose pasqyrojnë skajshmërisht qëndrimet politike të krahut nga vijnë, duke shkaktuar dëm të madh për diasporën.
Por diaspora shqiptare, në fakt, është arsye e ekzistencës së shtetit shqiptar, Shqipërisë. Mjafton të kujtojmë se diapora shqiptare ka dhënë ndihmesë të madhe për pavarësinë e shtetit shqiptar, që tani i mbush 100 vjeç, apo mjafton të kujtojmë rolin e presidentit Woodrow Wilson në Konferencën e Paqes në Paris, kur kundërshtoi Traktatin e Fshehtë të Londrës dhe i shpëtoi jetën shtetit amë, pikërisht në sajë të diasporës shqiptaro-amerikane.
Vetëm ky fakt do të mjaftonte që diaspora shqiptare të shihej si një det vlerash si nga Ardian Vehbiu me shokë ashtu dhe nga historiografia shqiptare.
Edhe në kontekstin e aktualitetit. Shqipëria iu ka mbijetuar krizave në saj të remitancave, pra parave të diasporës dhe rrezikon të bjerë në krizë pikërisht se këto remitanca tash janë në bjerrje.
Si pjesë përbërëse e diasporës shqiptare në Perëndim është edhe një pjesë e elitës e cila është larguar më 1997, sepse ka qenë e kërcënuar me jetë nga bandat që ricikluan pushtetin e ish-komunistëve, duke djegur shtetin, reminishenca të të cilave ne i pamë edhe më 21 janarin e vitit 2011, ku u bënë përpjekje për ta sjellë me dhunë "pranverën arabe" në Tiranë, në një vend anëtar të NATO-s, ndërsa sot opinionistë nga kryeqyteti i Shqipërisë e shohin si "kërcënim diasporën shqiptare" në Perëndim, kur në fakt kërcënim për interesat kombëtare përbëjnë qëndrime të tilla të cilat shprehin një antishqiptarizëm të paprecedent.
Është mendësi e verbër të mos i shohësh si realitet ekzistent 3 milionë shtetas shqiptarë, pjesë e diasporës shqiptare që këto dy dekada janë detyruar të largohen nga atdheu, sepse qeveritë në Shqipëri ishin të papërgjegjëshme për të krijuar një vend normal për shtetasit e tyre, ndërsa tani sugjerohet që t'u hiqet e drejta e fjalës apo t'u mohohet e drejta për të qenë patriotë, atdhetarë apo për të qenë të organizuar, ashtu si veprojnë të gjitha diasporat e botës kudo ku ato gjallojnë, ku të gjitha këto organizime bëhen me shpenzimet e vet diasporës, dhe kur në fakt do të duhej që të bëhej me shpenzimet e shteteve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e me rradhë.
Kur merret me historinë e diasporës shqiptare, Ardian Vehbiu bën një historik në dukje romantik, por në thelb antishkencor, sepse retushon çfarë t'i teket. Gjatë gjysmë shekulli të periudhës të diktaturës nuk e përmend askund shkakun themelor për emigrim të shqiptarëve, që ky regjim nuk u linte të zgjidhnin dhe shqiptarëve u duhej ose të iknin ose të ishin preja e rradhës e regjimit despotik të Enver Hoxhës, i cili i vriste, i pushkatonte dhe i shpinte në litar e pastaj persekutonte të gjitha familjet e të deklasuarve përmes luftës të klasave e diktaturës të proletariatit. Pra Ardian Vehbiu është i butë, i ëmbël me monstruozitetet e një regjimi despotik dhe shumë i vrazhdë me diasporën shqiptare, të cilës nuk dëshiron as që t'ia shohë fytyrën dhe as t'ia dëgjojë zërin e gojës, sepse të drejtën e fjalës Ardian Vehbiu e kërkon ta mbajë pronë vetëm për vete dhe për ca kolegë të tij, që kësisoj të kenë kushte absolute që të vjellin helm sa të duan, duke abuzuar me liritë që të ofron tregu i lirë në një shoqëri demokratike, sepse e kërkon lirinë për veten dhe t'ua heqë këtë liri të tjerëve. Siç dihet në Shqipëri gazetat nuk janë të varura nga shitblerja, por nga oligarkët e postdiktaturës, të cilët i mbajnë në treg gazetat e tyre për të diktatuar politikat e tyre.
"Në thelb, antikomunizmi tradicional i një pjese të aktivistëve të sotëm në diasporë mbahet gjallë artificialisht, sepse vetëm ashtu mund të riprodhohen disa nga strukturat e vjetra organizative dhe sociale të diasporës; dhe pavarësisht se ai kërkon me këmbëngulje dhe çdo kusht të provojë se pushteti i sotëm politik në Tiranë kontrollohet prej komunistëve të djeshëm, që pastaj ta denoncojë e ta fshikullojë këtë dukuri dhe të rithemelojë vetveten nëpërmjet protestash dhe distancimesh që mbeten, në më të shumtën, të themeluara në imagjinatë."
E shikoni sa i hidhur është Ardian Vehbiu kundër diasporës shqiptare, të cilën e akuzon se qëndrimin e saj antikomunist e ka vetëm për arsye mbijetese, jo se në Shqipëri ekzistojnë arsye të vërteta që organizmat e kësaj diaspore të denoncojnë klasën politike në Shqipëri se kontrollohet nga strukturat e djeshme. Këtu e ka hallin Ardian Vehbiu! Po diaspora shqiptare ka shumë të drejtë për pretendimet e saj dhe këtë e vërteton katërcipërisht Bundestagu gjerman i cili vetëm disa ditë më parë rikonfirmoi gadishmërinë për t'i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes së dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe policisë sekrete të regjimit komunist, sepse dihet botërisht se një pjesë e mirë e klasës politike përfshirë atë të një pjese të opinionistëve të Tiranës janë me dosje. Pra diaspora nuk e ka gabim, as Bundestagu gjerman!
Ardian Vehbiu është gati që të bëjë një kundërrevolucion, një revolucion antiinformatik, antiIT, është i gatshëm t'i mbyllë televizonet satelitore, është i gatshëm ta etiketojë si heretik Steve Jobs-in, Marc Zuckerbergun, është i gatshëm të hedhë blozë mbi të gjithë ata shqiptarë në Perëndim që krahas angazhimeve të përditshmërisë i kushtohen çështjes shqiptare, të cilët i akuzon se kanë "jetë të dyfishtë". Jetë të dyfishtë dhe të trefishtë ka Ardian Vehbiu me shokë që kanë urrejtje patologjike kundër diasporës, por jo shqiptarët e diasporës, të cilët bëjnë një jetë të ndershme dhe të përgjegjëshme. Dhe meritojnë respekt. Sepse ndërsa punojnë e lodhen, duke e fituar bukën dhe mirëqënien e tyre me djersën e ballit, nuk e harrojnë kurrë vendin e tyre.
Kur flet për diasporën shqiptare të viteve 1945-1990, Ardian Vehbiu nuk thotë asnjë fjalë se si sigurimi i Shqipërisë i ka ndjekur dhe përndjekur kundërshtarët e regjimit në çdo shtet në Perëndim, por e paraqet këtë periudhë të historisë me ngjyra gati rozë.
Në fakt, Ardian Vehbiu nuk shqetësohet për diasporën e 1945-1990 sepse në atë kohë diktatura komuniste kishte gjithçka nën kontroll përmes izolimit. Për Ardian Vehbiun përbën shqetësim diaspora shqiptare e krijuar pas 1990, e cila është diaspora më e fuqishme, më vitale, më intelektuale, më europiane, duke llogaritur faktin se vetëm gjatë këtyre 20 viteve janë larguar nga vendi rreth 3 milionë shqiptarë, pra gjysma e kombit sot jeton në Perëndim, pothuaj e integruar dhe një pjesë e madhe e natyralizuar. Këta i ka problem Ardian Vehbiu, kur do të duhej të kishte problemet e vërteta që ka sot Shqipëria dhe shqiptarët. Sipas Ardian Vehbiut, na qenka i tepërt angazhimi i diasporës shqiptare në punët e brendshme të Shqipërisë dhe me këtë ton ai gati e shpall armike të popullit diasporën shqiptare.
Çdo politikan apo intelektual në Shqipëri, i çfarëdongjyre politike, sot do të duhej ta përjetonte si dramë të shoqërisë shqiptare largimin e trurit, fenomenin e njohur si « brain drain », të emigrimit të kapitalit njerëzor, të këtyre 3 milionë shqiptarëve ku shumica janë me aftësi dhe njohuri konkuruese, që kanë përballuar konkurencën dhe janë integruar në Perëndim, të cilët me këto aftësi dhe kompetenca mund të jepnin një kontribut shumë të domosdoshëm edhe në politikë, edhe në jetën akademike, edhe kudo në atdheun e tyre. Këtyre 3 milionë shqiptarëve, të cilëve klasa politike ka 20 vjet që nuk ua ka krijuar asnjë kusht minimal për jetesë, tani u ndalon edhe të hapin gojën e të organizohen!
Por kulmi i diasporofobisë, arrin atje kur Ardian Vehbiu e paraqet diasporën shqiptare « të papërgjegjëshme, të dyshimtë si dhe rrezik për stabilitetin e vendeve në Ballkan », kur në fakt kjo diasporë ka furnizuar lobet më të fuqishme proshqiptare, në metropolet më të fuqishme, me ndikim për të mirën, demokratizimin dhe faktorizimin e kombit shqiptar në përgjithësi. Siç është lobi shqiptaro-amerikan apo edhe diaspora shqiptare në SHBA dhe Europë e cila me sakrificat e saj jep ndihmesën e domosdoshme, aq më tepër kur në Shqipëri edhe sot e kësaj dite klasa politike dhe puthadorët e saj opinionistë nuk interesohen assesi për interesat kombëtare apo për fatin e individit në shoqërinë shqiptare, porse në qendër të shqetësimeve të tyre kanë vetëm interesat kuazi kriminale të një klike që tani ka vënë në objektiv diasporën shqiptare, e cila ka patur, ka dhe do të ketë një rol jetik në shëndetin e shtetit amë, në Shqipëri, si dhe në Kosovë, Maqedoni e atje ku jetojnë shqiptarët.
©
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ