VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!Nga PËRPARIM KABO

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 01:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!
Nga PËRPARIM KABO

E Martë, 02.14.2012, 06:49pm (GMT+1)



Mos u tall me natyrën,- shkruante shkrimtari Balzak,-sepse ajo mund të hakmerret! Prej vitesh njerëzimi, si në një "megakorrale të harbuar" e jashtë kontrollit, anë e mbanë botës goditi natyrën duke ndotur ujërat, duke prerë drurët, duke rritur nivelin e gazrave në atmosferë, duke shtuar mbeturinat urbane në mënyrë të frikshme, duke shtuar mbetjet toksike pa më të voglën përgjegjësi, duke shprehur një pakujdesi në kufijtë e urrejtjes ndaj "nënës natyrë"! Dhe "hakmarrja" e saj mbërriti: Është ngrohja globale dhe pasojat e saj, që nga polarizimi i motit, duke prishur kufijtë tradicionalë të stinëve dhe deri tek reshjet e llahtarshme, si në realitetet apokaliptike!
Dimri i këtij viti e ka sjellë enigmën e qiellit në formën e një bore që nuk po ndalet në lëvizjen e saj të lirë, derisa po bie edhe atje ku nuk ishte imagjinuar! Ndërsa në zonat ku tradicionalisht vjen pothuaj çdo vit, është shtruar në lartësi që rrezikojnë jetën e njeriut! Tek sheh qarjen njerëzore të hallit nga drejtues lokalë të zonave të thella që, me aq modesti dhe "zemër në dorë" kërkojnë ndihmë nga shteti, të vjen turp nga vetja, kur e gjen veten në apartamente të ngrohta me "sofra të bollshme" dhe me ujë të ngrohtë e të ftohtë, sipas dëshirës dhe nevojave normale!

Përballë asaj tavës me qull mielli misri, ushqimi i lënë nga ty në pjatë për t'u derdhur, pasi je fryrë në dy-tre asortimente, deri tek frutat ekzotike, është e thjeshtë të kuptosh se në shoqërinë tonë ka dy realitete. Nga njëra anë është Tirana dhe disa qytete të mëdha, dhe në anën tjetër është një hapësirë shqiptare e prapambetur dhe tejet e varfër! Përgjegjësia e këtij dispropocioni në zhvillim, si shprehje e "dekohezionit social" është i gjithë klasës politike shqiptare të këtyre 20 viteve të fundit. Ka një zhvillim bazik, si edhe është rrjeti rrugor që në këta vitet e fundit ka ndryshuar dukshëm. Mos harrojmë se 100 vite më parë, kur Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912, kishte vetëm 160 km rrugë me kalldrëme! Por se mbi këto udhë është e nevojshme që të lëvizë jo vetëm fati i disave dhe vetëm pasunarëve, por edhe fati i të tjerëve, pra "destini" mbarë shoqëror! Në një farë kuptimi, ata shqiptarë që jetojnë në zonat e thella, të Dukagjinit, Kelmendit, Kukësit, Tropojës, Dibrës, Skraparit, Korçës, Çermenikës, Mokrës, etj, dhe nuk e braktisën vatrën e tyre, janë shqiptarët e vërtetë që e duan atdheun në çdo pëllëmbë të tij! Nëse edhe ata do të shkuleshin për të zbritur në qytetet e mëdha atëherë ne qytetarët "prej pambuku" do të shfrynim se ç'është kjo që po ndodh! Po prishen qytetet, po dëmtohet ambienti social, e lloj-lloj arsyetimesh që krahas së vërtetës, do të kishin brenda edhe një lloj bezdie, që po na prishet qetësia!

Këto popullata janë tash e dy javë përballë një fatkeqësie natyrore që nuk po ndalet dhe faqe tyre ka dy qëndrime. Media e shkruar, por sidomos ajo audiovizive po shkon në vendngjarje e me reportazhe dhe njoftime të shpejta e në kohë reale është duke ngritur peshë tërë opinionin shoqëror dhe ka ngacmuar në ndenjën e përgjegjësisë organet e pushtetit lokal dhe atij qendror! Ditën e diel datë 12 shkurt 2012, Kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha, shoqëruar me 4 anëtarë të qeverisë shkoi në Kukës dhe pasi pa gjendjen nga afër dhe u njoh me situatën, falë raportimeve nga të emëruarit dhe të zgjedhurit vendorë, menjëherë shpalli gjendjen e "fatkeqësisë natyrore"! Një veprim ky i duhur, i marrë në kohën e duhur dhe me përgjegjësinë e duhur! Rezervat e shtetit po lëvizin diçka më shpejt, paçka se do duhej që qysh në fund të muajit gusht të vitit të kaluar të kishin vepruar sipas një plani standard tradicional shumëvjeçar! "Kryqi i Kuq" shqiptar do duhet të dalë nga dremitja dhe të kërkojë mbështetje nga "Kryqi i Kuq" Ndërkombëtar! Shërbimi shëndetësor duhet që të rrisë gatishmërinë edhe me transportin ajror të specializuar! Shërbimet sociale si ato të ujit të pijshëm, të energjisë elektrike dhe telefonisë, do duhet të tregojnë se janë të përgatitur për situata të tilla të emergjencës civile për shkaqe të fatkeqësive natyrore!

Kreu i ekzekutivit me të drejtë e shpuri arsyetimin edhe tek parapërgatitja për valë përmbytjesh të mundshme, duke hartuar skenarët probabël të përballimit dhe sigurimit së pari për jetët njerëzore, por njëkohësisht edhe për veprat e mëdha hidrike, por dhe digat e tjera në brendësi të territorit të vendit që disiplinojnë ujërat! Është koha kur gjithsecili në postin e tij duhet të marrë përgjegjësitë dhe të mbajë hapur "sy dhe veshë" në një ndjeshmëri sa humane, aq edhe profesionale! Dëmtimet që mund të ndodhin në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike mund të sjellin një "blackout" të pjesshëm, por edhe të përmasave më të mëdha! Një realitet i tillë është parë në Japoni, kur Cunami nxori jashtë shërbimit dhe kontrollit një central bërthamor në Fukushima. Ndodhin situata të tilla në Europë dhe në SHBA! Dhe pikërisht në rrethana të tilla, forcat politike gjejnë motive dhe argumente të një koordinimi të punëve dhe përgjegjësive në shërbim të njeriut dhe shoqërisë, në mbrojtje të pasurive publike, private e kombëtare! Nëse ka një rast domethënës, kur është e pakuptimtë të flasësh për shumicë dhe pakicë politike, është pikërisht kjo e fatkeqësisë natyrore! A do të gjente arsye që në komunën e Shalës apo të një zone të thellë të izoluar, cilado qoftë ajo, këshilltarët të ndaheshin duke ia lënë përgjegjësinë njëri-tjetrit me "argumentin": Ju jeni shumicë, ju zgjidheni problemin! Po nëse shumica do të ishte e krahut socialist ajo do të kërkojë ndihmë patjetër tek qeveria, pa u vetëpenguar se ajo është e krahut demokrat, sepse e sheh atë si qeveri të shqiptarëve dhe jo të disave. Ky është pluralizmi politik në veprim. Edhe nëse shumica e zgjedhur me votën e popullit do të ishte e krahut të djathtë, ndihma që do të merrte e do të jepte nuk do të ishte vetëm për zgjedhësit e saj e jo për të tjerët! Nuk ka jetë të majtë dhe jetë të djathtë, por se ka jetë njeriu që duhet mbrojtur dhe shpëtuar! Dy djem të rinj, për të mbajtur në shërbim antenat e transmetimit telefonik, rrezikuan jetën! Ata që kishin qeshur dikur me "Alo Dedë, si të vjen zëri?"- ndoshta për herë të parë e kuptojnë se sa me rëndësi është transmetimi në distancë i zërit, dhe se komunikimi herë-herë lyp edhe dëshmorë!


Policia dhe ushtria janë në "alarm" të mbajnë rrugët nën kontroll, të ndihmojnë në përballimin e emergjencave, të shkojnë atje ku është e pamundur për njeriun e zakonshëm! Forcat e specializuara të ushtrisë,(si një e tillë e NATO-s), siç edhe treguan në rastin e përmbytjeve vitin që shkoi, të shpalosin përgatitjen dhe gatishmërinë, si një "masë" e disiplinuar në shërbim të komunitetit dhe shoqërisë në tërësi! Spitalet dhe qendrat shëndetësore po tregojnë përgjegjësi e profesionalizëm, gatishmëri institucionale dhe ndjesi qytetarie! Jo vetëm mjeku apo sanitarja në Tiranë, por edhe ajo mamia popullore në Dibër, që e shoqëroi një grua shtatzënë në udhëtimin ajror drejt Tiranës! Djemtë e shërbimit të helikopterëve, këta heronj, janë gati në çdo moment dhe më shumë se një herë kanë flijuar jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët! Bankat e aktiviteti bankar është në punë e në shërbim, sepse njerëzit që punojnë duhet të marrin pagesën që të paguajnë detyrimet dhe të përballojnë jetën, por edhe që ata që marrin dërgesa nga jashtë prej fëmijëve e të afërmve, të tërheqin ato të holla që iu vijnë në valutë! Mund të vijojmë me aktivitete të tjera, por se po ndalem këtu për një reflektim! A janë të gjitha këto aktivitete punë shtetërore? A është shteti ynë shqiptar në këmbë dhe në lëvizje e funksion aktiv? A e kanë shqiptarët në këtë 100-vjetor të Pavarësisë shtetin e tyre, për ta dhe me ata? Po, siguri sht që e kanë, e duan e respektojnë dhe i shërbejnë gjithsecili me detyrën që kryen dhe me kontributin që jep! A ka dobësi? A ka të meta? A ka herë- herë edhe mungesë përgjegjësie nga segmente të caktuara apo unite që shpërdorojnë detyrën? Ka, madje në këto situata ata shpërfaqen edhe më thekshëm! Por pikërisht në këto momente, të dëgjosh si edhe shkruan Kryetari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama, se "shteti ka rënë, arka është bosh...", kjo është tejet e rëndë dhe e papeshuar, prej një politikani që drejton forcën më të madhe opozitare! Për mendimin tim, nisur edhe nga përvoja ndërkombëtare, por edhe ajo shqiptare, zoti Rama nuk duhet të merret me mesazhe nga rrjeti social Twitter, por do të duhej të ishte në zyrën e Kryeministrit, për të biseduar se çfarë duhet të bëjmë! Ai me strukturat e partisë së tij dhe ata që ka deleguar në "gjeometrinë e re", me të zgjedhurit lokalë, do duhej të ishte atje ku jeta rrezikohet! Të shfrytëzosh këtë situatë, të kritikosh qeverinë, edhe pranohet! Të përfitosh, për të treguar mosfunksionimin e hallkave të pushtetit dhe uniteve të specializuara, edhe kjo bën sens! Por se të thuash se shteti ka rënë, kjo është e papranueshme!

Unë, qytetari Përparim Kabo, po të them hapur, "jo, zoti Edi Rama, shteti nuk ka rënë!" Shteti nuk mund të bjerë, se dëshiron dikush që pushtetin e identifikon me shtetin! Nëse ky është mesazhi që ju përcillni në atë që do ta quaja "Twitter Revolution", jeni gabim! E para, duket qartë një keqkuptim me nocionin shtet! Nëse ju hapni dritën në zyrë e në shtëpi dhe keni energji, nëse ju komunikoni në internet, nëse ju hani bukë e ushqim çdo ditë, nëse ju udhëtoni me makinë, nëse ju udhëtoni jashtë vendit dhe flisni me personalitete të rëndësishme apo njerëz të zakonshëm për Shqipërinë, nëse Ju merrni pagën çdo muaj, nëse ju frekuentoni farmacitë apo spitalet, nëse Ju zoti Rama flisni për rolin e Prokurorisë, të Gjykatave, të dënimeve me heqje lirie, për rritjen e krimit dhe dobësitë e policisë, etj. etj., me këtë ju tregoni se shteti është prezent, se institucionet e tij punojnë, megjithëse ka të meta, madje goxha të tilla! Atëherë është mirë që ta tërheqësh atë që ke thënë se "shteti ka rënë!". Nëse Arka e Shtetit është bosh, si edhe Ju deklaroni, kjo është një katastrofë kombëtare! Po ku e bazoni Ju këtë?

Nëse keni fakte e argumente, ju lutem tregojini! Sepse është shumë e rëndë kjo që lëshoni! Me këtë deklaratë disfatiste, (edhe nëse ka brenda diçka të besueshme), ju dekurajoni të gjithë administratën publike; pra mësuesit, mjekët, policët, gardianët, prokurorët, artistët, sektorin e shërbimeve publike, të gjithë ata të cilët jetojnë vetëm me rrogën! U thoni "lëreni punën, sepse nuk ka më pagesa!". Jeni gabim zoti Rama! Në universitetin ku unë lekturoj, jemi në sezon provimesh dhe studentët i shoh të preokupuar për të marrë rezultate sa më të larta! Ata nuk besojnë në "shtetrënien" tuaj! Në jetën e njerëzve, veç motit të keq dhe vështirësive që përmendëm, nuk ka ndodhur gjë tjetër! Madje njerëzit në nevojë, i janë drejtuar pikërisht shtetit për ndihmë, pra ata nuk besojnë në "shtetrënien tuaj"! Shteti shqiptar vijon të kryejë detyrimet ndërkombëtare dhe jo më larg se ndoca ditë më parë një "Eurokrat" vizitoi Tiranën zyrtare për problematikën e anëtarësimit tonë në BE! Ju e takuat Zoti Rama! Pse nuk i thatë se "Shteti shqiptar ka rënë!", se "arka është bosh!" Në një aritmetikë të thjeshtë, arka e shtetit nuk u boshatis prej ditës që ai iku nga Shqipëria e deri sot! Nëse ajo ka qenë bosh, si edhe ju mëtoni, kjo do të ketë filluar dikur herët! Nëse doni të ndihmoni si opozitë në mirëfunksionimin e shtetit në shërbim të qytetarëve, kjo nuk bëhet vetëm duke evidentuar me vija të trasha se çfarë po bëhet keq! Ju si opozitë që paskërkeni detyrë që edhe ta ngrini shtetin dhe të mbushni arkën, si do ta realizoni këtë ndryshim goxha të vështirë nëse vini një ditë në pushtet?!


Këtë na tregoni Zoti Rama, dhe jo se Shqipëria në kushtet e krizës financiare globale do të rregullohet po të ulet TVSH-ja e vezës, e qumështit apo e bukës! Madje shkuat aq larg, sa që kërkuat që pozita parlamentare të pranonte këto propozime tuajat, dhe mandej ju si opozitë do të votonit "Ligjin për Buxhetin e Shtetit"! Kjo tregoi se ju ende nuk keni një program të qartë socialdemokrat për drejtimin e ekonomisë dhe qeverisjen e vendit, përderisa ndryshimi me të "Djathtën Neoliberale" qenkërka kaq i vogël, vetëm në çështjen e disa taksimeve! Në një situatë të fatkeqësisë natyrore lypset solidaritet njerëzor dhe është rasti ta tregojmë atë; aq më shumë, forcat politike socialdemokrate! Është e nevojshme të tregojmë vullnetin e pathyeshëm të vullnetarizmit dhe kjo energji duhet treguar me aktivitete konkrete! Të përballosh një fatkeqësi natyrore për të minimizuar pasojat e saja, sa kohë që rrjedhojat në derivatet e tyre shkojnë deri në rreziqe kombëtare, do të thotë të zotërosh aftësi të qarta dhe të konsoliduara të drejtimit të punëve të pushtetit qendror dhe atij lokal! Në rastet e fatkeqësive natyrore, është më i pranueshëm ai politikan që kombinon vizionin, me skenarët konkretë të zgjidhjes së problemeve dhe praninë e tij në "zemër të furtunës", me komunikimin njerëzor shpresëdhënës për njerëzit në nevojë dhe popullin mbarë! Partia Socialiste e Shqipërisë e ka një përvojë e kontribut të tillë!

Në situatën e krizës humanitare të vitit 1999-të, kur 1 milion kosovarë erdhën në Shqipëri, në Parlament, zoti Spartak Ngjela, aso kohe deputet i "Partisë Demokratike" i drejtohej me "tërsëllëm" ish-kryeministrit të vendit, Zotit Pandeli Majko. "A je gati, a je i përgatitur që të presësh 500.000 veta?!". Zoti Majko iu gjegj pa iu dredhur qerpiku, "Po, do të presim edhe po të vijnë 1 milion!". Dhe e bëri atë që dihet tashmë nga të gjithë këtej dhe andej kufirit të shqipfolësve! Shteti shqiptar nuk bie se është i shqiptarëve dhe jo i pushtetarëve, qofshin në detyrë, qofshin në opozitë! Fatkeqësia natyrore nesër do të kalojë, dhe njeriu i thjeshtë do dijë të bëjë llogari. Në atë postaritmetikë nuk mund të dali i humbur kurrsesi ai që tha dje(sot), se shteti do të ngrihet në këmbë për t'iu ndihmuar! Do të bjeri "shtetrënia" e papeshuar në kohën e fatkeqësisë! Në politikë, ka shumë raste kur veprimi merr rëndësinë e dorës së parë, sepse si edhe është gjithë pranuar, "është më mirë të përpiqesh të veprosh qoftë edhe me gabime, se sa të mos veprosh fare!" Njerëzit i shohin politikanët si perëndinë romake Janus, që kishte dy kokë, njërën që shihte përpara dhe tjetrën që shihte mbrapa, pra në dy kohë, në të shkuarën dhe në të ardhmen! Ndërsa "politikani-Janus", në kohën e tashme, që është gjithnjë dita e votimit, është më i favorizuar! Dhe 2013-ta nuk duket larg!
PERPARIM KABO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË TWITTER NUK KA BORËNga REXHEP SHAHU (02.13.2012)
RUSIA DHE E KALUARA E SAJ KOMUNISTE''ISHTE SHUMË KOHË MË PARË, DHE SIDOQOFTË ASGJË NUK KA NDODHUR''Nga FRANK SHKRELI (02.13.2012)
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORENga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2012)
NJË QORTIM KUJTESËS KOLEKTIVENga VISAR ZHITI (02.12.2012)
RIK SANTORUM NDËRLIKON FUSHATËN REPUBLIKANE PËR PRESIDENTNga FRANK SHKRELI (02.10.2012)
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITANga ELIDA BUÇPAPAJ (02.09.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIK"TRAMB" I KEQ "MBATH GJOGUN, DATH DORINË"Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (02.07.2012)
SHQIPËRIA TA REFUZOJË NISMËN E RE TË SERBISËNga SHABAN MURATI (02.06.2012)
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI NUK KANË PËRKRAHJEN E DUHUR TË SHTETIT TË TYRE AMËNga XHELADIN ZENELI (02.06.2012)
SIRIA, BULLGARIA DHE VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRINga FRANK SHKRELI (02.06.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]