Javën që shkoi në New York u shfaq premiera e dokumentarit "Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste ", me skenar dhe regji të Pëllumb Lamajt. Premierën e nderuan me praninë e tyre edhe ish-kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph Dioguardi, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike Shirli Cloyes Dioguardi, lobista të shquar në Washington D.C. të çështjes shqiptare e kritikues të ashpër të klasës politike. Në ceremoninë e shfaqjes së premierës autori i dokumentarit, i cili është një ish-banor i burgut të tmerrshëm të Spaçit do të deklaronte se "Politikanët e sotëm ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit në Shqipëri". Sepse krimet e diktaturës nuk dënohen me parada hipokrite organizimesh, por me ligje dhe PD gjatë qeverisjes 7 vjeçare ka patur në dorë që t'i dënojë me ligj krimet e komunizmit, gjë që nuk e ka bërë, duke mos respektuar as programin e partisë si dhe duke zhgënjyer një pjesë të madhe të elektoratit.
Ndërsa aktualisht, një vit e ca përpara kohe, Shqipëria tashmë ka hyrë në fushatën zgjedhore. PD e personalizuar në një grusht emrash pas gati dy mandatesh synon mandatin e tretë, ndërkohë që PS pretendon të fitojë më tepër nga konsumimi i mazhorancës dhe rotacioni sesa nga ndonjë reformë vertikale brenda saj. Ndërkaq, lidërshipin e PD dhe PS, e sidomos atë i PD, e kanë zënë ethet nga përballja me dy forca të reja politike të dala nga PD, siç janë partia e Kreshnik Spahiut dhe ajo e Bamir Topit. Dhe kjo ka bërë që të mos merren me punët e shtetit por me punët e pushtetit.
Gjithçka tashmë është në funksion të propagandës, premtimeve për t'u rimarrë votën. Duke filluar prej ligjit të të përndjekurve, ku kulmi i ironisë është zhdëmtimi i menjëhershëm për vitet e tmerrit të 85 vjeçarëve, shumica e të cilëve duhet të jetë sot në atë botë, ngaqë, sa ishin në këtë botë, ata morën vetëm zhgënjim nga qeverisjet gjatë 20 viteve tranzicion.
Tani për lidërshipin e PD nuk ka gjë më të rëndësishme se fitorja në zgjedhjet e 2013. E njëjta gjë edhe për PS. Dhe të futesh në fushatë zgjedhore që në pranverën e 2012 do të thotë t'i vesh kryqin mbarëvajtjes të shtetit të së drejtës apo rolit që duhet të luajë Shqipëria në Europën Juglindore, si faktor stabiliteti apo për të ushtruar ndikimin e saj sa i përket Kosovës, të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë apo shqiptarëve në përgjithësi që popullojnë pesë shtete në Ballkan veç shtetit amë.
Nga Maqedonia fqinje, duke patur parasysh rrahjet e fëmijëve shqiptarë apo sesi ndeshjet nëpër stadiume shndërrohen në arena të eksplodimit të urrejtjes antishqiptare, vijnë indikacione shumë të qarta të ringjalljes të shqiptarofobisë krahasueshëm me atë të 2001 që shkaktoi shpërthimin e konfliktit për pasojë e të cilit rrodhi Marrëveshja e Ohrit e cila deri më tani ka mbetur në letër dhe e paimplementuar. Për këtë mjafton të lëvizësh në Shkup apo nëpër websitet e qeverisë së Maqedonisë ku nuk shfaqet asnjë fjalë apo gërmë në gjuhën shqipe, ndërsa në Kosovë, serbishtja është gjuhë shtetërore, pa marrë parasysh se serbët përbëjnë vetëm 5 % të popullsisë.
Në këtë kontekst të qartë jo vetëm antishqiptar, por edhe antifrymës së integrimeve europiane, do të duhej që shteti shqiptar, përmes institucioneve më të larta dhe në unison të plotë të palëve politike, të reagonte në mënyrë adekuate duke i kërkuar Maqedonisë që të vepronte si një shtet që aspiron t'i bashkangjitet BE-së dhe NATO-s. Në mbrojtje të fëmijëve shqiptarë të rrahur barbarisht nga pala maqedone, do të duhej të reagonin bashkë Bamir Topi, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Edi Rama, Edmond Haxhinasto. Ky është detyrim i tyre kushtetues. Opinioni shqiptar nuk i suporton më në luftën e tyre të paskrupullt për pushtet. Opinioni shqiptar nuk i suporton më në shkëmbimin e batutave, në vend që të ushtrojnë rolin që kanë, edhe si përfaqësues të një shteti anëtar i NATO-s në mbrojtje të paqes dhe stabilitetin në rajon.
E njëjta situatë dramatike vjen nga Kosova, ku Serbia po i provokon shqiptarët me mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës, ndërkohë që Hashim Thaçi ka deklaruar më së fundmi se "Serbia definitivisht me këtë pretendim është duke provokuar një konflikt të hapur me shtetin e Kosovës që mund të ketë pasoja për gjithë rajonin dhe të gjitha angazhimet ndërkombëtare në rajon.Në përgjigje të këtij pretendimi, ne do të përdorim të gjithë forcën tonë kushtetuese dhe ligjore", tha Thaçi. Ndërsa nga shteti amë ka patur një shurdhmemecëri të plotë dhe vetëm dje Ministria e Jashtme reagoi me një deklaratë të thatë. Kur do të duhej, siç thashë, të kishim reagime në unison të plotë nga institucionet shtetërore të Shqipërisë.
Nga Kosova e Maqedonia vijnë lajme jo të mira, ndërsa në shtetin amë shkëmbehen batuta kalorësish romantikë, por jo të denja për burra shteti. Në vend të bashkërendimit ligjor dhe qendrimeve të përbashkëta, të cilat Berisha i konsumon shpesh në mënyrë sloganeske "një komb, një qendrim", Serbia apo Maqedonia marrin mesazhe që janë në antitezë të plotë kur shohin se në Shqipëri fryn erë "lufte" dhe se klasa politike shqiptare për interesa të ngushta nuk ka kurrë paqe dhe ndërsa nuk kursen fyerjet më të ulta për të gostitur kundërshtarin, mund të mbajë pozita vasaliteti të plotë pa çarë krye për interesat kombëtare në raport me fqinjët. Sepse ndërsa shajnë e pështyjnë njëri-tjetrin në shtetin amë, homologëve të tyre në Ballkan u bien nën këmbë dhe u puthin duart, pa marrë parasysh se çfarë bëhet me të drejtat e shqiptarëve.
Kim Mehmeti që sot mund të krahasohet si ndërgjegjja europiane e shqiptarëve të Maqedonisë, i intervistuar në emisionin Mbasdite në Top-Channel pas dhunës së ushtruar kundër nxënësave shqiptarë, me pezm e dhimbje, ndërsa kritikon ashpër Ali Ahmetin dhe qeveritarët shqiptarë të inkuadruar në bashkëqeverisje me Gruevskin, që tashmë janë të fokusuar tek tenderat, i bën thirrje klasës politike në Shqipëri t'i lenë "ham-hamet dhe ciu-ciut" dhe t'i kthehen veprimeve të përgjegjëshme.
Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u interesojnë aspak ambiciet për pushtet të krerëve të institucioneve, por u intereson që shteti i së drejtës të marrë timonin për të mbrojtur interesat kombëtare dhe qytetarët, si dhe për të mos lejuar që rajoni të precipitojë rishtaz në konflikt pasi shqiptarët në rajon vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të dorës të dytë.
Opinioni shqiptar është i ngopur me parada propagande, të cilat nuk kanë asnjë lloj legjitimiteti, sepse rreshtohen njëlloj si batutat që konsumohen për çdo ditë duke e degjeneruar shtetin shqiptar dhe institucionet legjitime në arena gladiatorësh apo burime për tabloide gossipesh.
©
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm
Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT
- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO
NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ