VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇINNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 04:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm (GMT+1)

Ndërsa më 1 mars në Bruksel kryetarët e shteteve të BE-së vendosnin nëse Serbia do të pranohej si vend-kandidat, dhe kur një natë më parë Rumania në mënyrë unilaterale kishte deklaruar se do të votonte kundër dhënies statusit kandidat për shkak të pakënaqësisë ndaj trajtimi të pakicave vllehe dhe rumune në Serbi, ndofta për t'i bërë presion Hollandës që të përfitonte nga Marrëveshja Schengen zonën e lirë pa përdorimin e pasaportave, në Bernë zhvillohej takimi në nivelin e ministrave të jashtëm të konfederatës helvetike me atë të shtetit serb, përkatësisht Didier Burkhalter dhe Vuk Jeremiçi.

Ky qëndrim i Rumanisë ishte i papritur pasi për Serbinë provim për t'u kaluar mbetej dhe mbetet gjithnjë Kosova. Pikërisht për këtë pengesë serioze foli hapur edhe Tadiçi në mbrëmjen para 1 marsit nga Brukseli duke shprehur dyshimin e tij për marrjen e statusit kur deklaroi se «problemi i Kosovës përbën një barrë në politikën e Serbisë». Pikërisht, në këtë kontekst, meqë edhe marrëveshja e 24 shkurit ishte një aktualitet shumë i nxehtë, duke qenë të ftuar të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, morëm pjesë në konferencën e përbashkët për shtyp të dy homologëve të politikës të jashtme, atë të Zvicrës dhe të Serbisë.

Takimi u zhvillua në një rezidencë të bukur qeveritare në pjesën e qytetit antik të Bernës, në Wattenwyl-Hause, aty ku në nëntorin që shkoi Presidentja e Zvicrës dhe njëkohësisht ish-shefja e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme Madame Micheline Calmy-Rey priti homologun e saj nga Kosova, Enver Hoxhaj, në një vizitë po pune, ku nënshkruan edhe një marrëveshje.

Pikërisht ky paralelizëm më shërbeu për t'i bërë pyetjen e parë zotit Jeremiç, ku i parashtrova realitetin duke e vënë Zvicrën si emërues të përbashkët, të një shteti sovran që pret në takime pune, paçka se në kontekste të ndryshme, dy ministra të jashtëm të dy shteteve sovrane, atë të Kosovës, dhe të Serbisë. Ky është realiteti, thashë, a keni ndonjë koment z. Jeremiç. Përgjigja e Jeremiçit u fokusua në marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Serbisë, si dy vende që në vitin 2014 dhe 2015 do të marrin drejtimin e rradhës të OSBE-së.

Pyetja e dytë dhe e tretë lidhej me deklaratën e Tadiçit nga Brukseli se «problemi i Kosovës përbën një barrë në politikën e Serbisë» dhe atë të liderit të Partisë Demokratike Liberale të Serbisë Cedomir Jovanoviç, i cili vinte në dukje se, nëse qeveria e Serbisë i ofron vetëm fraza të reja shoqërisë, në vend të një politike të re, marrëveshja e 24 shkurtit dështon. E pyeta Jeremiçin nëse deklarata e Tadiçit shprehte në vetvete një lloj keqardhje dhe a ishte e gatëshme Serbia të ndryshonte politikën në vend të dështimit si vinte re lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë Cedomir Jovanoviç? Këtyre dy pyetjeve Jeremiç u përgjigj në mënyrë shumë lakonike, me njërrokësh, ku u dallua qartë « jo-ja » sa i përket mos ndryshimit të politikës nga ana e qeverisë të Serbisë.

Pyetjet e mia si gazetare ishin jashtë kontekstit të temës së takimit midis dy homologëve, dhe protokolli nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ndërhyri, por kërkesa ime për pyetjen e katërt u pranua nga Jeremiçi. Në fakt, unë si gazetare isha e «armatosur» me plot pyetje të tjera, nisur edhe nga mungesa e gazetarëve të tjerë shqiptarë, mungesë që mbetet e pajustifikuar.

Mjerisht jemi shumë larg nocionit të funksionimit të shtetit, të një kombi vital, që popullon të paktën gjashtë shtete në Europën Juglindore, kur do të duhej që të ndihej kultura demokratike dhe një strategji e përbashkët për të provomuar identitetin kulturoro-kombëtar që lidhet me integrimin shqiptar, duke filluar tek gjuha shqipe, tek historia, tek kultura shqiptare dhe vlerat e saj. Politika e jashtme merr rol madhor në vend të anonimatit dhe nivelit të rastësisë, kur do të duhej të funksiononim si sahati Omega, pasi kemi burime njerëzore, jetojmë në një kontekst të ri gjeostrategjik, kemi mbështetjen e SHBA dhe BE-së, ndërsa jemi kundër vetevetes. Ky është një problem shumë i madh, që e kemi trashëguar nga diktatura dhe pushtimi, që i ka depersonalizuar shqiptarët, por tani duhet të ndryshojmë e të fitojmë nga koha e humbur për t'u rimëkëmbur e rilindur. Nuk përgatitemi për beteja, sepse kapitulli i luftërave në Ballkan ka marrë fund me shekullin që lamë pas, por përgatitemi për të qenë shtete dhe qytetarë të denjë të Europës.

Pyetja e katërt lidhej direkt me Jeremiçin. Pasi vura në dukje se Jeremiçi i takonte gjeneratës së politikanëve të rinj, jo të periudhës kur Milosheviçi filloi spastrimin etnik në Kosovë, me edukim të plotë në Kembrixh dhe Harvard, duke e njohur shumë mirë kuptimin e "lirisë" dhe "demokracisë" a nuk ishte një kohë e humbur që gjatë mandatit të tij të vazhdonte duke u përjekur që të bindte shtetet nëpër botë të mos njohin pavarësinë e Kosovës, në vend që të ndërtonte ura për të promovuar lidhjet e fqinjësisë të mirë, me Kosovën dhe vendet e tjera rreth e rrotull. Jeremiçi dha një përgjigje në përmbajtje klishe me refrenin tashmë të njohur të Tadiçit se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, pasi sipas Jeremiçit "kufijtë nuk mund të ndryshohen në mënyrë unilaterale" dhe se është detyra e tij "që këtë fakt t'ia bëj të njohur të gjithë botës".

Dhe po të shohësh axhendën e Jeremiçit, mund të konstatosh se pjesën më të madhe të kohës e kalon në fluturim nga njëri-cep i botës tek tjetri, ndërsa pala tjetër, domethënë ne shqiptarët vetëm zihemi mes vedi, kur do të duhej që të kishim një strategji kombëtare të përbashkët për të arritur objektivat integruese në NATO dhe BE.

Diçka më bëri përshtypje duke krahasuar paraqitjen e Enver Hoxhajt me atë të Jeremiçit. Që të dy e flasin rrjedhshëm si anglishten, ashtu edhe gjermanishten, por ndërsa Hoxhaj përdorte gjuhët gjermane dhe angleze si gjatë paraqitjes ashtu edhe gjatë komunikimit me gazetarët, Jeremiçi përdori gjuhën serbe për t'u paraqitur dhe atë angleze në komunikimin me gazetarët. Pra Hoxhaj, krahas gjuhëve Perëndimore, do të bëjë shumë mirë që ta përdorë gjuhën shqipe, si një nga gjuhët më të lashta indo-europiane.

Sa për Kosovën, nëse është vendi i vetëm jashtë liberalizimit të vizave, kjo për faj të diplomacisë shqiptare, për faj të mungesës së lobimit, për fajin tonë, sepse nuk kemi arritur që ta bindim BE-në për një të drejtë që na takon. Kosova sot, katër vjet pas shpalljes të pavarësisë është e njohur vetëm nga 88 shtete, kjo për fajin tonë, sepse nëse na duhet të unifikojmë qendrimet dhe strategjinë, ne vazhdojmë të jemi të përçarë dhe në luftë politike mjerane, ku veprojmë jo me përgjegjshmërinë e shtetit, as me mendësinë e përbashkët kur është fjala ndaj interesave madhore, por objektivat kombëtare i paraqesim si beteja të individit apo të grupeve të individëve, të cilat si të tilla janë të destinuara që të dështojnë. Dhe kjo gjë nuk na falet.

Ndërkohë më 1 mars Serbia e mori kandidaturën për në BE. Për Tadiçin kjo është paradhoma e fitores në zgjedhjet e ardhshme, për të cilën kanë qenë të interesuar edhe SHBA dhe BE, por Kosova do të mbetet gjithnjë një problem, paçka se ai e vazhdon retorikën e njohur me mosnjohje të Kosovës.

Serbia duhet të ndryshojë politikën ndaj Kosovës. Anëtarësimi i Serbisë në BE dhe NATO nuk janë problem për Kosovën, përkundrazi ky anëtarësim do ta bënte Serbinë të ndryshonte definitivisht mendësinë e saj, çka presupozohet edhe kur liderët e 27 vendeve të BE-së i akorduan Serbisë statusin e kandidatit. Premieri britanik David Cameron dhe Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, të cilët ishin në mesin atyre liderëve më 1 mars në Bruksel që e shpëtuan Tadiçin nga anullimi i statusit të kandidatit për BE-së vunë re se "Serbia e ka kthyer faqen", sipas deklarimit të Cameronit dhe se "Serbia ka dalë nga "vështirësia më e madhe e shekullit", sipas Presidentit Sarkozy. Që është Kosova.

Kosova është një realitet të cilin Serbia duhet ta shohë me këmbë në tokë, larg trilleve të mitologjisë që e bëjnë Jeremiçin të mbesë me avion në ajër për të bindur botën se Kosova nuk meriton atë që ajo e ka merituar ashtu si të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, të cilat shpallën po në mënyrë unilaterale shkëputjen e tyre nga Serbia.

Por kjo histori tashmë i takon të shkuarës dhe e shkuara le të mbetet në arkiva, muzeume, librat e historisë dhe kujtesë. E ardhmja i takon Europës pa kufij, në të cilën janë të përfshira edhe shtetet e Europës Juglindore, që dikur digjeshin e kalleshin në tymin e flakën e luftës, ndërsa sot duhet të punojnë bashkë për të ardhmen e paqtë si vende të qytetërimit europiano-atlantik, për të mirën e qytetarëve, të cilët qofshin shqiptarë apo serbë, janë qytetarë të Europës, dhe si të tillë ata duhet të gëzojnë ato privilegje si francezët, britanikët, gjermanët etj. S'ka rrugë tjetër. Veç të mos humbim më kohë.

©

20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE

 Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm

 

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ 
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM   GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

 

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikBASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, OSE NËN MBROJTJEN E PËRHERSHME TË SHBA-veNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.08.2012)
DOSJET E KOMUNIZMIT DHE YLBERI I DEMOKRACISE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ  (03.07.2012)
PUTINI FITON - RUSIA HUMBNga FRANK SHKRELI (03.06.2012)
RTK KA MBETUR MEDIUM I MENDËSISË KOMUNISTE - PSE?!Nga Mr. Sc. NUE OROSHI (03.05.2012)
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.05.2012)
Barometri diplomatikDREJTËSIA NË "BISHT TË SORRËS"!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.04.2012)
PESHA E DHEMBJES SË NJË SHKRIMTARINga ESHREF YMERI (03.04.2012)
AT STATH MELANI - FIGURË KOMBËTARE QË MERITON TITULLIN "NDERI I KOMBIT"Nga ARTUR VREKAJ (03.03.2012)
KEN BIBERAJ SHPALL KANDIDATURËN PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË QYTETIT TË NJU JORKUTNga FRANK SHKRELI (03.01.2012)
MARRËDHËNIET AMERIKANO-EVROPIANE(Në prag të takimit të NATO-s në Çikago në Maj)Nga FRANK SHKRELI (02.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]