VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TRADITA ANTIKOMBËTARE NË VEPRIMTARINË E AKADEMISË SË SHKENCAVENga ESHREF YMERI

                                                                                      

E Shtunë, 10.12.2024, 12:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TRADITA ANTIKOMBËTARE NË VEPRIMTARINË E AKADEMISË SË SHKENCAVE

Nga ESHREF YMERI


E Shtunë, 04.07.2012, 08:00am (GMT+1)

Në analizën e vet me titull "Çamëria dhe shqiptarët e saj ekzistojnë do apo nuk do Vangjel Dule e Athina e tij", zoti Hyqmet Zane shkruan: "...Akademia e Shkencave ka harruar detyrën e vet, që t'u japë përgjigjen e merituar këtyre bastardëve që sillen në Shqipëri si historia me gjarprin e fshatarin që e mori ta ngrohte në zjarr se i erdhi keq nga që kishte ngrirë në akull dhe gjarpri iu kthye atij që ta kafshonte. Nejse, kur nuk flet Akademia dhe të ashtuquajturit akademikë, detyrimisht që do të flasë Vangjel Dule e kompani" (Citohet sipas "Tribuna Shqiptare". 06 prill 2012).

Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që Akademia e Shkencave braktis mbrojtjen e interesave të kombit shqiptar. Në vitin 1998, kur në Kosovë kishte dalë në skenë UÇK-ja, ajo botoi një broshurë me titull "Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare". Sapo lexoje titullin e asaj broshure asokohe, të krijohej përshtypja sikur do të njiheshe me të vërtetë me piketat që Akademia jonë e Shkencave "paskësh vënë" për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Asokohe, profesori i mirënjohur i filozofisë i Universitetit të Tiranës, dr.Hysamedin Feraj, ka zhvilluar një polemikë të fortë me Akademinë e Shkencave për përmbajtjen e asaj platforme, e cila e varroste përfundimisht zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.

Për të argumentuar me fakte se cili ka qenë qëndrimi i Akademisë së Shkencave vetëm ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës, këtu po mjaftohem vetëm me citimin e një fragmenti të shkurtër nga ajo platformë e turpshme: "Në rrethanat e tanishme, Akademia e Shkencave kërkon ndërhyrjen e përbashkët të forcave demokratike shqiptare dhe të faktorëve me peshë ndërkombëtare për ta njohur Republikën e Kosovës si element konstitutiv të Republikës Federale të Jugosllavisë..." (Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Tiranë, 1998, f.51).

Pra, në tetor të vitit 1998, kur ishte hedhur në qarkullim kjo Platformë, kur tashmë kishte dalë në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kur nga ngrehina e mikroperandorisë jugosllave kishin mbetur edhe dy "ngastrat" e Serbisë dhe të Malit të Zi, kur emërtimin "Republikë Federale e Jugosllavisë" shovinizmi serbomadh po pëpiqej ta mbante "me thonj e me dhëmbë", paçka se faktikisht ai tashmë ishte i paqenë, Akademia jonë e Shkencave, përmes Platformës së saj antikombëtare, kërkonte vazhdimin e robërimit të mëtejshëm të popullit shqiptar të Kosovës nën çizmen serbe, në kuadrin e të ashtuquajturës Republikë Federale e Jugosllavisë. Ndërsa për çështjen çame, ajo nuk thoshte as edhe një fjalë të vetme. As nuk e përmendte fare të drejtën e popullsisë çame që ndodhet në Shqipëri për t'u kthyer në trojet e veta stërgjyshore, në Çamëri. Për shqiptarët e Greqisë, Akademia jonë e Shkencave mjaftohej vetëm me rekomandimin që jepte për t'u siguruar atyre vetëm "të drejtën të mësojnë në shkollat shtetërore edhe gjuhën e tyre amtare" (po aty). Dhe vetëm kaq!

Për sa i përket zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, si të vetmes çështje ende të pazgjidhur në kontinentin evropian, Akademia e Shkencave duhej të ishte në pararojë të mendimit politik shqiptar. Me largpamësinë politike që duhej ta karakterizonte, ajo duhej të bëhej shprehëse e aspiratave shekullore të kombit shqiptar dhe udhërrëfyese për realizimin në praktikë të këtyre aspiratave, që nënkuptojnë vetëm krijimin e shtetit të unifikuar kombëtar shqiptar në mbarë trojet tona etnike. Por Akademia e Shkencave, fatkeqësisht, ka qenë zëdhënëse e drejtpërdrejtë e ideologjisë komuniste, e cila i kishte vënë këmbën një herë e mirë zgjidhjes së çëshjes kombëtare. Në kushtet e diktaturës së egër enveriane, është e kuptueshme që edhe Akademia e Shkencave do të notonte në batakun e mashtrimit ideologjik të njerëzve, larg trajtimit të të vërtetave shkencore, duke u marrë me retushimin e historisë, ashtu siç bënte edhe "ofiçina" e fuqishme ideologjike e Nexhmie Hoxhës, me emrin "Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste".

Pluralizmi në Shqipëri u vendos që në dhjetor të vitit 1990, kurse Akademia jonë e Shkencave vetëm pas tetë vjetësh kujtohej të përgatiste dhe të botonte një platformë për "zgjidhjen" e çështjes kombëtare shqiptare, platformë kjo, e cila, në të vërtetë, duke iu rekomanduar mbarë shqiptarëve të përtejkufinjve politikë që të vazhdojnë të rrinë nën sundimin e sllavogrekëve, duke i mësuar ata se si të lypin ndonjë të drejtë nga sundimtarët e tyre shekullorë, tregonte hapur se si nuk duhet zgjidhur kurrë çështja kombëtare shqiptare në Evropën Juglindore. Shembja e sistemit komunist, normalisht, duhej ta kishte çliruar Akademinë e Shkencave nga vargonjtë e ideologjisë komuniste dhe ta vendoste në krye të nismës për bashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të unifikuar kombëtar. Por, fatkeqësisht, Akademia jonë e Shkencvave, nuk u çlirua dot kurrë nga vargonj të tillë, meqenëse ata që kanë qenë në krye të saj kanë kaluar përmes kudhrës së enverizmit, i cili çështjen e copëtimit të tokave shqiptare nga ana e diplomacisë shoviniste evropiane, asnjëherë nuk e shtroi për zgjidhje në asnjërin nga forumet më të rëndësishëm ndërkombëtare. Përkundrazi, pikëpamjet e Akademisë së Shkencave për këtë problem, kanë ecur dhe vazhdojnë të ecin në binarët e enverizmit, meqenëse mënyrën se si nuk duhet zgjidhur kurrë çështja kombëtare shqiptare e ka përcaktuar vetë Enver Hoxha që asokohe, kur atë e kishte përflakur afshi i nxehtë i miqësisë me Jugosllavinë titiste.

Prandaj edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, duke ndjekur hullinë enveriste të "zgjidhjes" së çështjes kombëtare shqiptare, hodhi në qarkullim një platformë, si ajo e vitit 1998. Kësisoj, ajo bëhej tashmë mbështetëse e Partisë Neokomun(social)iste të Shqipërisë, e cila, ashtu si edhe Enver Hoxha, duke e quajtur të varrosur aspiratën e kombit shqiptar për bashkim kombëtar, dërgonte në Kretë për takim me Millosheviçin ish-kryetarin e saj Nano, që, gati një vit më vonë, në Lisbonë, pak kohë para vrasjes së Azem Hajdarit, deklaroi se shqiptarët e Kosovës kanë kryeqytet Beogradin! Kurse Akademia e Shkencave, në Platformën e vet, popullit shqiptar të Kosovës i rekomandonte për "kryeqytet" Republikën Federale të Jugosllavisë. Pra, ja ku bashkoheshin për një qëllim edhe Enver Hoxha [Partia Komuniste (e Punës) e Shqipërisë], edhe Fatos Nanoja [Partia Neokomuniste (Socialiste) e Shqipërisë], edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë - për braktisjen e popullit shqiptar të përtejkufijve politikë në mëshirën e sundimit të shovinizmit serbogrekomadh dhe tradhtimin e aspiratave madhore të kombit shqiptar për t'u bashkuar në një shtet të unifikuar kombëtar.

Shumë probleme të mprehta, që kanë qenë tepër shqetësuese për mbarë kombin tonë gjatë këtyre njëzet vjetëve të pluralizmit në Shqipëri, domosdo që duhej të kishin shërbyer si objekt shqetësimi të përhershëm për Akademinë e Shkencave, e cila duhej të përcaktonte pozicionin e vet, larg ndikimeve të politikës antikombëtare të partive që hipin e zbresin nga pushteti. Mbajtja e emigrantëve tanë nga ana e shtetit grek si pengje të politikës së saj shoviniste ndaj vendit tonë, nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e Akademisë së Shkencave. Kësaj Akademie nuk mund të mos i ketë rënë në sy rrëmbimi i pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare nga ana e uzurpatorit Janullatos dhe shndërrimi i saj në një filial të Kishës Ortodokse Greke. Akademia e Shkencave nuk mund të bëjë të paditurin para polemikës së ortodoksit të shquar nacionalist, Atë Nikolla Markut, me sahanlëpirësit e Janullatosit për çështjen e pavarësimit të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe largimin një sahat e më parë të uzurpatorit Janullatos nga kreu i saj.

Para ca vjetësh u bë njëfarë riorganizmi i Akademisë së Shkencave. Por deri tani nuk kemi vënë re kund që kjo Akademia "e riorganizuar" ta ketë vënë në tehun e kritikës së rreptë Platformën e turpshme të vitit 1998. Përkundrazi. Akademia e Shkencave ka heshtur në mënyrën më të shëmtuar para aksioneve të kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Shqipëri Anastas Janullatos për zhvarrimet e Kosinës, për mbjelljen e territorit të Shqipërisë së Jugut me varreza, manastire dhe memoriale në nderim të ushtarëve agresorë grekë, për shpërthimin e urrejtjes antishqiptare nga ana e mercenarit dhe tradhtarit me damkë Vasil Bollano dhe lakeut të Athinës Vangjel Dule.

Ohajo, Sinsinati. 06 prill 2012

ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikSË PARI, KUFIJTË NDËRSHTETËRORË, PASTAJ MENAXHIMI INTEGRUES I TYRE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.06.2012)
PËR RIVENDOSJEN E PREMTIMIT DHE TË FRYMËS SË 28 NËNTORIT 1912Nga FRANK SHKRELI (04.06.2012)
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.05.2012)
JO THJESHT TERMA!Nga Dr. PËRPARIM KABO (04.04.2012)
LUFTA E BOSNJËS, MËSIM PËR KONFLIKTIN E SIRISËNga RICHARD COHEN, Washington Post (04.03.2012)
BE-SHQIPËRI: PORTA E MADHE DHE PORTAT E VOGLANga SHABAN MURATI (04.03.2012)
MËSIMET E TRAGJEDISË GREKENga AJET NURO, Monteal, Kanada (04.03.2012)
TRADITA E SERVILIZMIT TË DIPLOMACISË SHQIPTARE NDAJ SHOVINIZMIT GREKOKARAGJOZNga ESHREF YMERI (04.03.2012)
FJALIM ME RASTIN E 101-VJETORIT TË KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE 3/31/12LE TA MARRIN VESH EVROPA DHE BALLKANI SE NUK LUHET MË ME FATIN E SHQIPTARITNga FRANK SHKRELI (04.02.2012)
PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS DUHET TË RINGJALLET POLITIKISHT, E POPULLI SHQIPTAR NË KOSOVË SHPIRTËRISHTNga Mr. sc. NUE OROSHI (04.02.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]