
*** Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, duhet t'i vënë në
dijenipartnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, se nuk mund të hyjnë në
kurrfarëbisedimesh të reja, apo të vazhdojnë "dialogun teknik" me palën serbe të Beogradit përderisa Kosova,
tëfigurojë si "territor serb" në Kushtetutën dhe në Betimin e qeverisë së re të
Serbisë së Ivica Daçiqit(kryeministër) dhe Tomislav Nikoliqit (president).
Pyetja ështëe thejsht dhe e qartë, cili vend fqinjë, do
të pranonte të hynte në negociata
paqësore me Serbinë, sikur në
Kushtetutën e saj, të figuronte si pjesë territoriale dhe shtetërore e saj?
Përgjijaështë, asnjë!
"Kosova në Kushtetutën" e Serbisë është problem
ndërkombëtar, jovetëm çështje e brendshme e Serbisë!
Nuk ka asnjë dyshim se, sanksionimii Republikës së
Kosovës në Kushtetutën e Serbisë, duhet
të jetë objekt shqyrtimi edhe në sfondine BE-së, edhe në atë Organizatës së
Kombeve të Bashkuara, sepse Serbia si
anëtare e OKB-së, në mënyrëflagrante ka shkelur dispozitat e Kartës së Bashkuar
të OKB-së, si dhe tëgjitha rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare,
duke e futur një shtettë huaj brenda kornizave juridike dhe kushtetuese të saj.
De jure ky akt i shëmtuar arbitrar i
Serbisë ka karakter antijuridikndërkombëtar, që pa dyshim se përbën agresion direkt dhe indirekt ndaj Republikës së Kosovës. Ky akt është
ipapranueshëm dhe i dënueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, sepse ipso facto paraqet rrezikun e drejtpërdrejtë
tështhurjes së sistemit shtetëror ndërkombëtar, të sigurisë dhe të paqes si
nëkuptimin rajonal ballkanik, ashtu edhe në atë evropian dhe ndërkombëtar.
Pra, së pari, në shkallë evropianedhe ndërkombëtare,
duhet të debatohet dhe të zgjidhet ky problem i shkaktuarnga vetë Serbia, e pasataj, të kërkohenmodalitete
dhe mundësi të tjera reale, ligjore dhe demokratike për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisëme
Kosovën. Ndryshe, pa zgjidhjen e këtij problemi, do të jenë të kota dhe pa
kurrfarëdobie përpjekjet për të negocuar me Serbinë, derisa Kosova, të figurojë
nëKushtetutën e saj si "krahinë serbe".
Qeveria e re serbe
me "trabantë" të vjetër e të rinj
të Slobodan Milosheviqit!
Duke qenë se qeveria esapoformuar e Serbisë (27 korrik 2012),është një vazhdimësi e politikësetnocentriste,
kolonialise dhe hegjemoniste e regjimit të SlobodanMilosheviqit, as Amerika, as
BE-ja e as NATO-ja, nuk duhet t'i bëjnë asnjëkoncesion Beogradit zyrtar, kur
është fjala për statusin e Kosovës,
sepse ai është mbyllur më 17 shkurt2008. Në këtë kontekst, nuk duhet të ketë
kurrfarë dialogu as negociatash meSerbinë, pavarësisht nga kërkesat e saj
ultimative, antiligjore,antidemokratike, antievropiane dhe antipaqësore, para
se ajo ta njohë Republikën e Kosovës, ashtu siç kadeklaruar edhe Marti Ahtisari
(ish i dërguari special i OKB-së për zgjidhjen estatusit politik të Kosovës):
"PërSerbinë s'ka BE pa e njohur Kosovën, le të shkojë në Rusi".( http://www.koha.net/28/07/2012).
-Konstatim shumë i drejtë dhe objektiv ky i Marti
Ahtisarit, që na apostrofon se nuk
ekziston asnjë arsyevalide pse Amerika,
BE-ja dhe NATO-ja, ta lusin Serbinë (fundja kushështë Serbia, çfarë faktori
është Serbia, që ta kushtëzojë Amerikën dhe BE-nëpër Kosovën e pavarur, kur
dihet se Serbia është ajo që ka kryer tre gjenocidekundër Kroacisë, Bosnjës dhe
Kosovës gjatë viteve 1992-1999. Nga kjo hipotekë etrefishtë e kryerjes së
krimit të gjenocidit ndaj tre popujve kroatë, myslimanëdhe shqiptar, Serbia nuk
duhet amnestuar dot nga bashkësia
ndërkombëtare, derisa ajo të japëllogari ligjore kolektive sipas së drejtës
ndërkombëtare ashtu sikurse Gjermanianazifashiste e Adolf Hitlerit, pas përfundimit
të Luftës së Dytë Botërrore), por duhet ta kushtëzojnë dhe ta detyrojnë atë që
sa mëparë, ta njohë Republikën e Kosovës,nëse ajo do të integrohet në BE, apo nëNATO. Ndryshe, Amerika, NATO-ja,
BE-ja dhe OKB-ja, përkatësisht e gjithëbashkësia ndërkombëtare, do të mirren
me Serbinë gjithë shekullin XXI, sepse
shikuar historikisht Serbia kurrë nuk e
ka njohur gjuhën e mirëkuptimit,të drejtësisë, të demokracisë dhe të paqes,
vetëm gjuhën e diktatit dhe tëforcës, ashtu sikurse më 24 mars 1999, kur NATO-ja e bombardoi
Serbinë për shkak të agresionit dhe tëgjenocidit të saj kundër
Kosovës(1998/1999).
-Realisht, nëse duam promovimin, mbrojtjen dherespektimin
e drejtësisë, të rendit, të sigurisë, të mirëqenies, të lirisë dhetë vlerave
universale demokratike dhe pluraliste evro-perëndimore dhe amerikanenë Ballkan,
atëherë Bashkimi Evropian(BE), Shtetet e Bashkuara të Amerikës dheNATO-ja,
parapëlqehet që ta kundërshtojnë kursin e vjetër promillosheviqian
tëeksponentëve dhe të recidivave të qeverisë së re serbe me në krye IvicaDaçiqin, sepse betimi i saj,
"ruajtja e Kosovës nën Serbi", është nëkundërshtim flagrant me të
drejtën historike dhe legjitime të shqiptarëve mbiKosovën e Shqipërisë Etnike;
me rregullat dhe me parimet e së drejtësndërkombëtare; me objektivat dhe me
parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara,si dhe me standardet dhe me vlerat e
Rendit të Ri Botëror, sipas së cilave çdoformë e shtypjes, e agresionit dhe e
sundimit kolonial, është e dënueshme dhe,përbën vepër penale ndërkombëtare.
Ndryshe, nëse ngafaktorët relevantë ndërkombëtarë, do të
tolerohej një kurs i tillëpolitiko-strategjik i qeverisë së re të Serbisë, që
me çdo kusht Kosovënshqiptare, ta kthejë nën Serbi, ashtu siç parashikon
Kushtetuta e Serbisëfuqi(2006), si dhe Betimi i qeverisë promilosheviqiane të
Ivica Daçiqit,atëherë, nuk ka dyshim se
reformat integruese politike, ekonomike, zhvillimore,demokratike dhe pluraliste
të BE-së në Ballkan, do të falimentojnë për shkak tëpolitikës
ultranacionalsite, antidemokratike dhe antipaqësore të Serbisë sëdrejtuar nga
Tomislav Nikoliq (president) dhe Ivica Daçiq (kryeministër), tëcilët " e
duan" Amerikën, BE-në, OKB-në dhe NATO-n, vetëm nëse nuk ipengojnë në
orvatjet e tyre propagandistike, politike dhediplomatike paqësore ( duke
mos përjashtuar edhe format e ndryshme të luftësdhe të terrorizmit, nëse lindet
nevoja) për "rikthimin e Kosovës nënSerbinë" kolonialiste.
-JO formulës serbomadhe:"Kosova nën Serbi" e "Serbianë
Evropë", por Kosova në Shqipërinë Etnike via në Evropën e Bashkuar!
-Derisa Beogradi zyrtar nuk heq dorënga formula
fashistoide "lebensraum" e Slobodan Milosheviqit, se "Kosova ështëSerbi",
Serbia lë të hapur opsionin e luftës kundër Kosovës dhe aleatëve të
sajevropianë dhe ndërkombëtarë (BE, NATO, Amerika dhe partnerët e tyre).Këtë rrezik e paralajmërojnë edhe këta rreshta të
përmbajtjes së betimittë ministrave të qeverisë së re të kryeministrit, Ivica
Daçiq: "...obligimiministrave, do të jetë edhe në "rujatjen e Kosovës dhe
Metohisë brendaRepublikës së Serbisë"( http://www.b92.net/info/izbori2012/vesti/27/07/2012).
Nuk ka asnjë dilemë se formimi iqeverisë së re të Serbisë
me në krye Ivica Daçiqin, është në diskurs flagrantme strategjinë politike,
integruese, demokratike dhe paqësore të BashkimitEvropian (BE), si dhe me interesat
strategjike të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës dhe të NATO-s në Ballkan dhe në
Evropë, në favor të MBROJTJES sësigurisë, të stabilitetit, të demokracisë dhe
të paqes si vlera të qëndrueshmedhe progresive të rendit të ri botëror.
Pikërisht, formulasakate gjeopolitike dhe
gjeostrategjike nacionalshoviniste e
Serbisë sëMadhe, se Kosova me çdo kusht
"duhet të ngelë nën Serbi", e riaktualizuarnga regjimi gjenocidal dhe
fashistoid pushtues i Slobodan Milosheviqit, si dhenga Kisha Ortodokse Serbe
dhe nga Akademeia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë(1986-1999), e pat izoluar
dhe përjashtuar Serbinë nga OKB-ja dhe nga Evropa (1992-2000). Si rrejdhim, më 10
qershor 1999, kur u miratuaRezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara, Serbiapërfundimisht humbi
Kosovën-koloninë e saj 100-vjeçare(1912-1999).
Më pas, një humbje tëtillë të ligjshme të Serbisë
kolonialiste, e vërtetoi edhe njohja e pavarësisësë Kosovës, më 17 shkurt 2008,
si dhe Mendimi Këshillëdhënës i GjykatësNdërkombëtare të Drejtësisë së Hagës,
më 22 korrik 2010, e cila konstatoi seshpallja e pavarësisë së Kosovës, ishte
në përputhje të plotë me normat dhe meparimet e së drejtës ndërkombëtare.
Sa më sipër, shtrohetkjo pyejtje për krerët aktualë ultranacionalistë serbomëdhenj
tëpolitikës drejtuese të Serbisë, tani, çfarë
janë duke kërkuar sërish ngaKosova, nga Amerika, nga BE-ja, nga OKB-ja
dhe nga NATO-ja, kur më nukfiguron kurrfarë
Kosove e kolonizuar në hartën gjeopolitike dhe shtetërore tëSerbisë kolonialiste?
"Kosova nënSerbi"-opsion i hapur luftarak!
Siç njohtojnë masmediat serbe të Beogradit, më 27 korrik
2012, Parlamentii Serbisë zgjodhi qeverinë e re me Ivica Daçiqin kryeministër
në krye. Nuk kadyshim se kuvendi, qeveria dhe presidenti i ri i Serbisë, janë
produkt idrejtpërdrejtë i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 5 majit tëkëtij viti nga ana elektoratit
serb. Kjo nuk është e diskutueshme ( si elektorati,ashtu edhe kuvendi dhe
qeveria e re serbe), sepse atë që e "mbollën, edhe korrën").
Mirëpo, është i debatueshëm dhe i papranueshëm jo vetëm
për shqiptarët,për Evropën dhe për botën demokratike qytetëruese, por edhe për
vetë ato forcademokratike dhe pro-evropiane në Serbi, "betimi i ri" qeverisë së
re të IvicaDaçiqit, ku ndër të tjera, thuhet se
obligimi ministrave, do të jetë edhenë "rujatjen e Kosovës dhe Metohisë
brenda Republikës së Serbisë"(
http://www.b92.net/info/izbori2012/vesti/27/07/2012).
- Ky farë betimi fanatik antishqiptar me përmbajtje
anakronike kolonialiste dhe nekolonialiste iqeverisë së re të Ivica Daçiqit, do
të thotë ruajtjen e koherencës dhe tëvazhdimësisë së politikës strategjike të
Slobodan Milosheviqit në zgjerimin ekufijve territorialë të Serbisë së Madhe në
kurriz të Republikës së Kosovës.Për më tepër, mesazhi i përmbajtjes së këtij
betimi të qeverisë së reserbe-"Kosova nën Serbi", është në diskurs me standardet dhe me vlerat eBashkimit
Evropian(BE), të NATO-s, të OKB-së dhe të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës,
sepse de fakto, as de jure, Kosova nuk është nën Serbi, por ështështet i
pavarur dhe sovran (deri tani i njohur nga 91 shtete të
bashkësisëndërkombëtare).
Pikërisht ky lloj betimii forcave politike të çetnikëve
nacionalshovinistë serbomëdhenj, ështëargumenti më i fuqishëm i radhës, që i
apelon jo vetëm shqiptarët në Kosovë,por edhe Bashkimin Evropian(BE), NATO-n,
Amerikën, OKB-në, OSBE-në etj., se nëSerbi sërish kanë ardhur në shprehje
forcat ultranacionacionaliste dheregresive të ish-regjimit kriminal dhe
gjenocidal të Slobodan Miloshiviqit(1990-1999).
Serbia, jo vetëm meKushtetutën e saj të vitit 2006, ku
figuron se "Kosova është pjesë e Serbisë",por edhe me "betimin e ri" të
qeverisë së Ivicia Daçiqit (27.07/2012), kuthuhet se "Kosova është nën Serbi",
dëshmoi para kosovës, BE-së, NATO-s dheAmerikës, se është rikthyer në rehabilitimin dhe në jusitifkimin epolitikës
serboamdhe të Slobodan Milosheviqit, kur është fjala për rigllabërimin,për
rikolonizimin dhe për ruajtjen me çdo kusht të Kosovës nën Serbinëkolonialiste
(1912-1999).
Mirëpo, me gjithë këtoambicie dhe pretendime territoriale
të qeverisë së re ultranacionalistetë
Serbisë, shtrohet pyetja, jo vetëm për qeverinë e Kosovës, por edhe përBE-në,
për SHBA-të, për NATO-n, për OKB-në etj., se si do të jetë e mundur qëtë bashkëpunohet dhe të dialogohet me një qeveri
të tillë antishqiptare,antidemokratike, antievropiane dhe antiamerikane, të
sapoformuar me në kryeIvica Daçiqin, e cila është betuar se "do ta ruajë
Kosovën në Serbi", kur egjithë bota e di se, tanimë, Kosova është e pavarur dhe
sovrane, e njohur nga91 vende-anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kjo strategji e vjetërmillosheviqiane dhe shesheliste...
etj., që shkaktoi tre agresione dhe tregjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në
Kosovë (1990-1999), para së gjithash kakarakter fashist, kolonialist,
neokolinalist, hegjemonist, militarist,antishqiptar, antiamerikan,
antievropian, anti civilicues, antidemokratik dheantipaqësor. Ndaj, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, do të duhej t'iabënin me dije
qeverisë së re prosllobiste të Ivica Daçiqit, se nuk mund tëketë bashkëpunim, dialogim, as vendosje të
marrëdhënieve fqinjësore reciproke dhe paqësore
me qeverinë e Kosovës, derisa Beogradi zyrtarushqen pretendime
territoriale ndaj Kosovës, duke e konsideruar si"pjesë të pandashme" të
Serbisë. Edhe pse kështu thuhet në Kushtetutën eSerbisë së vitit 2006, e,
edhe në Betimin e qeverisë së re të Ivica Daçiqit,bërë më 27 korrik 2012 para
Kuvendit të Serbisë.
Nëse një "vërejtje" etillë paralajmëruese e faktorëve relevantë të bashkësisë
ndërkombëtare(SHBA, NATO dhe BE) nuk arrin sa më parë në adresën e qarqeve dhe
tëinstitucioneve zyrtare të Serbisë, ekzsiton rreziku që edhe kryeministri
IvicaDaçiq së bashku me presidentin e tij, Tomislav Nikoliq, do të luajnë"pokerin politik" me Evropën dhe me bashkësinë
ndërkombëtare, ashtusikurse dikur "mesija" i tyre, Slobodan Milosheviq, i
cili një dekadë tëplotë, e gënjeu, e
mashtroi dhe spekuloi me Evropën dhe me Amerikën, se Serbia "ishte demokratike,
e drejtë, humane dhe paqësore". Mirëpo, sëfundi, u dëshmua e kundërta para gjithë botës, sepse
pas tre gjenocidevedhe agresioneve barbarike
të regjimit çetniko-fashist policor,paramilitar dhe militar të Slobodan
Milosheviqit kundër Kroacisë, Bosnjës dheKosovës, Serbia u bombardua, u izolua
dhe u ndëshkua nga forcat eAleancës së
Atlantikut Verior (NATO).