Në Shkodër vijnë të majtët e rajonit për të rithemeluar partinë e re komuniste
të Shqipërisë nën mbikqyrjen e ishpresidentit serb Tadic, për të larguar nga
pushteti Sali Berishën. Shumica e atyre serbëve e sllavëve që erdhën në
rikrijimin e partisë së re komuniste të Shqipërisë, Shkodrën e quajnë Skadar ku
janë varrosur mbretërit serbë, sipas ishkryeministrit serb Vlladan Gjeorgjevic,
shkruan miku im Izet Duraku.
Në mos me porosi apo i urdhëruar nga Tadici a ndonjë tjetër influent në UDB në
Serbi, në Tiranë vjen politikani shoku Rexhep Qosja, vjell vner, mallkon Sali
Berishën dhe është gati të bëhet fli, të vrasë veten në sy të gazetares, para
kamerave, që Sali Berisha të ikë nga pushteti, bash sikur e don dhe kërkon
Serbia dhe Greqia.
I shpërfillur deri në harrim dhe i përbuzur deri në neveri në Kosovë, u eksitue
në Tiranë politikani shoku Qosja dhe pushtoi TCH duke e quajtë njerzia TV Qosja
atë ditë. Iu rras rradakja e kresë se rreth tij rrotullohet bota dhe hapsira
shqiptare.
1. Në vitin 1999, kur jepeshin lajme nga TVSH dhe Dojçevele se në Prishtinë
kanë mbetë vetëm serbë dhe qenë, shkrimtari Rifat Kukaj delte në kafe me shokët
e tij dhe fliste qenqe ham ham.... Ibrahim Rugova qëndronte ne Prishtinë,
qëndronte aty në llogore.
Në këtë kohë, shoku Rexhep Qosja u vesh si grue me dimia, e hoqi mjekrën, vuri
shami grash në kokë, u fsheh mes turmës, të cilën e përbuzte si morracake, saqë
nuk ia çeli derën e shtëpisë në Prishtinë asnjë të dëbuari..., kaloi në Maqedoni
e pastaj erdhi direkt tek vila 31 e Enver Hoxhes në Tirane. Siç u pati ikë
demostratave të vitit 1981 në Kosovë dhe shkoi në Plavë e Guci atëhere...
Qendroi në vilen 31 të Enver Hoxhës në Tiranë derisa iu rrit mjekra e ju bë
rrathë-rrathë... dhe pas një muaji shkoi në katundin Mullet te Tiranës me Thacin
dhe takoi shqiptaret e dëbuar dhe ju foli për dashurinë për Kosovën.
2. Kur erdhën në Vlorë xhenazet e të mbyturve në Otranto dhe Vlora e Shqipëria
lotonte e vajtonte, aty para të pranishmëve që vajtonin, Rexhep Qosja tha : Në
sytë tuaj shoh lumturi.
3. Në Vlorën e flamurit kombëtar shqiptar, kur ngriheshin tre gishtat lart si
simbol serb në vitin 1997, dhe vetvritej Shqipëria, Rexhep Qosja ndoshta në
zbatim të ndonjë porosie të tregishtorëve, tha : Ky është revolucioni i vonuar
demokratik.
4. Në vitin 1997, shqiptari i vetëm që në një sallë në Tiranë i puthte dorën
Janullatosit ishte Rexhep Qosja. Nuk është mëkat, por në ato ditë ishte më
shumë se mëkat
4 Akademiku më i paguar në hapsiren shqiptare e ishjugosllave, adhuruesi,
promovuesi dhe mbrojtësi gjenial i shokut Tito, njeriu që endej dhe lypte
dojçmarka pa pikën e turpit e të marres "për çashtjen kombëtare", nëpër sallat
e klubet e emigrantëve kosovarë me xhepin e palltos të hapur, si lypës
profesionist, që të fusnin dojçmarka emigrantët që i besonin si zotit, në atë
xhep të pangopur kurrë, ka shkruar për romantizmin shqiptar, për urrejtjen
kundër kolegëve, kundër atyre që kalëruan kohën dhe e lanë politikanin Qose me
shokun e lavdishëm Tito. Shumë bukur. Por vetëm romantizmin shqiptar nuk na e
ka kërcënuar asnjëherë askush as serbët as grekët.
Por nderim të përhershëm sërish për librat që ka shkruar shkrimtari dhe
studiuesi i klasit Rexhep Qosja dhe njëheresh haram bukën e Kosovës për shokun
Rexhep Qose politikan komunist në shërbim të serbëve kundër atyre që luftojnë
për bashkimin kombëtar shqiptar, kundër Sali Berishës që bëri Udhën e Kombit
shqiptar, me paratë e gjithë taksapaguesve shqiptarë, Udhë që bashkoi fizikisht
Kosovën me Shqipërinë.
Aq sa është paguar Rexhep Qosja nga populli i Kosovës, do të kishte botuar para
të tjerëve një histori të Kosovës në miliona kopje se do ia paguante dhjetëfish
populli i Kosovës që t'ia tregonte botës anglishtfolese se Kosova është
shqiptare, se kishat që quhen serbe në Kosovë janë shqiptare. Por Qosja nuk ka
mundur të dalë kurrë kundër shokut Tito, udheheqësit të tij të
pazevendësueshëm, pasi në kohen e shokut Tito ka ngrene me lugë floriri shoku
Qose dhe mbase shoku Tito dhe vëllezërit serbë e kanë paguar shumë më tepër se
populli i Kosovës.
E kanë paguar që të mos flasë e shkruajë për masakrën e Tivarit, të mos flasë
për komunistët e Shqipërisë që masakruan e burgosën e zhdukën mijëra djem të
Kosovës që arratiseshin nga Kosova e vinin në Shqipëri.
Të mos flasë sepse ata komunistë që masakronin e vrisnin djemtë e Kosovës janë
aktivë sot në Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Të mos flasë as sot sepse komunistët shqiptarë ishin e janë kundër Kosovës.
Të mos flasë se Partia Socialiste e Shqipërisë ende i konsideron kosovarët miq
e kinezët vëllezër, apo rumunët vëllezër.
Të mos flasë se në programin politik të PS janë shkruar vetëm 54 germa për
Kosovën "Ndërtimi i një partneriteti shumëplanësh me shtetin e ri të Kosovës".
Të mos flaës se PS është në aleancë me armiqtë shekullorë të Kosovës dhe ato
armiq serbë e grekë po luftojnë bashkë me politikanin shokun Qose për ta sjellë
PS në pushtet në Shqipëri.
5 Shoku Qose politikan ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste
Jugosllave dhe një ndër arkitektet dhe çimentuesit e ngrehinës së vëllazërim
bashkimit jugosllav nën udhëheqjen e ndritur të shokut të lavdishëm Tito.
6. Shoku Rexhep Qosja ka qenë drejtor i Ibrahim Rugoves. Ia hiqte ditën e punës
Rugovës vetëm për shkakun se Rugova nuk i thoshte mirëmëngjes apo drekën e mire
dhe Rugova fliste me Pjetër Bogdanin dhe shoku Qose fliste me shokun Tito. Dhe
shoku Qosja ditën kur jepeshin rrogat linte çdo punë dhe vëzhgonte si do të
reagonte Rugova kur të marre rrogen. Rugova firmoste, i merrte paratë grumbull
dhe pa numëruar i rraste në xhep. Qosja kruante kokën dhe shkulte mjekrën nga
deshpërimi pse nuk po e përfill Rugova.
7. Qosja është i punësuar në gazetat e majta të Shqipërisë dhe paguhet shumë
mirë çdo muaj. Nuk e paguan Serbia. Nuk e paguajnë komunistët. Ka ardhë argat i
dreçit me sjellë komunistët e rinj në pushtet në Shqipëri për nostalgjinë që ka
për Enver Hoxhën të cilin e pati sjellë në pushtet shoku Tito i shokut Qose.
Shoku Qose erdhi në Tiranë si Tadici në Shkodër për të bërë të njëjtën punë që
po bën Tadici dhe Serbia, të njejtën punë që po bën Greqia, të njëtën punë që
po bëjnë komunistët e fundit në Europë që nuk përbëjnë as një të tretën e
politikanëve në Parlamentin Europian.
Shokut Qose i është premtuar një shumë e madhe parash dhe i është lëvruar që të
përkrahë PS kundër Sali Berishës në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.
Po ia shlyn borxhin PS meqë nuk pati takat ta priste kryetarin e PSSH në
Prishtinë.
Si mercenar po e justifikon honorarin që merr nga të majtët kundër të
djathtëve.
Si misionar politik komunist po vazhdon rrugën e shokut Tito që të mbajë
gjithmonë në pushtet në Shqipëri komunistët ose bijtë e tyre të nomenklaturës
së diktaturës.
Nuk dua ti besoj zërat që thonë se politikani shoku Rexhep Qose e ka
bashkërenduar me UDB dhe Serbinë vizitën dhe fushatën e urrejtjes kundër Sali
Berishës, fushatën kundër të djathëve shqiptarë që të rikthehën në pushtet
komunistët e rinj si Enver Hoxha i adhuruari i shokut Rexhep Qosja me leje e
porosi të shokut Tito (kush don të dijë më shumë, le të lexojë duke kërkuar në Google: "Rexhep në
letërsi e Qose në politikë"; ose "Rexhep Qosja i deshpëruar prej harrimit"; )