VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DEMOKRACIA SHQIPTARE DHE NDËRGJEGJËSIMI I ELEKTORATITNga GËZIM ALPION

                                                                                      

E Martë, 11.05.2024, 02:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DEMOKRACIA SHQIPTARE DHE NDËRGJEGJËSIMI I ELEKTORATIT
Nga GËZIM ALPION

E Enjte, 06.27.2013, 06:03am (GMT+1)



Pas përmbysjes së komunizmit, zgjedhjet e 23 qershorit 2013 janë pa dyshim ngjarja më e rëndësishme në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri. Megjithatë, këto zgjedhje nuk duhen shikuar si "˜Mbërritje'; ky është thjesht një fillim premtues. Demokracia jonë nuk u poq këtë verë; ajo sapo ka filluar të jap shenja se po hedh rrënjë të shëndosha.

Tani për tani, e majta shqiptare duket sikur ka fituar. Kushdo që të jenë fituesit, shpresoj që festimet të jenë sa më modeste dhe të mos zgjasin shumë pasi puna që i pret është marramendëse.

E djathta duket e shpartalluar aktualisht por kjo nuk duhet te na çudisë pasi, në shumë pika, Partia Demokratike ka vite që ishte shëndëruar në një shëmbëlltyre të frikshme të Partisë së Punës ku, me sa dukej, për gjithçka mendonte dhe vendoste Sali Berisha. Veçanërisht kohët e fundit, Berisha u rrethua nga një tufë servilësh (siç ndodh pothuajse me të gjithe drejtuesit e enteve politike në Shqipëri dhe Kosovë të cilët i konsiderojnë partitë që kanë trashëguar apo themeluar si pronë personale) të cilët, për hir të interesave personale, e mbulonin me lavde deri në çmenduri këtë udhëheqës "˜të lavdishëm', ashtu siç bënin dukur sejmenët me Zogun dhe militantët me Enverin.

Gabimi më i madh i së djathtës shqiptare, dhe në këtë drejtim ata nuk janë të vetmit mëkatarë, është se kujtuan se populli është një tufë delesh që mund ta drejtonin për nga lumi kurdo që donin të mos u lageshin këmbët.

Populli yne është gënjyer dhe zhgënjyer shpesh nga të ashtuquajturit prijësa largpamës në këta 100 vite të shtetit shqiptar. Megjithëse tani nuk jemi të pushtuar, dhe deri diku të pavaruar nga të huajt, ne shqiptarët akoma nuk jemi çliruar nga prangat e vetvetes.

Po ta lemë mënjanë patriotizmin folklorik për shpirtin e lirë të shqiptarit, inercia dhe indiferentizmi ynë ndaj shtetit mund të spjegohet deri diku me faktin që, më përjashtim të disa periudhave të shkurtëra, që nga pushtimi romak në shekullin e dytë para Krishtit, ne kemi qenë pothuajse gjithmonë nën sundimin e të huajve. Sindroma e pushtimit të pafund ka lënë pasoja në psikozën tonë, pasoja të cilat, edhe në demokraci, nuk mund të kurohet menjëherë, aq më tepër në një demokraci të cilën e shkulim më rrënjë sa herë që mbjellim fidane.

Kjo është arsyeja që çdo idealist apo aventurier që është angazhuar në politikën shqiptare në 100 vitet e fundit e ka pasur të lehtë të vetë-shpallet monark apo të konsiderohet nga pasuesit si i tillë në një kohë kur monarkizmi u shpërbë apo vazhdon të vegjetojë si anakronizëm në demokracitë perëndimore.

Është fatkeqësi që të tre figurat dominuese në shekullin e parë të shtetit shqiptar Zogu, Hoxha dhe Berisha nuk patën sensin e frenimit të vetvetes në çastet e duhura në mënyrë që kontributi që dhanë në momente të caktuara të karierës së tyre politike në dobi të atdheut të mos ventitej nga veprimet e tyre të dënueshme dhe me pasoja për politikën shqiptare dhe kohezionin shtetëror dhe kombëtar.

Rezultatet e 23 qershori nuk janë meritë thjesht e së majtës; e majta do të ketë kohë të dëshmoj nëse e justifikon mandatin i popullit. Tani për tani, më tepër se një votëbesim për të majtën, 23 qershori është një protestë ndaj një klike që e bëri markë të sajën ligjerimin hipokrit dhe konjuktural për një numër çështjesh sa sensitive po aq edhe të parelizueshme tani për tani si në planin shtetëror ashtu dhe atë kombëtar, me të vetmin qëllim që të përjetësonte qëndrimin e saj në pushtet.

Kjo klikë i dha nje konotacion negativ dhe thellësisht zvetnues vetë konceptit "˜demokraci' të cilin ajo e përvetësoi eksklusivisht. Kjo është një ndër arsyet kryesore që demokracia për ne shqiptarët akoma vazhdon të mbetet një ideal amatoresk. Ska si të jetë ndryshe kur deri tani tërheqim këmbët zvarrë për të ndërtuar atë që do të na shërbej të gjithëve: një shtet funksionues juridik në të cilin askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

23 qeshori shënon fundin e një neo-diktature shqiptare deri diku me nota fashiste. Shteti shqiptar në dy dekadat e fundit, veçanërisht që nga zgjedhjet e vitit 2005, është bërë fortesa e bajraktarizmit parochial ku mbretëron mendësia fisnore, arroganca neveritëse dhe një tendencë e rrezikshme për të rishkruar historinë. Ne pothuajse jemi mësuar ta konsiderojmë si normale anormalen, dhe kemi humbur shpresën se kriminelët, kushdo qofshin, do të gjykohen dhe ndëshkohen sipas ligjeve.

E djathta shqiptare vërtet tani është në krizë por ky duhet të jetë edhe një moment zgjimi për pjesën e shëndoshe dërmuese në rradhët e saj që të distancohet nga elemetë të papërgjegjshëm dhe kriminel. Elemente të tillë aktualisht gjenden edhe në radhët e së majtës, disa nga të cilët fatkeqësisht edhe mund të marrin poste në qeverinë e re. Politika shqiptare është akoma një pellg i ndotur në të cilin, edhe për disa vite, elementë të korruptuar do të vazhdojnë të hiqen me paturpësi si engjëj ndërsa të ndershmërit do të përlyhen pa dashur ose me dashakeqësi me të pakorigjueshmit.

Tani që zgjedhjet përfunduan, do të jetë me interes të mësojmë se sa deputetë do të begendisin të shkojnë në zonat e tyre për tu takuar me elektoratin rregullisht çdo javë dhe çdo muaj siç bëjnë kolegët e tyre në perëndim, sa deputetë do ta tregojnë me fakte se janë përfaqësues të të gjithë banorëve të zonave që përfaqësojne dhe jo vetëm të atyre që simpatizojnë të majtën apo të djathtën, sa deputetë do ta ngrenë zërin në Parlamentin e ri për të kërkuar investime për zonat e tyre, veçanërisht për krahinat e largëta që janë lënë kaq shumë pas dore sa nuk dallohen nga zonat më të varfëra të Afrikës, dhe sa deputetë do të kenë kurajon t'iu thonë drejtuesve të shtetit dhe partive të tyre se, po qe se nuk mbahen premtimet elektorale, ata do te japin dorëheqje.

Më 23 qershor, me vullnetin e tij të lire, elektorati i dhe një mësim të mirë të djathtës që uroj të shërbej si një paralajmërim i hershëm edhe për të majtën. Është në dorën e klasës politike shqiptare që të nxjer sa më herët mësimet e duhura nga ky termet elektoral.

Katër vite kalojnë shpejt dhe populli shqiptar, që ka kujtesë të gjatë, po çlirohet dalë nga dalë nga vargojtë e vetvetes.


GËZIM ALPION


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DHUNA KUNDËR FEMRAVE NJË EPIDEMI BOTËRORENga FRANK SHKRELI (06.26.2013)
SA E LEHTË PASKA QENË TË RRËZOJMË BERISHËNNga MENTOR KIKIA (06.26.2013)
DIPLOMACI VIZIONARENga SHABAN MURATI (06.25.2013)
FLETËSHËNIM NGA SIRIANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.23.2013)
RËNDËSIA E VOTËS – 23 QERSHOR, 2013Nga FRANK SHKRELI (06.21.2013)
SALI BERISHËN NUK E SHPËTOJNË DOT RRUGËT DHE TUNELETNga MENTOR KIKIA (06.20.2013)
Barometri diplomatikNË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO "SHQIPËRIA E MADHE", JO!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.20.2013)
PËRPARA DREJT FITORESNga RESHAT KRIPA (06.19.2013)
Gjaku, rrënjët dhe trualliA JANË SHQIPTARËT RRËNJËSHKULUR?Nga GANI MEHMETAJ (06.19.2013)
100-VJETORI I INAUGURIMIT TË PRESIDENTIT WOODROW WILSON"Një zë do të kem në Konferencën e Paqës dhe atë zë do ta përdor në mbrojtje të Shqipërisë." Presidenti Woodrow WilsonNga FRANK SHKRELI (06.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]