VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LIRIA E MEDIAS NË EUROPËN JUGLINDORE - MEDIA E LIRË SI TMERRI I TIRANËVE DHE DASHAMIRËSE E POPULLITNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.09.2024, 11:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LIRIA E MEDIAS NË EUROPËN JUGLINDORE - MEDIA E LIRË SI TMERRI I TIRANËVE DHE DASHAMIRËSE E POPULLIT
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 09.10.2013, 08:00am (GMT+1)




Javën që vjen, Zyra e Përfaqësuesit Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE-së), që merret me lirinë e medias, në bashkëpunim me zyrën e kësaj organizate në Shqipëri, organizon konferencën e tretë të saj të radhës në Tiranë.

OSBE-ja njofton se Konferenca mbi gjendjen e medias në Europën Juglindore është e treta e radhës e këtij lloji ç'prej vitit 2011, që mbahet për të diskutuar gjendjen e medias në përgjithësi dhe të lirisë së medias në veçanti në vendet e Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Në njoftimin e konferencës së radhës që do të mbahet me 18 deri më 20 Shtator në kryeqytetin shqiptar, thuhet se gjatë dy viteve të fundit, gjëndja e lirisë së medias në vendet e Europës Juglindore, "jo vetëm që nuk ka bërë asnjë përparim, por në të vërtetë është keqësuar dukshëm."

Në paralajmërimin e konferencës së Tiranës mbi lirinë e shtypit në vendet e Europës Juglindore javën që vjen, thuhet se, "raportet nga këjo zonë flasin për përpjekje për të shuar zërat kritikë'' në media, dhe vazhdon duke thënë se në këtë rajon, "flitet për raste ku autoritetet përzihen duke futur hundët në punën e gazetarëve, si dhe nënvijohen rrethana ku miratohet legjislacioni ose raste ku ligjet ndryshohen mbrenda 24 orësh, për të bërë më të vështirë lirinë e të shprehurit dhe lirinë e medias", duke penguar kështu përparimin që duhet bërë tanimë në këtë fushë. Zyra e Përfaqsuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, deklaron botërisht se ka ardhur koha se ''diçka duhet bërë" në lidhje me këtë situatë të lirisë së medias, ose mungesës së saj.

Konferenca për Lirinë e Medias në Europën Juglindore, që mbahet çdo vit në një vend të ndryshëm të këtij rajoni, sipas njoftimit, sjellë ekspertë të njohur në këtë fushë, nga rajoni dhe më gjërë, duke krijuar kështu një platformë për dialog mbi sfidat e tanishme, me të cilat përballet liria e medias, si dhe për të biseduar mbi hapat që duhen marrë për përmirësimin e kësaj gjëndjeje.

Sipas njoftimit të OSBE-së, konferenca e Tiranës do të diskutojë zhvillimet më të rëndësishme me të cilat përballet sot media si dhe sfidat e mëdha në fushën e lirisë së medias në vendet e Europës Juglindore, duke përfshirë ndër të tjera, rregulloret, çështjet didgjitale, lirinë e internetit, vet-censurimin nga gazetarët, zbatimin e legjislacionit mediatik dhe transparencën në vet radhët e medias.

Në konferencën e parë të OSBE-së mbi Lirinë e Medias në Europën Juglindore, që u mbajt në Sarajevë në tetor, 2011 u miratua Deklarata e titulluar, "Në Rrugën Drejt Lirisë së Medias". Deklarata, ndër të tjera, theksoi se "liria e të shprehurit është një e drejtë themelore e njeriut dhe njëra ndër shtyllat kryesore të qeverisjes së mire dhe e funksionimit të shtetit ligjor". Deklarata, "ripohon rëndësinë themelore të lirisë së të shprehurit dhe lirisë së medias përfshirë parimet e pavarësisë, pluralizmit dhe shumëllojshmërisë, si mjete jetike në mbrojtje të të gjitha të drejtave të tjera, që janë gurthemeli i demorkacisë dhe zhvillimit shoqëror". Deklarata e Sarajevës, e miratuar nga përfaqsues të vendeve të Europës Juglindore tre vjetë më parë, thekson gjithashtu se "vetëm media që është me të vërtetë e pavarur nga pikëpamja politike, redaksionale dhe ekonomike, mund të luaj rolin kyç që i takon në një shoqëri demokratike.'' Në deklaratën e miratuar nga të gjithë, thuhet gjithashtu se roli i medias është që të funksionojë si të thuash si një kujdestare dhe mbikqyrëse e punëve të qeveritarëve dhe të biznesit dhe të informojë publikun mbi aspektet e rëndësishme të jetës, në mënyrë të drejtë dhe pa marrë anën e asnjerës palë. Duke pasqyruar gjithashtu pikëpamje të ndryshme, me qëllim që të mundësojë individët dhe shoqëritë që të marrin vendimet e tyre, bazuar në informacione të sakëta dhe të paanëshme, kur zgjedhin dhe vlerësojnë punën e qeverive të tyre.

Zbatimi i plotë i këtyre parimeve për lirinë e gjithanëshme të medias në zonën e Evropës Juglindore, nuk ësht askund më i nevojshëm se sa në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare në Ballkan, ku media është aq e influencuar nga partitë politike dhe interesa të ndryshme ekonomike e të tjera. Zbatimi i këtyre parimeve për zhvillimin e një medias vërtetë të lire, nuk do të ndodhë për derisa, jo vetëm interesat e ndryshme politike dhe ekonomike por edhe vetë gazetarët nuk kuptojnë ose nuk duan të kuptojnë se pa liri të plotë të fjalës dhe të medias, nuk ka as demokraci të vërtetë as zhvillim normal të shoqërisë.

Le të shpresojmë që konferenca e Tiranës të jetë një hap përpara në "Rrugën Drejtë Lirisë së Medias" në trojet shqiptare, dhe të mos jetë vetëm një konferencë e sponsorizuar nga ndërkombëtarët (kësaj radhe nga Holanda) për të biseduar mbi teoritë e lirisë së medias dhe jo mbi zbatimin serioz të standardeve dhe praktikave ndërkombëtare të lirisë së medias, larg influencave politike e partiake. Këjo është një sfidë me të cilën përballen Shqipëria, Kosova , si dhe vendet e tjera të Europës Juglindore, në përpjekjet e tyre për integrim europian, pasi këto janë sfida dhe rregulla të "klubit'' të përcaktuara, jo vetëm nga OSBE-ja, por edhe nga Bashkimi Europian, për të garantuar pra, pluralizmin dhe lirinë e plotë dhe të pa penguar të medias, si dhe zhvillimin normal të demokracisë.





Media e lirë, tmerri i tiranëve, dashamirëse e popullit

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikPRO ET CONTRA SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËSNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.10.2013)
NË PRITJE TË KRYEMINISTRIT EDVIN RAMANga SAMI REPISHTI (09.09.2013)
LUFTË E NJËJTË, VEND I NDRYSHËMNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.09.2013)
FLAMURËT NË GJYSMËSHTIZË...Nga LEBIT MURTISHI (09.09.2013)
A ËSHTË BRITANIA NJË ISHULL I VOGËL?Nga SHABAN MURATI (09.09.2013)
IRANI ËSHTË PËRPARËSIA REALE AMERIKANE NË LINDJEN E MESMENg IAN BREMMER, Reuters (09.08.2013)
Barometri diplomatikBEOGRADI KUNDËR IDENTITETIT DEMOKRATIK TË EVROPËS DHE TË KOSOVËSNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.06.2013)
SIRIA NUK ËSHTË KOSOVËNga JAMES RUBIN, New York Times (09.06.2013)
DEBATI MBI NDËRHYRJEN NË SIRINga FRANK SHKRELI (09.04.2013)
Barometri diplomatikHEQJA E LOGOS - AKT VULLNETAR ANTISHTETËROR DHE VETËMOHUES! - PO BEOGRADI A DO TË PRANONTE HEQJEN E LOGOS SË SERBISË NË PRESHEVË, NË BUJANOC DHE MEDVEGJË?Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]