VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nderim atyre 1 milionë shqiptarëve që përfaqësuan kombin shqiptar pa kufij dhe vazhdimësinë e Rugovës - Nga Elida BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 11.12.2024, 02:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Nderim atyre 1 milionë shqiptarëve që përfaqësuan kombin shqiptar pa kufij dhe vazhdimësinë e Rugovës - Nga Elida BUÇPAPAJ
E Enjte, 01.22.2009, 09:41am (GMT+1)

Sot u bë 1 vit qëkur Ibrahim Rugova na vëren prej qiellit ne që jemi të përkohshëm në këtë botë. Ndryshe nga një vit më parë, kur Prishtina ishte kallkan nga akulli, dhe temperaturat ishin dhjetë gradë nën zero, sot Prishtina dhe Kosova është e mbuluar nga një diell pranveror që është si një kundërshti gati hyjnore me natyrën e dimrit.

U bë 1 vit që Zoti vendosi të na e marrë Ibrahim Rugovën, duke krijuar një mungesë të pazëvendësueshme mes shqiptarëve të të gjitha trojeve. Vetëm kur Rugova iku, atëhere Shqiptarët e kuptuan peshën që kanë liderët e mëdhenj, të cilët i bëjnë kombet të mëdhenj. Vetëm atëhere Shqiptarët e kuptuan më qartas mungesën e peshës të politikanëve të ditës, të postRugovës, cilët mjerisht nuk e mbushin dot vendin e Ibrahim Rugovës, duke e bërë edhe më të ndjeshme e të prekshme mungesën e tij. Sado që politikanët e ditës përpiqen ta mbushin këtë boshllëk enorm, duke përmenduar emrin e tij, apo duke u shpallur si pasues apo vijues të tij, këto deklarime ngjajnë si flluska sapuni, ndërsa  i merr me vete ky fllad pranveror janari, që ne të gjallëve na i mbush mushkëritë me ajër dhe mendime të kthjellëta. Ndoshta këtë përjetim transparent na e dërgon Ibrahim Rugova prej lart, që të mos trishtohemi prej kësaj zagushie politike që ka pllakosur Kosovën, pasi një komb që nxjerr nga gjiri i tij liderë të kalibrit të tij, do të ketë mundësi që të nxjerrë edhe pasues të tij.

Në përvjetorin e largimit të Rugovës nuk dua që t'i jap udhë pezmit dhe pikëllimit i cili na i pushtoi zemrat më 21 Janarin e 2006, por dua t'i jap udhë nderimit të atyre 1 Milion shqiptarëve, të cilët në acarin e një dimri akullnajor, erdhën nga të katër anët e trojeve shqiptare dhe nga të katër anët e botës, ku është e ngulur diaspora shqiptare, për t'i dhënë fjalën liderit kombëtar, se vepra e tij do të vazhdohet nga pasues të denjë në pandalshmëri dhe përhershmëri, ashtu siç do të jetë në përhershmëri dhe pandalshmëri kombi i

Shqiptarëve.

Unë jam e lumtur sot, se ndërsa jam krejt e pafuqishme dhe nuk mund të bëj asgjë për të ringjallur Rugovën, jam e sigurt se në atë lumë madhështor të atyre shqiptarëve që na u gjendën në ditët e ngricës kombëtare, që shkakton ikja e liderit, do të gjenden edhe trashëgimtarët e Rugovës. Prandaj e dua aq shumë atë oqean të pafund shqiptarësh, nga të gjitha trevat ku i ka shtrirë rrënjët kombi shqiptar, të cilët pa marrë parasysh asgjë erdhën dhe i dhanë nderimet e fundit liderit të tyre, si prova më e sigurt se do të jenë në gjendje që të mos gabojnë për të gjetur edhe vazhduesit e tij.

Një vit pak ikjes dramatike të Rugovës, kur Shqiptarët kishin më tepër se kurrë nevojë për filozofinë e tij shtetbërëse, kur jemi veleritur aq shumë nga politikat e politikanëve të vegjël, mendjen ma kthjellon ai oqean i ndritshëm shqiptarësh që shkëmbyen dhimbjen e ndërsjelltë  me Rugovën, ndërsa ata po mbeteshin pa të dhe ai pa ata.

E dua deri në dhimbje këtë oqean të shkëlqyer shqiptarësh, që në atë janar të akullt, shkëmbyen amanetet e fundit me liderin e kombit, në prag të rrugëtimit të tij për në banesën që na pret të gjithëve, dhe meqë kjo banesë është e pashmangëshme për çdokënd dhe nuk përjashton askënd, Zoti na kërkon të jemi sa më njerëz, sa më njerëzorë, na kërkon që sa jemi në këtë tokë të duhemi, që derisa jemi në këtë botë, këtë privilegj duhet ta vëmë në shërbim të dashurisë ndërshqiptare, dhe jo në shërbim të politikave të ditës, të cilat janë efemere, dritëshkurtëra, mendjeshkurtëra dhe të verbërta.

Por, ndryshe nga një vit më parë, kur ngashërimet nuk më linin që t'i shkruaja rreshtat e ndarjes me liderin kombëtar, sot jam e kthjellët dhe transparente. Ndoshta këtë kthjellësi na e dërgon Ibrahim Rugova nga qielli, bashkë me të gjithë shqiptarët e mëdhenj që sot i mungojnë atdheut, duke ma mbushur zemrën me shpresë, dhe duke më bërë që ta kthej mendjen tek ai oqean i dritshëm shqiptar, që nuk u ndal asnjë çast ato ditë të kallkanta, për t'i thënë besën liderit të kombit, se nuk do ta tradhëtojnë kurrë vizionin e tij politik, dhe filozofinë e tij bashkuese dhe humaniste. Andaj, sot këto fjalë po ua dedikoj atyre 1 Milion shqiptarëve, të cilët përfaqësuan zemrat e 10 milionë bashkëkombësve në trojet etnike, që bëhen 20 milionë me bashkëkombësit e diasporës shqiptare, e cila përbën zemrën e shqiptarizmës nëpër botën Perëndimore.

Ky oqean shqiptarësh është trashëgimia e Ibrahim Rugovës. Ky oqean shqiptarësh është ardhmëria që na la Ibrahim Rugova. Tek ky oqean shqiptarësh unë shoh vazhduesit e rrugës së tij dritbërëse për të gjithë kombin. Ky oqean shqiptarësh ishte providenca e Ibrahim Rugovës kur ishte gjallë. Ky oqen shqiptarësh është providenca e vetë fatit të shqiptarëve në përherësi. Rugova s'është më, por ky oqean njerëzor shqiptarësh është, çka do të thotë se Rugova jeton tek zemrat e tyre milionëshe. Por natyrisht jo tek zemrat e politikanëve efemerë, të cilët ndërsa Rugova nuk jeton më, vazhdojnë që të mbeten në hijen e kohës kur ai ishte gjallë. Vetëm me një ndryshim të madh, sepse ndërsa prania e Rugovës i shpëtonte nga ballafaqimi me oqeanin e dritshëm të shqiptarëve, mungesa e Rugovës e ka zbuluar skajshmërisht boshësinë e tyre, që bëhet edhe me e theksuar dhe më e pashme në dritën e këtij dielli pranveror janari, që Rugova na e ka dërguar nga lart si shenjë për të na ngrohur nga ngricat e boshllëkut, të cilat gjithësesi nuk mund të jenë assesi më të akullta se ngricat e janarit 2006, që i shkriu ai oqean njëmilionësh diellor i shqiptarëve, gjatë kontaktit të fundëm tokësor me Rugovën, kur shkëmbyen mesazhet e fundit, për të siguruar njëri-tjetrin se do t'i mbeteshin besnik deri në fund ëndërrës të bukur të lirisë, duke u bërë mbrojtës të saj nga qielli dhe toka.

 

 

 Ky editorial është shkruar me rastin e 1 vjetorit të vdekjes të Ibrahim Rugovës

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
We Albanians miss George W.Bush - Ne Shqiptarëve na mungon George W. Bush  Nga Elida BUÇPAPAJ (01.19.2009)
"LQSHA-AACL-Person i Vitit" - 20 vjet LQSHA ose Joe e Shirley DioGuardi dhe jubileu i lobimit shqiptar në Washington D.C.  - Nga Elida BUÇPAPAJ (01.14.2009)
Zekeria Cana ose pleqnari i madh i modernitetit tonë (01.11.2009)
Vdiq Zekeria Cana burrë i shquar i Kosovës dhe kombit (01.11.2009)
Wall Street Journal: Travajet e Ballkanit: Perëndimi i dha fund luftës, tani është koha të sigurojë paqen (01.09.2009)
Veriu i Mitrovicës është përgjegjësi e plotë e KFOR-it dhe EULEX-it (01.06.2009)
Më 2009 si më 2008 Kosova Sfidë Shqiptare (12.31.2008)
Pyetja është sa janë të pranishëm strukturat joparalele në Veriun e Mitrovicës (12.29.2008)
Ligji i Spiunëve nuk i cënon marrëdhëniet me Amerikën (12.24.2008)
REKUIEM PËR DOSJET E SIGURIMIT  (12.16.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]