Jetoi për një ëndërr dhe u largua nga jeta pa e parë të realizohej! Kjo është fjalia e parë që të vjen në mendje kur merr vesh lajmin e hidhur për mikun dhe kolegun çam, shkrimtarin Bedri Myftari. Edhe ky një largim tjetër i pangushëllueshëm!
Me Bedri Myftarin jemi njohur diku në verën e vitit 1973. Nga ndërmarrja në Tiranë, ku ishte punëtor, dërgohej me shërbim për një periudhë të shkurtër në kantjerin e hidrocentralit të Fierzës dhe përfitonte nga kjo për t'u njohur me kolegët tropojanë të penës. Ashtu si të gjitha njohjet e kësaj natyre, unë e kam të gjallë këto 40 vjet edhe njohjen me Bedriun, një nga premtimet më të mëdha të letërsisë shqipe të kohës, një nga ndërprerjet më të dhimbshme e më të dëmshme që i janë bërë kësaj letërsie. I kam të gjalla mbresat nga shtrëgimi i duarve me duart e tij të ashpra, plot kallo.
Dashamirësia dhe çiltërsia ndaj kolegëve, lirizmi dhe tejpashmëria e krijimtarisë së Bedri Myftarit në prozë e poezi mbeten të pandryshuara asnjëherë pavarësisht burgut politik, përndjekjes politike, ndalimit të botimit për rreth njëzet vjet. Në këto vite të ndalimit të komunikimit me lexuesin, goditje edhe më e rëndë për një krijues se edhe vetë burgu politik dhe përndjekja prej regjimit dhe kalecëve e spiunëve të tij, Bedri Myftari mbeti, pra, njeriu i njëjtë dhe shkrimtari i njëjtë. Dhe mbeti një nga ata krijues të paktë të kohës së diktaturës, ndoshta edhe të kohëve të diktaturave, prej të cilëve miqtë dhe kolegët nuk patën asnjë të keqe, ndanë me të vetëm gëzimin krijues dhe dashamirësinë e tij të pashoqe krijuese. (Sepse rrallëkush nga krijuesit mund të gëzohej aq çiltërsisht për sukseset e kolegëve sa gëzohej Bedri Myftari!). Të mos harrojmë kurrë - diktaturat janë kohët kur me lehtësinë më të madhe në botë mund të bësh keq, pavarësisht se kush je ti në jetë.
Talenti i ndaluar i Bedri Myftarit në diktaturë ishte letërsia. Ëndrra e ndaluar e Bedri Myftarit në diktaturë ishte Çamëria. Me fundin e Luftës së Ftohtë dhe hapjen e Shqipërisë ndaj botës, tek Bedri Myftari shpërthyen fuqishëm, kush më shumë se tjetra, të dyja, letërsia dhe Çamëria. Ishte pikërisht kjo kohë kur Bedriu vinte tek unë në gazetën "Drita" jo vetëm me krjimet e tij dhe me shqetësimet e tij për vendlindjen, por edhe rikthente mikun dhe kolegun e tij çam Namik Mane dhe, nëpërmjet tij, ringjallte tek shqiptarët Bilal Xhaferrin, kur ne botonim poezitë e martirit çam nga fletoret e varrosura rreth një çerek shekulli më parë.
Fati do e sillte që me Bedri Myftarin të punonim së bashku në gazetën "Kosova", ku unë do të isha kryeredaktori i parë, pra themeluesi i gazetës. Bedriu do t'i kushtohej tërësisht temës çame. Por do të kishte edhe një rubrikë të rregullt grotesku për jetën e Bllokut. Gazeta do të thyente një varg tabush. Dhe Bedriut nuk i luante qerpiku i syrit ndaj reagimeve, sidomos në qarqet tradicionale letrare. Sado një periudhë e shkurtër kjo në gazetën "Kosova" do të shërbente shumë për të forcuar njohjen dhe miqësinë tonë. Më vonë Bedriu do të punonte në shtypin e Partisë Demokratike, me shtypin çam, me shtypin e emigracionit, do të provonte edhe jetën në mërgim, do të merrej me mbarëvajtjen e jetës familjare, me plot e plot sfida të panumërta të jetës. Por kryefjalë e kryefjalëve të jetës së tij dhe të krjimtarisë së tij do të mbetej Çamëria.
Një episod i vogël sa dhe domethënës për këtë: Viti 1992. Në Tiranë vinte kryeministri grek Konstandin Micotaqis. Do të takohej me homologun Aleksandër Meksi. Do të ishte hera e parë pas më së gjysmë shekulli që hapej zyrtarisht çështja çame. Pas takimit mes kryeministrave, do të mbahej konferenca e tyre e shtypit në Pallatin e Kongreseve. Punonjësit e protokollit shtetëror kishin bërë çmos për të shmangur ardhjen e Bedri Myftarit, i cili, në çdo konferencë shtypi me zyrtarë të lartë perëndimorë, bënte pyetje rreth çështjes çame. Bedriu, absolutisht pa rënë në sy, kishte arritur të depërtonte dhe vetëm kur, për befasinë më të madhe, u ngrit dhe kërkoi mikrofonin për të drejtuar pyetjet e tij për Çamërinë.
Të thuash se Bedri Myftari është çam, është shkrimtar çam, gazetar çam, intelektual çam është gjëja më e pakët, gjëja më e vogël, konstatimi më i thjeshtëzuar në botë. Ndoshta më tepër se shumëkush prej çamëve, në histori dhe në bashkëkohësi Bedri Myftari është një vizion i Çamërisë së tij, Bedri Myftari është Çamëria vetë. Prandaj është e rëndë, tejet e rëndë të mendosh se Bedri Myftari është ndarë nga jeta. Është tejet e pamundur të mendosh se një jetë e jetuar për një ëndërr, për Çamërinë e tij, të mbyllet pa e parë të realizohet kjo ëndërr e tij.
Miku dhe kolegu Lazër Stani, duke dhënë në facebook lajmin për ndarjen e Bedri Myftarit nga jeta, postonte edhe poezinë e tij "Sonte", të shkruar plot 50 vjet më parë, ku veten Bedriu e identifikon me një lot malli çam, që pas shumë metamorfozave, secila më lirike dhe tragjike se tjetra, ai shpreh dëshirën e tij të jetës, tashmë të pasjetës: "Të qëndroja mbi qiellin e Çamërisë,/ Yll shprese..." Le të jetë për njerëzit e tij, për ne miqtë dhe kolegët e tij, për bashkëndrrimtarët e tij, për bashidealistët e tij, sadopak ngushëlluese kjo dëshirë e përtërirë e Bedri Myftarit, që ai të shndërrohet në një Yll shprese për Çamërinë e tij, për Çamërinë tonë.
Një nga tregimet e Bedriut mban titullin "Vjeshtat qajnë". Dhe mbyllet me fjalinë: "Ja pse vjeshtat qajnë". Ja pse qan, pra, kjo vjeshtë e fundit e mikut tonë dhe kolegut tonë Bedri Myftari. Ja pse qajnë vjeshtat për ata që ikin pa i realizuar ëndrrat e tyre, aq më tepër pa realizuar ëndrrën e tyre të ëndrrave, si për këtë ikje të Bedri Myftarit, duke lënë prapa pikërisht ëndrrën e tij të jetës: Çamërinë e çamëve të saj!
Realizimi sa më i shpejtë i kësaj ëndrre do të ishte pikërisht sot i vetmi ngushëllim për mikun tonë, kolegun tonë Bedri Myftari, në ditën e parë të pasjetës së tij.
--
SONTE
Poezi nga BEDRI MYFTARI
Sonte doja të isha lot malli
Në sytë e çamëve,
Të rridhja
Në mjekrrat e ashpra të burrave,
Në faqet e kuqe të nuseve,
Në gushat e bardha të vajzave,
Dhe pastaj të avulloja,
Të ngrihesha si re hapsirave,
Erërat e veriut të më shtynin drejt jugut,
Të ndalesha mbi Çamëri,
Toka dhe qielli të elektrizoheshin nga malli.
Të kulloja nga lart si shi,
Lotët e nënave,
Lotët e motrave,
Lotët e nuseve.
Të shuaja mallin e zhuritur,
Të trojeve tona të lashta.
Të laja eshtrat e të rënëve,
Që i shkel këmba e zervistave,
Të qëndroja mbi qiellin e Çamërisë,
Yll shprese...
1963
--
©
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am
COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 09.15.2013, 09:50am
Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am
TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm
SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.28.2013, 09:42am
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 06.16.2013, 07:12am
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©