VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPËRIA DHE ARMËT KIMIKE TË SIRISËNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 06:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHQIPËRIA DHE ARMËT KIMIKE TË SIRISË
Nga FRANK SHKRELI

E Hënë, 11.11.2013, 10:25pm (GMT+1)


Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë është një proces që ka filluar Shtatorin që kaloi, i shtyrë nga disa marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë edhe rezolutën 2118 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila detyron Sirinë të shkatërrojë armët kimike si edhe fabrikat për prodhimin e këtyre armëve. Në bazë të një marrveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Siria pranoi se do të shkatërrojë të gjitha armët kimike dhe programin për prodhimin e tyre deri në mesin e vitit 2014. Këjo marrveshje, siç dihet, mënjanoi sulmet arjore kundër Sirisë, sulme të cilat Washingtoni kërcënoi se do t'i ndërmirrte pas një sulmi me armë kimike në periferi të Damaskut, nga icili gjetën vdekjen qindra civilë. Thuhet se shaktërrimi i këtyre armëve kimike në Siri, e cila është zhytur në një luftë të thellë civile, është tepër i rrezikshëm në kushte lufte dhe si rrjedhim po kërkohet një vend, jashtë Sirisë, ku të transportohen këto armë për shkatërrim. Ndërkohë që shumë vende janë duke ofruar fonde the ekspertë për shaktërrimin e këtyre armëve, asnjë vend ende nuk ka vendosur që të pranojë shkatërrimin e tyre në territorin e vet.

Shtetet e Bashkuara, si vendi që po kryeson këtë përpjekje, kanë thënë se kanë kontaktuar një numër vendesh që mund të jenë të gatëshme të pranojnë vendosjen e mjeteve për neutralizimin dhe shkatërrimin e këtyre armëve shumë të rrezikshme, përfshirë Shqipërinë, Belgjikën, Francën dhe Norvegjinë. Këtë e vërtetoi edhe një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme belge i cili i tha agjencisë së lajmeve AFP se "Shtetetet e Bashkuara ''kanë mbajtur një takim eksplorues në fillim të tetorit me Belgjikën, Francën, Shqipërinë dhe Norvegjinë për të parë se çfarë kapacitetesh ka secili vend për shkatërimin e armëve kimike", të Sirisë.

Gazeta, norvegjeze, Norwej Post citon Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Norvegjisë të ketë thënë se një grup ekspertësh është duke studiuar mënyrat se si vendi i tij mund të ndihmojë në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë dhe nëse një gjë e tillë është e mundur të realizohet në Norvegji. Ministri i jashtëm norvegjez, Borge Brende tha çështja e armëve kimike të Sirisë ishte subjekt i takimit që ai pati javën e kaluar me Sekretarin Amerikan të Shtetit Xhon Kerri. Ministri norvegjez shtoi se ajo që është e rëndësishme është që armët kimike të transportohen jashtë Sirisë dhe të shkatërrohen.

Shtetet e Bashkuara, si vendi që po kryeson përpjekjet për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, kanë kontaktuar ndër vende të tjera edhe Shqipërinë. Edhe në të kaluarën, Shqipëria u është përgjigjur pozitivisht kërkesave të Amerikës, siç ishte rasti i pranimit të të burgosurve Uigir nga Guantanamo, të cilët nuk mund të këtheheshin në Kinë, dhe kohët e fundit Shqipëria u ofroi strehim nja 210 anëtarve të grupit dissident Iranian. Megjithëse, sipas Global Security Newswire, që citon një burim të Kombeve të Bashkuara, ishte Rusia ajo që e para kontaktoi Tiranën zyrtare në lidhje me këtë kërkesë, përsëri Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë aleatës së saj pranë Adriatikut që të studiojë mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë Brenda territorit të saj. Këjo kërkesë drejtuar Tiranës zyrtare u njoftua nga Administrata e presidentit Obama dhe u vërtetua njëkohsisht edhe nga zyrtarët më të lartë të Shqipërisë. Ndërsa Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të shtetit, Xhon kerri, Ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati tha për median shqiptare se në lidhje me këtë çështje nuk ka vend për alarm, pasi sipas tij, nuk është marrë ndonjë vendim dhe se as nuk po zhvillohen bisedime teknike në lidhje me këtë subjekt. Ndërkaq, për këtë çështje u prononcua edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në një intervistë televizive vuri në dyshim mundësitë e vendit të tij për të shkatërruar armët kimike siriane, por Shqipëria, shtoi ai, si "anëtare e NATO-s duhet të marrë përgjegjësitë që janë në gjëndje të mbajnë supet e saj". Në të vërtetë, Shqipëria ka përvojë në këtë fushë, pasi është vendi i parë në botë, i cili me ndihmën financiare dhe teknike të Shteteve të Bashkuara, vite më parë, ka shaktërruar të gjithë arsenalin e e saj të armëve kimike, në përputhje me Koncventën e Armëve Kimike.

Megjithë deklaratat e mësipërme të zyrtarëve shqiptarë, gazeta amerikane Los Angjeles Tajms citon një zyrtar europian i cili është në dijeni të bisedimeve dhe kontakteve mbi këtë çështje, t'i ketë thënë gazetës amerikane se, "Nga Shqipëria ka patur disa shënja pozitive", por megjithëkëtë, ''kjo është një çështje tepër sensitive atje." Ndërkaq, gazeta Los Angjeles Tajms citon ish-ambasadorin e Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, Adrian Neritanin, tani avokat në New York, se Shtetet e Bashkuara shpenzuan $45 million dollarë për shkatërrimin e 18 ton gaz helmues të Shqipërisë të kohës së regjimit komunist dhe sipas tij shkatërrimi i arsenalit shumë të madh të armëve kimike të Sirisë do t'i sillte Shqipërisë fonde dhe mjete të reja nga Perendimi. Për këtë qëllim, shtoi ish-ambasadori shqiptar, "natyrisht ka fonde, megjithëse nuk dihet shuma e tyre....por nëqoftse këjo është një mënyrë që Shqipëria të ofrojë ndihmën e saj dhe të tregojë se është një anëtare e denjë e komunitetit ndërkombëtar, pse jo?"

Por enti amerikan i lajmeve, Bloomberg News, thotë se edhe në qoftë se Shqipëria pranon kërkesën për shkatërrimin në territorin e saj të armëve kimike të Sirisë dhe në qoftë se ato mund të transportohen pa ndonjë problem, Shqipëria prapseprapë përballet me shumë probleme logjistike dhe të sigurisë, në qoftë se më në fund vendoset se aty do të shkatërrohen armët kimike të Sirisë. Bloomberg News thotë se, "Shqipëria është një vend i varfër. Bota duhej ta paguante mirë atë për realizimin e këtij qëllimi. Siguria dhe korrupsioni janë problem. Shqipëria është një qendër e kontrabandës dhe krimit të organizuar", thuhet në artikullin e agjencisë Bloomberg. Por megjithkëtë Bloomberg News thotë se përvoja e Shqipërisë në shkatërrimin e armëve të saj kimike gjatë dekadës së kaluar e bënë atë, në parim, "opcionin më pak të keq", ku mund të shkatërrohen armët kimike të Sirisë.

Armët kimike dhe shkatërrimi i tyre nuk janë lojë. Qeveria dhe shteti shqiptar duhet të jenë tepër të kujdesshëm në marrjen e vendimit të tyre në lidhje me këtë çështje aq serioze. Është për tu admiruar fakti se grupe organizatash civile po protestojnë duke kërkuar diskutim të hapur dhe transparencë te plotë në lidhje me mundësitë që ka Shqipëria për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, por për më tepër, mbi për pasojat e rënda që mund të rrjedhin nga një operacion i tillë.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KTHIMI I ILIR KERNIT NË SHQIPËRI SI DREJTOR I TOB Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.11.2013)
BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.10.2013)
DEMONSTRATË PËRPARA AMBASADËS AMERIKANE NË SHQIPËRI...? E TURPSHME, THJESHT EDHE TË MENDOHETNga BARDHYL UKCAMAJ (11.10.2013)
KËTË FUNDJAVË KINA DO TË SHPALLË TË ARDHMEN E SAJ EKONOMIKENga ANATOL KALETSKY, Reuters (11.09.2013)
SHQIPËRIA DHE KUADRI JURIDIK NDËRKOMBËTAR PËR ARMËT KIMIKENga AGRON ALIBALI (11.09.2013)
OPOZITA AS NË FACEBOOK ASNJË RRADHË PËR TRAGJEDINË E 7 VIKTIMAVE – ALTERNATIVA E VETME OSE SHTET LIGJOR DHE HUMANIST, OSE TË SHPORRET KJO KLASË POLITIKENga ELIDA BUÇPAPAJ (11.08.2013)
A KA VLERË JETA E NJERIUT NË SHQIPËRI?Nga FRANK SHKRELI (11.07.2013)
NE DUHET TA NDIHMOJMË LUGINËN KONKRETISHT[Letër publike kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edvin Rama.]Nga UK LUSHI* (11.07.2013)
A PO E DJEGIN SALI BERISHA DHE KLANET E PD-së LULZIM BASHËN!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.06.2013)
PRESIDENTI GREK, KAROLOS PAPULIAS, KUSHEDRINI IM?!Nga RAMIZ LUSHAJ (11.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]