Le
ta themi haptas - vendimi për të mos ia dhënë Republikës së Shqipërisë
statusin e vendit anëtar për në Bashkimin Evropian, edhepse i pritshëm
në një farë mase, nuk ka zgjuar aspak ndjenja të bukura tek Shqiptarët.
Shije
disi të baltimtë do të linte sidomos fakti që, për të kundërshtuar
kandidimin e Republikës së Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, në krye
të kësaj nisme mori trajtë një institucion lobues i përbërë nga tri
vendet më të fuqishme të këtij organizmi, përfshirë vendin e Tony
Blairit, si dhe të dy vendeve të tjera (pra, gjithësejt, deri tash, pesë
vende).
Ndoshta, më shumë se vendimi negativ, na befasoi
vrazhdësia e sjelljes së vendimmarrësve dhe e termave të përdorura që e
shoqëruan atë.
Ne, tashmë Republika e Shqipërisë dhe, herët a
vonë, edhe Republika e Kosovës, e shikojmë veten drejtpërdrejt në një
garë jetike me vendet fqinje ballkanase - kush do të shpërblehet duke u
integruar më herët e më mirë në Evropë, për rrjedhojë, kush do të
ndëshkohet me shtyrje pas shtyrjesh, kush do t'i meritojë apo nuk do t'i
meritojë shpërblimet, kush do t'i meritojë apo nuk do t'i meritojë
ndëshkimet.
Vendet fqinje ballkanase, në gjithë historinë
moderne, deri edhe në koniunkturat më të liga e më të mbrapshta, kanë
pasur raporte të privilegjuara me Evropën, qoftë me atë të dikurshmen,
qoftë me atë të mëvonshmen, e cila identifikohet me vizionin e Bashkimit
Evropian. Për këtë, ka ndikuar fuqimisht fakti se këto vende janë
aleate të Rusisë. Dhe po integrohen në Evropë si aleate të Rusisë.
Shihet
qartë, pra, se tradita ka ndikim të madh aktual dhe se kjo logjikë do
të vazhdojë edhe në të ardhmen. Prandaj, ne shqiptarët, mund ta shohim
veten të integruar me sukses në Evropë vetëm si aleatë të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Ky vend na shpëtoi në fund të Luftës së Parë
Botërore nga kthetrat e Evropës, ky vend na shpëtoi menjëherë pas
mbarimit të Luftës së Ftohtë kur makineria e luftës e Millosheviçit
synonte të na shndërronte në një komb pa atdhe, pra në një
komb-diasporë, ky vend na anëtarësoi në NATO, ky vend dëshmon interes të
sinqertë që ne të integrohemi sa më suksesshëm në Evropë, në hapësirën
veriatlantike dhe atë globale.
Ndonëse, deri në sekondën e
fundit, ne shpresuam në një vendim pozitiv të Bashkimit Evropian, meqë
jemi më mirë ose shumë më mirë se fqinjët tanë, ne jemi të bindur se
Republika e Shqipërisë nuk e meriton integrimin në këtë organizëm. Po ta
kishim ne në dorë, sigurisht, një vendi ku bën kërdinë prej njëzet e sa
vjetësh ligji 7501, një klon i reformës agrare të Enver Hoxhës, nuk do
t'ia hapnim dyert e integrimit evropian. Nuk do t'ia hapnim dyert pa e
vënë në rrugën e zgjidhjes së plotë dhe të drejtë çështjen e pronës. Nuk
do t'ia hapnim dyert pa bërë drejtësinë e plotë ndaj klasës së ish të
burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë, si dhe pa dënimin moral të
ish burgosësve e ish përndjekësve të tyre. Nuk do t'ia hapnim dyert pa
hapur dosjet e zyrtarëve të lartë të periudhës së tranzicionit, të cilët
kanë qenë eksponentë të Sigurimit të Shtetit apo të shërbimeve të tjera
lindore antishqiptare. Nuk do t'ia hapnim dyert pa parë se konkretisht
po merr fund periudha e pandëshkueshmërisë së politikës së përfshirë në
korrupsion dhe në krim të organizuar. E kështu me radhë.
Pikërisht
nga Shtetet e Bashkuara, nga njëri prej institucioneve më eksperte të
Uashington D. C. vinte këto ditë mesazhi i qartë: për të luftuar
korrupsionin dhe krimin e organizuar në vendet e Ballkanit, pra edhe në
Shqipëri, është e domosdoshme që të konfiskohen pronat dhe pasuritë e
politikanëve. Të gjithë e dinë se në Shqipëri, si në vendet fqinje
ballkanike të saj, politikanët janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.
Kjo ka bërë që në këto vende të ndërtohen një rend i padrejtë, deri në
flagrancën më të skajshme.
Për të krijuar një rend të drejtë,
është e domosdoshme të ndërtojmë me sukses shtetin e së drejtës, të
ndërtojmë demokracinë funksionale, të ndërtojmë pluralizmin e frytshëm
bashkëpunues. Kjo kërkon që ne të jemi të hapur ndaj ndihmës së
drejtpërdrejtë të aleatëve tanë, në radhë të parë, të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës dhe të të gjithë atyre që janë të prirur e të
dëshmuar për të na dhënë ndihmë të sinqertë. Dhe një nga këto ndihma të
sinqerta do të ishte që opinionit shqiptar, kur i flitet për
korrupsionin dhe krimin e organizuar, t'i flitet gjithnjë e më pak me
terma të përgjithësuar, abstraktë, t'i flitet gjithnjë e më shumë me
terma konkretë të prekshëm. Në këtë mënyrë faktorët përbërës të
realitetit tonë do të krijojnë bindjet dhe vendomsëritë më të plota për
të zëvendësuar pjesërisht apo rrënjësisht politikën në Republikën e
Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës.
Në retorikën që e
shoqëroi vendimmarrjen e këtyre ditëve në Bruksel, u vunë re edhe
paragjykime të mbrapshta kundër veçorive tona evropiane, në vend që të
theksoheshin e të përgjithësoheshin ato për t'u bërë vlerë e Evropës,
siç është toleranca shembullore ndërfetare. Dhe u shpërblyen pikërisht
ata që kanë investuar me shekuj për t'i rrënjosur në Evropë e në botë
paragjykimet e tilla ndaj nesh, aleatët e Rusisë, në vend që të
shpërbylerit të ishim ne për sjelljen tonë shembullore ndaj fqinjëve
tanë, ndonëse ata nuk kursyen ndaj nesh armiqësitë dhe mizoritë më
shembullore.
Për t'i çrrënjosur këto paragjykime ndaj nesh në
trurin e Evropës, natyrisht, ndihma më e sigurtë dhe më e frytshme do të
jetë pikërisht Amerika. Garancia më e plotë dhe më e qartë për
faktorizimin tonë sa më të suksesshëm evropian, perëndimor dhe global do
të jetë pikërisht vizioni amerikan, pa të cilin nuk mund të realizohet
kurrë as vetë vizioni aq i mrekullueshëm i Bashkimit Evropian. Për këtë
kërkohet që të rritet pesha e Republikës së Shqipërisë në NATO si dhe në
të gjitha organizmat e instancat e tjera ndërkombëtare. Për këtë
kërkohet konsolidimi sa më i shpejtë i Republikës së Kosovës dhe hyrja e
saj sa më bindëse në rrugën e integrimeve evropiane, perëndimore e
globale.
Në ditët e sotme ne e shikojmë se Evropa nuk i ka nervat
e duhura, nuk e ka vullnetin e duhur, nuk i ka kapacitetet e duhura për
të na ndihmuar ne në mënyrë sa më të frytshme në integrimin tonë të
suksesshëm. Për këtë, siç e theksoi edhe kryeministri Rama këto ditë,
ndikojnë edhe ngërçet e krijuara nga përçarjet e brendshme të vetë
Bashkimit Evropian - çka u vu re edhe në rastin e vendimmarrjes për ne,
ku vetë institucionet e Bashkimit Evropian ishin haptas kundërvënëse dhe
kundërthënëse mes tyre, duke hedhur poshtë konkluzionet e njëra tjetrës
dhe duke krijuar çorodi, në vend të kthjelltësisë dhe transparencës,
tek vetë vendi që aplikoi për kandidat të Bashkimit Evropian.
Shtyrjet
e deritashme doemos ndikojnë tek ne në krijimin e psikologjisë se këto
shtyrje do të jenë të pafundme, se dera ndaj nesh do të jetë gjithnjë
gjysmë e hapur, pra gjithnjë gjysmë e mbyllur, ndërkohë që fqinjët tanë e
kanë të rezervuar biletën e hyrjes, kur të duan ata dhe si të duan ata.
Kjo nuk ka pse të zbehë aspak evropianitetin tonë. Ka në Evropë vende
bindshëm më të suksesshme se vetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian,
siç janë Zvicra dhe Norvegjia.
Vetë Evropa sot përbëhet nga disa
rrafshe, diku paralele, diku prerëse, siç janë Bashkimi Evropian,
Evropa e Zonës Euro, Evropa e Hapësirës Ekonomike Evropiane (Organizata e
Bashkëpunimit për Zhvillim Ekonomik) e të tjera. Kjo e bën atë sa të
ndërlikuar, aq dhe të depërtueshme. Për këtë na është e domosdoshme
ndihma psikologjike, teknike dhe e gjithanshme e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Jo vetëm në fazën e anëtarësimit, por edhe në perspektiva
tejet afatgjata.
©
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 12.02.2013, 08:58am
TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.17.2013, 10:10am
BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am
COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 09.15.2013, 09:50am
Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am
TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm
SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.28.2013, 09:42am
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 06.16.2013, 07:12am
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©