VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUSH ËSHTË MË (ANTI) ENVERISTI?Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 11.13.2024, 03:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUSH ËSHTË MË (ANTI) ENVERISTI?
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 02.25.2014, 11:05pm (GMT+1)



''Unë do të isha shumë i interesuar, që duke u bazuar në fakte, të zgjidhë disa situata bazë ekzistenciale të jetës së njeriut -- për tu përballur jo vetëm me frikën që kemi për të ardhmen, dhe frikën që ndiejmë ndaj lirisë si një fenomen i ri, por tani duhet të vendosim se si të merremi  edhe me frikën që kemi nga e kaluara."  (Vaclav Havel 1991)


Problemet e tranzicionit në Shqipëri nga diktatura komuniste në demokraci vazhdojnë.   Jo vetëm në çdo përvjetor të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, siç ndodhi edhe javën e kaluar, por pothuaj në çdo debat publik -- përfshirë edhe seancat e parlamentit shqiptar -- gjatë këtyre dy dekadave të tranzicionit politik, ka mbizotëruar një atmosferë që të bindë se edhe i vdekur, Enver Hoxha edhe sot e luan rolin e tij shkatërrues në jetën e shqiptarëve.  Hija e turbullt e Enver Hoxhës  fatkeqsisht vazhdon të pengojë ato që duhet të ishin rrezet e një transformimi dhe të  një dekomunistizimi të vërtetë të vendit dhe të shoqërisë, ashtu siç ka ndodhur dekada më parë në  shumicën e vendeve të tjera ish-komuniste.  Kjo hije e zezë e ka zënë dritën e zhvillimit të një demokracie të vërtetë, të përparimit të një shoqërie që dëshiron integrimet europiane dhe euro-atlantike -- aty ku shqiptarët gjithmonë e kanë pasur vendin.  Por fatkeqësisht, duket sikur kjo klasë politike është e pa-aftë të heqë dorë, njëherë e mirë, nga trashëgimia e një sistemi që ka lënë rrënjë të thella në psikikën e shoqërisë dhe të politikës shqiptare.  Nga ky debat, është shumë e vështirë të dallohet se kush është "enveristi" dhe kush është "anti-enveristi''.

Ëndërrat  shekullore të 23 viteve më parë për krijimin, e një shoqërie shqiptare të lirë dhe me vlera demokratike, janë kthyer gjatë dy dekadave të fundit në një zhgënjim dhe jo siç pritej, në një demokraci funksionale, për të cilën ka qenë dhe është aspirata e të gjithë shqiptarëve kudo.  Në vend të një shkëputjeje përgjithmonë nga ai sistem, edhe kohët e fundit vihet re një nostalgji për ish-diktatorin dhe regjimin e tij që fatkeqësisht vazhdon të frymëzojë dhe të drejtojë jetën politike të vendit. Ishte ky një sistem që dallohej nga mostoleranca dhe i cili bazohej në zhdukjen e kundërshtarit politik me çdo mjet.   23 vjet pas rënies së atij regjimi, lufta për vlerat e vërteta të demokracisë Ã«shtë zëvendësuar me një luftë të re politike të klasave, për të siguruar interesat personale dhe partiake, kryesisht të një natyre materiale.
 
Pothuaj në asnjë vend tjetër ish-komunist nuk ndodh që 20- e sa vjet pas rënies së komunizmit, debatet politike në parlament dhe në media të mbizotërohen nga akuzat dhe kundër-akuzat se kush ishte më shumë ose më pak mbështetës i atij regjimi dhe idhullit të tij, sikur vendi nuk ka probleme të tjera serioze.  Në përgjithësi, ky debat pothuaj ka marrë fund anembanë Europës ish-komuniste, pasi në shumicën e këtyre vendeve, gjatë kësaj periudhe, ishin zgjedhur disidentë dhe kundërshtarë të regjimit komunist për president dhe detyra të larta qeveritare dhe shtetërore. Andaj debate të tilla, sidomos në parlamentin e kombit, nuk iu bëjnë nder shqiptarëve dhe duken më tepër si një përbuzje dhe nënçmim i parlamentarizmit demokratik dhe rregullave të tij, se sa një forum i përfaqësuesve të popullit, ku duhen debatuar zgjidhjet e problemeve të vjetëra e të reja të vendit, përfshirë edhe dekomunistizimin e politikës.  
 
Andaj duhet më shumë se kujtimi i një përvjetori që të zhduket hija dhe trashëgimia e Enver Hoxhës dhe regjimit të tij të errët.  Por, në qoftë se me të vërtetë urrehet aq shumë figura e Enver e Hoxhës, siç u përpoqën të tregonin anti-enverizmin e vet në debatet e parlamentit shqiptar javën që shkoi pozita dhe opozita,  atëherë ky mund të jetë momenti historik që të dy palët, me përpjekje të përbashkëta, të tregojnë seriozitetin dhe gatishmërinë e tyre për tu marrë me këtë çështje dhe  të ulen në një tryezë e të miratojnë ligje për de-komunistizimin e vendit, bazuar në ligjet dhe në përvojën e vendeve të tjera ish-komuniste, si dhe në një numër rezolutash të Këshillit të Europës dhe të Parlamentit europian.  Ky duhej të ishte debati i vërtetë që duhet të bëhet aty në tempullin e demokracisë, në parlament duke ulur poshtë gishtin akuzues, për lidhjet me ish regjimin e Enverit, ndaj njëri tjetrit dhe të drejtonin akuzat dhe të dënonjnë hijen e atij regjimi që ende mbizotëron politikën dhe jetën shoqërore.  Ekziston nevoja për një marrëveshje  mbi standardet morale dhe cilësi jetese ekonomike dhe shoqërore europiane, nëqoftse klasa politike shqiptare, me të vërtetë, dëshiron t'i bashkohet Europës.  Është shenjë e mirë që shoqëria shqiptare ka elementë që megjithëse të zhgënjyer nga periudha e tranzicionit, ata nuk pushojnë t'i bëjnë thirrje klasës politike, që të dalë nga ky qorrsokak e të shkëputet nga kjo e kaluar.  Ndër këta zëra u dalluan thirrjet e përfaqsuesve të Lëvizjes Studentore të vitit 1991. "E duam Shqipërinë si gjithë Europa! nuk janë realizuar nga bartësit e pushtetit politik në të dy krahët politikë", tha për median Ilir Dizdari, Kryetar i Lëvizjes Studentore.  Ndërsa Blendi Gonxhe, një tjetër ish-student i asaj Lëvizjeje deklaroi javën e kaluar duke i bërë thirrje   shoqërisë shqiptare se, "Duhet t'i themi të gjithë ndal kësaj lufte klasore që vazhdon për 23 vite, ku njëra palë del dhe konteston palën tjetër dhe pas një paqeje 4-mujore jemi përsëri në prag të një lufte dhe përsëri në prag të një mohimi total të gjithçkaje dhe pastaj gjithë shoqëria gjendet përballë këtyre dy krahëve që sa herë përplasen, krijojnë këtë lloj stanjacioni ku ndodhemi gjithmonë".   Edhe deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, gjithashtu pjesëmarrëse në Lëvizjen Studentore të vitit 1991, e konsideron gjëndjen në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e mbizotërimit të filozofisë komuniste në jetën politike të Shqipërisë dhe i kërkon, "Të gjithë spektrit politik shqiptar që të distancohen nga krimi politik i 45 viteve të shkuara dhe nga mentaliteti i kohës'', që sipas saj ''është nj mentalitet që po na mban të mbërthyer të gjithë krahët e politikës shqiptare."

 Veç këtyre, javën e kaluar u dëgjuan edhe zëra të tjerë, përfshirë edhe grupet dhe zëdhënësit e të përndjekurve të regjimit komunist, të cilët bënë thirrje për dekomunitizimin e shoqërisë shqiptare për hapjen e dosjeve tani të famëshme.  Por ndërkaq, disa të tjerë bënë thirrje për rivlerësimin pozitiv të veprës dhe jetës së Enver Hoxhës, madje shkojnë aq larg sa e fusin ish-diktatorin në të njëjtin thes me Nënë Terezën dhe Gjergj Kastriotin Skënderbe, si njërin ndër figurat kombëtare që po fyhen këto kohët e fundit.  Është kjo një përpjekje e këtyre revizionistëve të historisë në mungesë të një shprehjeje më të përshtatshme -- që të konfuzojnë brezin e ri duke fshehur faktet dhe traumat e tiranisë komuniste.   Një konfuzion i vërtetë moral!  Është e vështirë të merret me mend se cilat, sipas këtyre njerëzve, janë vlerat morale dhe njerëzore që Enver Hoxha ndanë me Nënë Terezen dhe me Gjergj Kastriotin -Skendërbe! 
 
Në qoftë se kjo klasë politike dhe jo vetëm klasa politike, nuk ballafaqohet me të kaluarën komuniste, atëherë sipas shkrimtarit gjerman Jurgen Fuchs i cili ka folur nga përvoja gjermane, hija e asaj historie do të ndjekë përgjithmonë ata vet dhe vendin e tyre, me pasoja të dëmshme dhe afatgjatë për politikën shqiptare.   Ka qenë dhe është detyra e qeverive të këtyre 20- viteve të fundit që të përpilonin një strategji -- ashtu siç ka ndodhur në vende të tjera -- për t'u ballafaquar me atë histori, në mënyrë të drejtë dhe të balancuar, dhe për të vendosur përgjegjësitë -- pa hakmarrje -- për krimet dhe abuzimet sistemike dhe sistematike kundër të drejtave të njeriut.  Ky është një obligim moral për çdo qeveri!   Vendosja e drejtësisë, madje edhe në nivelin  simbolik, do të ndihmonte në procesin e pajtimit kombëtar,  në ndërtimin dhe në zhvillimin e një shoqërie morale, të një shteti përgjegjës dhe llogari -dhënës dhe njëkohësisht do të shërbente si mjet frenues për abuzime të tilla në të ardhmen. 

Përballimi me të kaluarën, përveç zbulimit të fakteve dhe të së vërtetës, nevojitë edhe kujtesa të përherëshme siç janë monumentet, muzeumet  dhe të përcaktohen me ligj ditë përkujtimi për viktimat  e tiranisë komuniste dhe të abuzimeve të të drejtave të njeriut, ashtu siç ka bërë e gjithë Europa. 

Viktimat e komunizmit janë vrarë e kanë vdekur, ndërsa shumë prej tyre as varrezat nuk u dihen dhe si të tillë nuk kërkojnë dëmshpërblime as nuk kërcënojnë pozitat politike të asnjë njeriu. Andaj, enveristët e dikurshëm dhe anti-enveristët e sotëm, si hap të parë, në qoftë se janë serioz për  dekomunistizimin e vendit të propozojnë:  Një minutë heshtje, njëherë në vit në Kuvendin shqiptar për viktimat e komunizmit si dhe të caktojnë me ligj një ditë kushtuar viktimave të atij regjimi. Një propozim i tillë, do të ishte -- të pakën simbolikisht -- një hap përpara në këtë drejtim.   Një gjë e tillë, nuk nevojitë as fonde as debate maratone, por vetëm kurajo morale për të bërë atë që është e drejtë.  Kjo është rruga që është ndjekur nga shumica e vendeve ish-komuniste të Europës Lindore.

  Mos kini frikë nga e kaluara!

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OPOZITA PA KAUZA DHE PA KREDIBILITET NDËRSA POZITA PA SHTETNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.25.2014)
TËRMETET POLITIKE MES KIEVIT DHE MOSKËS ME PRAPAVIJË SHUMËSHEKULLOREPse Ukrainasit kanë urrejtje për rusët?Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (02.25.2014)
FLAMURI I EKONOMISË DHE OFERTA E KINEZËVENga ALFRED ÇAKO (02.24.2014)
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË (02.24.2014)
PROTESTAT - OPOZITË APO GARDË PËR BERISHËN?Nga MENTOR KIKIA (02.22.2014)
QYTETARIA KËRKON LIDERINNga RAMIZ LUSHAJ (02.22.2014)
POLITIKA GREKE NË BALLKANNga FRANK SHKRELI (02.21.2014)
NUK VENDOSET QERRJA PARA KALITNë përgjigje të replikë së zotit Alban DaciNga ESHREF YMERI (02.19.2014)
SAMI FRASHËRI: SHQIPËRIA Ç’KA QENË, Ç’ËSHTË E Ç’DUHET TË BËHETNga FRANK SHKRELI (02.18.2014)
RIINTEGRIMI DHE RISHKËPUTJA E KOSOVËS, MALËSISË DHE E TREVAVE LINDORE, 1941-1945(Kumtesë në Konferencën e Akademisë Shqiptare të Arteve e Shkencës kushtuar 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)Nga Prof. Dr. ROMEO GURAKUQI (02.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]