E Shtunë, 06.22.2024, 07:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FORCAT AMERIKANE ZBRESIN NË POLONI
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 04.24.2014, 08:15am (GMT+1)


 Në një përgjigje që deri më sot duket si më serioze ndaj agresionit rus në Ukrianë dhe ndaj presioneve të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, Shtetet e Bashkuara dhe aleanca e NATO-s -- në një përpjekje që duket se është më shumë se vetëm diçka simbolike -- kanë filluar të dërgojnë anije, aeroplanë luftues dhe forca ushtarake drejtë Europës Lindore.  Shtetet e Bashkuara njoftuan se të Mërkurën arritën në Poloni dhe në tre vendet baltike, Estoni, Letoni dhe Lituani forca amerikane, me qëllim stërvitjesh të përbashkëta midis forcave aleate.  

Sipas zëdhënsit të Pentagonit, Admiralit John Kirby, kjo masë që u muar si përfundim i agresionit rus në Ukrainë, është njëkohësisht edhe një ''shprehje konkrete", sipas tij, e angazhimit amerikan për paqën dhe sigurinë  në Europë.   I pyetur nga gazetarët, nëse këto masa kishin lidhje me Rusinë, zëdhënsi i Pentagonit tha se, "Në qoftë se ka një mesazh për Moskën, ky është pikërisht mesazhi: se ne i marrim  seriozisht  obligimet tona ndaj Europës." 

NATO ka njoftuar se ndër masat që po merren janë intensifikimi i misjoneve ajrore mbi rajonin e Baltikut, dërgimi i anijeve të tjera ushtarake në zonën e Baltikut dhe në pjesën lindore të Mesdheut dhe të rajoneve të tjera, sipas nevojës dhe rrethanave. 

Në lidhje me këto zhvillime, Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Anders Rasmussen u tha gazetarve javën që shkoi se përveç këtyre masave, që u  propozuan nga Gjenerali i Forcave Ajrore Amerikane, Philip Breedlove dhe që u miratuan nga Këshilli i NATO-s,  se në atë rajon do të dërgohen edhe personel ushtarak nga vendet aleate për të  avancuar gatishmërinë, si dhe për trajnim dhe manovra me forcat ushtarake aleate.  Z. Rasmussen tha se vendimet e NATO-s që u morën kohët e fundit,  "kanë të bëjnë me mbrojtjen, me shkurajimin e sulmeve të mëtejshme dhe janë masa për uljen e tensioneve", dhe si të tilla shtoi ai, "ato janë në përputhje të plotë me angazhimet ndërkombëtare", duke theksuar se " do të pasojnë edhe masa të tjera, nëqoftse ndjehet e nevojshme, gjatë javëve dhe muajve të ardhëshëm". Ai nënvijoi gjithashtu se NATO do të planifikojë marrjen e masave afatgjatë në atë rajon, siç tha ai, "në mbështetje të mbrojtjes së përbashkët."

Këto masa ushtarake të njoftuara nga Shtetet e Bashkuara dhe nga aleanca e NATO-s, sipas zyrtarëve, do të jenë në fuqi deri në fund të vitit dhe se do të vendoset më vonë se cilat nga këto masa duhet të vazhdojnë dhe për sa kohë.

Gjatë 20-vjetëve të fundit prania ushtarake amerikane në Europë ka qenë në rënje e sipër, por kriza në Ukrainë ka bërë që të rivlerësohet prania e forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në kontinentin europian, si dhe  të rishikohet buxheti amerikan i mbrojtjes, i cili gjithashtu ka qenë në rënje vitet e fundit.  Por megjithse disa anëtarë të njohur të Kongresit amerikan, përfshirë Senatorin republikan John Mcain, dhe disa eskpertë ushtarakë kanë bërë thirrje që Ukrainës t'i jepen ndihma ushtarake, deri tani as Shtetet e Bashkuara dhe as NATO, nuk kanë njoftuar ndonjë plan për t'i dhënë Ukrainës ndihma të drejtë për drejta ushtarake.  Deri më tani, Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës ndihma jo ushtarake, për të cilat ish-Gjenerali Wesley Clark, i cili ka drejtuar luftën kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës, ka thënë se dërgimi i këtyre ndihmaveUkrainës, përballet me probleme serioze të cilat duhet të korigjohen menjëherë, ndërsa shprehu bindjen e tij në një raport të botuar në New York Times se, në të ardhmen Ukraina do të ketë nevojë për ndihma ushtarake, ndonëse Washingtoni zyrtar vazhdon të jetë i mendimit se nuk ka zgjidhje ushtarake për  krizën në Ukrainë.

Zëdhënësi i Pentagonit  admiral John Kirby tha për gazetarët se manovrat në Poloni dhe në tre shtetet baltike janë të para në atë rajon, duke shtuar se "Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka shtuar vemdosmërinë tonë për të forcuar planet dhe aftësitë tona mbrojtësesi dhe ka forcuar bindjen tonë për të demonstruar vazhdimësinë e angazhimit tonë ndajë mbrojtjes së përbashkët të aleatëve tonë të NATO-s në Europën Qendërore dhe Lindore". 

Masat ushtarake amrrikane u njoftuan ndërsa zëvendës presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Kievin.  Gjatë asaj vizite udhëheqsi amerikan i bëri thirrje Rusisë që të zbatojë marrveshjen ndërkombëatre që u arrijt javën e kaluar në Gjenevë, për ndryshe, tha ai Moska do të përballet me sanksione të tjera ekonomike nga Perëndimi. Zëvendës Presidenti amerikan u kërkoi edhe udhëheqsve të Ukrainës që të zbatojnë parimet demokratike duke respektuar ndryshimet kulturore të qytetarëve të saj,  njëherazi duke i siguruar ata se "në këtë rrugë ju nuk jeni vetëm".  "Ka ardhur koha", tha Z. Biden që, "Rusia  të pushojë së foluri e të fillojë së vepruari -- të fillojnë të veprojnë për zbatimin e angazhimeve që morën" në Gjenevë, tha ai. Ndërkaq,  Departmenti amerikan i shtetit njoftoi se edhe Sekretari i Shtetit John Kerry, në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, i shprehi atij, "shqetësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për mungesën e marrjes së masave pozitive nga ana e Rusisë me qëllim për të ulur tenionet në Ukrainë dhe në rajon."

Putini ka kohë dhe nuk i ngutet për të arritur objektivat e veta. Një hap para, dy hapa mbrapa.   Kështu ka thënë Lenini.  Edhe Perëndimi duhet të ketë durimin e nevojshëm dhe të jetë i gatëshëm dhe i vullnetshëm për të mos e lejuar atë të realizojë objektivat e tija nacionaliste, në kurriz të popujve të tjerë.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REKUJEM PËR SKËNDER SKËNDERIN, XHAXHAIN TIM TË MIRË â€“ MALLKUAR QOFTË POLITIKANga ELIDA BUÇPAPAJ (04.23.2014)
TV KLAN E PASURON EDHE MË TEJ TRADITËN ANTINACIONALISTE TË KLASËS POLITIKE SHQIPTARENga Prof. Dr. ESHREF YMERI (04.22.2014)
NGA HISTORIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKANTHEMELIMI I "KOMITETIT SHQIPËRIA E LIRË''Nga FRANK SHKRELI (04.22.2014)
JO VETËM GJYQ PUBLIK GJYKATËSVE TË KORRUPTUARNga MENTOR KIKIA (04.21.2014)
MENDIME PËR TEATRIN KOMBËTAR SHQIPTARNga RESHAT KRIPA (04.21.2014)
IDENTITETI PËRMES TEATRIT NË NJË SHOQËRI QË GLOBALIZOHETNga Dr. PËRPARIM KABO (04.20.2014)
FALJA E PABËRË PËR VIKTIMAT E KOMUNIZMIT DHE PASOJATNga ARTUR VREKAJ (04.17.2014)
RUSIA E RE SI RUSIA E VJETËRNga FRANK SHKRELI (04.17.2014)
NJË BOTË E RE E FRIKËSUAR, NË RREZIK NGA DREDHIA E RUSISËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (04.17.2014)
MAQEDONIZIMI I BDI-sëNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2024  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]