Asnjëri prej tyre nuk ka një profil ndërkombëtar domethënës, dhe as përvojë në negociatat globale, përveç atij viti të shkurtër kur zonja Ashton ishte komisionere e Tregtisë.
"Është diçka më pak se ajo që prisnim", - tha një tjetër anëtar i administratës amerikane pas një deklarate zyrtare për këtë çështje, por tashmë duke folur jashtë regjistrimit.
"Ne duam të dëgjojmë një zë të fortë nga Europa". Kjo është një pjesëz e sfidës që e pret çiftin e ri europian, në veçanti zonjën Ashton, e cila do ta marrë detyrën e saj të re në 1 dhjetor nga Havier Solana.
Ajo do të ketë një buxhet më të madh se paraardhësi i saj, një shërbim të ri diplomatik me rreth 3.000 vetë, ku përfshihen rivalitetet ndër-institucionale dhe vendimet e forta të personalit, si dhe një rol si zëvendës-presidente e Komisionit të Bashkimit Europian. Ajo çfarë i mungon asaj është përvoja e Solanës.
Ai ka qenë sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe ministër i Jashtëm i Spanjës, gjë që i ka dhënë atij mundësinë për shumë lidhje personale në Europë dhe përtej Adriatikut.
Ledi Ashton duhet të menaxhojë edhe atë pritshmëri të zhgënjyer jo vetëm në Uashington, por edhe në Bruksel dhe në vende si Moska, Pekini, Nju Delhi dhe Jeruzalemi. Do të jetë një detyrë e vështirë. Mënyra e emërimit të saj duket se do të rezultojë problematike.
Ajo ishte rezultat i drejtpërdrejtë i votimit të liderëve më të fuqishëm të BE-së, kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Nicolas Sarkozy, kryeministrit britanik Gordon Broën. Të gjithë këta i vendosin qëllimet e tyre kombëtare mbi çdo axhendë britanike. Asnjë prej tyre nuk donte të zgjidhej një personalitet i fuqishëm dhe me përvojë për këtë detyrë, pavarësisht nga protestimet ndaj të kundërtës. Mesazhi që një gjë e tillë u ka dërguar partnerëve të rinj të BE-së, është se politika e jashtme e bllokut mbetet pas politikës së jashtme të çdo vendi.
Megjithatë, BE po luan tashmë një rol qendror në një sërë çështjesh që lidhen me politikën e jashtme që do të kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të zonjës Ashton si dhe mbështetjen e fortë të 27 vendeve anëtare.
Më kritike dhe urgjente janë marrëdhëniet me Rusinë dhe ish-republikat sovjetike si Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia dhe Bjellorusia. Solana ishte i angazhuar në negociata direkte me Iranin lidhur me programin bërthamor si dhe në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Uashingtoni kërkon një rol më të madh të BE-së në Afganistan dhe Pakistan. Fusha e katërt më e madhe e angazhimit të zonjës Ashton do të jetë Ballkani, ku baronesha ka më shumë interes te Kosova dhe Bosnja. Dhe, përfundimisht ka një konflikt në procesin e paqes në Afrikë, siç është komanda e 13 fregatave të BE-së që patrullojnë në brigjet somaleze. Zonja Ashton duhet të përgatitet për një shërbim aktiv të jashtëm dhe diplomatë europianë dhe kombëtarë. "Është një detyrë fare e re", - tha një zyrtar i BE-së. "Nga ky këndvështrim, është puna më e mirë në të gjithë Europën". (http://www.balkanweb.com)