E Shtunë, 10.05.2024, 11:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
EDHE NJË PRESION TJETËR KUNDËR SHQIPTARËVE NËN MALIN E ZI
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 08.14.2014, 05:33am (GMT+1)



Problemet e shqiptarëve nën Mal të Zi njihen tanimë mirë nga të gjithë, mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Madje edhe ndërkombëtarët janë në dijeni të të shkeljeve të drejtave të njeriut të atyre pak shqiptarëve që jetojnë gjithnjë në trojet e veta nën Malin e Zi, përfshirë të drejtat politike, ekonomike, kulturore dhe gjuhësore -- në mos përfillje me konventat ndërkombëtare. Çështja e pronave është një ndër problemet më të theksuara, ndërkohë që qeveria e Podgoricës po ndërmerr masa për të tjetërsuar statusin e disa pronave kudo që jetojnë shqiptarët, jo vetëm atyre kolektive por edhe private, duke filluar nga Plava e Gucia e deri tek Malësia e Madhe e deri në Valdanos të Ulqinit.

Duke shkaktuar kështu shpërngulje të tjera të mundshme të shqiptarëve nga trojet e veta shekullore, sikur nuk jemi larguar mjaft prej atyre anëve! Përveç kësaj, a ka ndie kush që në një vend të ndalohet me ligj përdorimi i simboleve të një kombi me pretekstin se përdorimi i tyre kërcënon rendin publik.

Fatkeqsisht, vetëm lajme të këqia dëgjon njeriu nga ajo anë. Sot mësova se e vetmja gazetë, që botohet në gjuhën shqipe në Mal të Zi, Koha Javore gjëndet përball një "pozite delikate, për të mos thënë kritike për të ardhmen e saj", sipas një artikulli të botuar nga Kryeredaktori saj, Ali Salaj me të cilin ai i bën thirrje opinionit publik, mbrenda dhe jashtë vendit, për të bërë ç'mos që të shpëtohet nga mbyllja gazeta e vetme shqiptare në Mal të Zi . Koha Javore, siç duket është venë në shënjestër për tu mbyllur si rezultat i falimentimit të shtëpisë botuese, "Pobjeda", megjithse për mua kjo nuk është e qartë sepse se lidhje ka Koha e Javore me shtëpinë botuese, mbasi siç thotë edhe Kryeredaktori Salaj në artikullin e tij, se ligji parashikon që financimin e botimeve të tilla nga fondi për pakica, në përputhje me "Konventën Kornizë Për Mbrojtjen e Pakicave Nacionale" dhe me "Konventën Europiane mbi Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave", ndaj të cilave është i detyruar t'i zbatojë edhe Mali i Zi. Si përfundim, shkruan Z. Salaj, mediat e pakicave duhet të ruhen dhe të mbështeten edhe nga institucionet përkatëse, për shkak të misionit të tyre të caktuar në një shoqëri shumë-etnike.

Kryeredaktori i gazetës Koha Javore -- e cila ka vazhduar botimin ç'prej vitit 2002 -- bën apel për ndërhyrje dhe për ndihmë nga ana e institucioneve përkatëse, si dhe nga faktori politik, që besoj i referohet klasës politike shqiptare në Mal të Zi, që të bëjnë ç'mos për të shpëtuar të vetmen gazetë shqip në trojet shqiptare atje. Zoti Salaj shkruan se botime, siç është Koha Javore, për pakicat ekzistojnë anembanë vendeve të ish-Jugosllavisë, përfshirë edhe Serbinë, por edhe Kroacinë, Slloveninë, Kosovën dhe Maqedoninë. Të gjitha këto gazeta dhe revista të grupeve etnike, sipas Z. Salaj, në një formë ose në një tjetër, financohen nga ministritë përkatëse ose nga këshillat e pakicave kombëtare, ose varen në raste të tjera varen nga ndonjë subjekt tjetër i lidhur me qeveritë përkatëse, në përputhje të plotë me detyrimet e tyre ndaj konventave ndërkombëtare për ruajtjen e gjuhëve rajonale dhe në mbështetje të pakicave dhe të kulturës së tyre, që është një detyrim ndërkombëtar për të gjitha vendet, përfshirë edhe Malin e Zi.

Roli pozitiv që ka luajtur Koha Javore për 13 vjetë në informimin e publikut shqiptar, si e vetmja gazetë në gjuhën shqipe në Mal të Zi, është i padiskutueshëm. Mungesa e saj në tregun shqiptar të medies nuk mund të merrej me mend. Pasi shkruan se "çështja" e Kohës javore është shëndrruar tani në një "çështje politike", Kryeredaktori Ali Salaj thotë se ka vendosur të ndërmarrë fushatë që për mendimin tim është një risk i guximshëm nga ana e tij, për t'i bërë thirrje të hapur por me vend, parlamentit dhe qeverisë së Malit të Zi, opinionit publik vendor si dhe faktorit ndërkombëtar, përfshirë ambasadat perëndimore në Podgoricë dhe madje edhe Kongresit amerikan dhe Departmentit Amerikan të Shtetit dhe diasporës shqiptare -- që gazeta e vetme shqiptare në Mal të Zi të mos shuhet por të vazhdojë punën e saj si deri më tani dhe të jetë pjesë e skenës mediatike në Mal të Zi dhe më gjërë.

Mundësia e mbylljes së Kohës Javore dhe masat e tjera të shtetit malazez ndaj shqiptarëve atje duhet të jenë pikëspari një subjekt shqetësimi serioz, sidomos, por jo vetëm për klasën politike shqiptare në Mal të Zi, e njohur tanimë për mos bashkpunim kur vjen puna tek interesat e përbashkëta të shqiptarëve në Mal të Zi, por duhet të shqetësojë të gjithë shqiptarët kudo, përfshirë edhe Tiranën dhe Prishtinën zyrtare. Të gjithë duhet të shfaqin vendosmërisht pa-pajtueshmërinë dhe pakënaqësinë e tyre serioze me trajtimin e shqiptarëve nga Podgorica zyrtare.

Por, mbi të gjtiha, është kjo klasë politike e zgjedhur nga shqiptarët në Mal të Zi, ajo që duhet të jetë pengesa e parë dhe kryesore ndaj këtyre masave dhe tu thotë ndal kësaj dhe përpjekjeve të vazhdueshme të shtetit malazez për të ngushtuar gjithnjë e më shumë hapësirën e të drejtave themelore të njeriut që shqiptarët duhet të gëzojnë si çdo pakicë tjetër në Europë, përfshirë edhe të drejtën për të pasur medien e vet në gjuhën amëtare. Shqiptarët e Malit të Zi, si çdo pakicë tjetër kudo, kanë të drejtë të kenë organin e vet të informacionit. Politika shqiptare në Mal të Zi duhet të sigurojë dhe të luftojë për të drejtat bazë të zgjedhësve të tyre, bazuar në të gjitha konventat ndërkombëtare dhe në përputhje me ligjet që drejtojnë të drejtat e pakicave në Europë dhe të kundërshtojnë vendosmërisht dukuritë e ndryshme anti-shqiptare që po shfaqen gjithnjë e më shpesh në zonat ku jetojnë shqiptarët, ata pak që kanë mbetur. Është e kotë të përpiqesh të bëjsh politikë kur popullit që ti përfaqëson i shkelen të gjitha të drejtat që duhet t'i ketë të barabarta në krahasim me shumicën. Kjo është detyra e parë dhe themelore e një partie politike dhe e politikanit të zgjedhur nga populli në një vend me të vërtetë demokratik.

Problemet e shqiptarëve nën Mal të Zi, që fatkeqsisht duket se sa vinë e shtohen dita ditës, dihen mirë. Megjithëse mendohej se -- me shpalljen e Malit të Zi shtet i pavarur dhe sovran, ndaj të cilës arritje shqiptarët kontribuan në mënyrë të konsiderueshme -- gjëndja e shqiptarëve atje do të përmirësohej. Por fatkeqsisht, pothuaj nuk ka sferë të jetës politike, shoqërore, ekonomike ose kulturore që shqiptarët në Mal të Zi, nuk shfaqin ankesa e shqetësime për keqtrajtim ose trajtim ndryshe. Shumë prej tyre shprehen se e ndjejnë veten si qytetarë të rendit të dytë, të diskriminuar, të shkelur e të nepërkëmbur. Kjo shikohet nga ana e tyre si një përpjekje e qëllimshme afatagjatë asimilimi nga ana e autoriteteve malazeze për tu mohuar shqiptarëve autoktonë identitetin kombëtar në tokën e tyre shekullore "” duke i bërë që ata ta ndjejnë veten si të huaj në tokën e në shtëpitë e veta shekullore. Mali i Zi siç duket ka në mend të institucionalizojë politika që sikur kanë për qëllim që në mënyrë të qetë por të vendosur, të përjashtojnë shqiptarët nga jeta politike dhe ekonomike e vendit. Këto politika anti-shqiptare -- sidomos në lidhje me pronat, me asimilimin e detyruar, me mos zhvillimin ekonomik të zonave ku banojnë shqiptarët dhe me mbështetjen e programeve që pengojnë zhvillimin kulturor dhe gjuhësor të shqiptarëve -- synojnë në zhdukjen e kulturës, të gjuhës dhe të traditave shqiptare në ato troje. Një vërejtës i drejtë dhe i paanshëm nuk mund të konstatojë ndryshe. A është mbyllja e gazetës Koha Javore pjesë e kësaj politike me qëllim zhdukjen eventuale të kulturës dhe gjuhës shqipe në Mal të Zi? Kjo politikë, fatkeqsisht, të pakën në sipërfaqe, nuk duket aspak më ndryshe nga politika e ish-Jugosllavisë komuniste dhe as nga politika që Millosheviçi u përpoq të vendoste në Kosovë mbas shpërndarjes së ish-Jugosllavisë.

Po të ndodh mbyllja e gazetës Koha Javore nga autoritetet malazeze, do të ishte gjithashtu edhe një shkelje flagrante dhe e qëllimshme e lirisë së shtypit dhe e fjalës së lirë. Për më tepër, mbyllja e Kohës Javore do të ishte një kriminalizim i fjalës së lirë. Liria e fjalës dhe liria e shtypit nuk janë vlera dhe standarde ekskluzivisht amerikane ose perëndimore. Por, ato janë vlera universale të të gjithë botës së qytetëruar, përfshirë familjen e shteteve europiane të cilës edhe Mali i Zi ka aspirata që t'i bashkohet. Andaj, si pjesë e këtyre vlerave, Podgorica zyrtare duhet të përpiqet më shumë për akomodim e jo asimilim, bazuar në standardet evropiane dhe në proces të korigjojë pa drejtësitë dhe të vendosë të drejtat e barabarta dhe legjitime në të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike dhe kulturoro-gjuhësore për komunitetin shqiptar në Mal të Zi, përfshirë edhe të drejtën e pasjes së shtypit në gjuhën amëtare. Të përpiqet më shumë për akomodim e jo asimilim, bazuar në standardet evropiane. Shpresojmë që ky të mos jetë numri i fundit i Kohës Javore.

Numri më i fundit i "Koha Javore"
FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
60-VJETORI I THEMELIMIT TË ASAMBLESË SË  KOMBEVE TË ROBËRUARA EUROPIANENë kujtim të Vasil Gërmenjit Nga FRANK SHKRELI (08.12.2014)
VLORA DHE KOSOVANga RESHAT KRIPA (08.11.2014)
'RUSIA', POLEMIKË E ASHPËR BRITANI-FRANCËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (08.10.2014)
A DO TA PËRVETËSOJNË SERBËT PERANDORIN ILIRO-SHQIPTAR KONSTANDINNga REXHEP SHAHU (08.10.2014)
'NE DUHET T’I THEMI STOP PUTINIT, TANI'Nga FRANK SHKRELI (08.08.2014)
OKTAPODI PO IA MERR FRYMËN VENDIT, SE SISTEMIN E KA GLLABËRUAR - KUSH GËNJEN ERMELINDA MEKSI APO KËSHILLI MBIKQYRËS?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2014)
MEDEMEKËTNë vend të Letterman apo Leno, uriahipi FevziuNga ARTUR ÇANI (08.07.2014)
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHETNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.06.2014)
NGA PATRIOTËT MË MENDJENDRITUR QË KA QITË NDONJËHERË KOMBI SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (08.05.2014)
20 KËSHILLA NGA BUJTINARI GÃœNTHER S.Nga UK LUSHI (08.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]