E Enjte, 11.07.2024, 05:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
20 KËSHILLA NGA BUJTINARI GÃœNTHER S.
Nga UK LUSHI

E Hënë, 08.04.2014, 02:50pm (GMT+1)



Nuk e kam pasur asnjëherë në plan të shkruaj për këshillat e dikujt në gazetë. Por pardje, pasi u ula me tasin e mbushur me kafe te njëra nga tavolinat e hekurta në verandën e Starbucks-it në lagjen ku jetoj në Nju Jork dhe pasi hapa e-mailet që i kisha marrë në iPad, mbeta pa zgjedhje.

E-maili me lajmin për vdekjen e mikut tim 87 vjeçar Gunther S. ishte shkruar nga vajza e tij e vetme Hilda, e cila më dëftonte se babai i saj kishte lënë një listë me këshilla për mua dhe kishte porositur të bijën që ta skanonte dokumentin dhe t'ma niste në rastin e parë posa të kryhej varrimi.

Për arsye privatësie nuk mund t'ju rrëfej shumë për bujtinarin Günther S., përveç faktit që kam punuar në hotelin e tij për disa muaj para shumë vitesh dhe ai ka qenë një ndër njerëzit më të mirë dhe urtë që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Më kujtohet, në bujtinën e tij ai njëherë mbajti 16 refugjatë për 8 muaj dhe nuk i kërkoi asnjërit asnjë cent për qira. Arsyeja pse po i ndaj me ju këshillat e tij është sepse në krye të listës ai kishte shkruar këtë shënim: "Të lutem i ndan këto mejtime të miat me sa më shumë njerëz!"



1. Duaj të gjithë njerëzit dhe duaje sidomos familjen tënde.


2. Mos e krahaso jetën tënde me të tjerëve sepse çdo njeri i ka gëzimet dhe vuajtjet e veta dhe nëse ti nuk e jeton jetën tënde askush nuk do ta jetojë për ty.


3. Mos u merr me të kaluarën dhe as më të ardhmen më shumë se me të tashmen. Nuk ka njeri që gjithmonë është fitimtar. Fitoret ekzistojnë sepse ekzistojnë dështimet dhe humbjet.


4. Mos praktiko dredhi dhe mashtrime me femra. Nëse të pëlqen një grua shprehe pëlqimin haptas edhe me çmimin e përtalljes apo dëshpërimit të mosarritjes së zemrës së saj. Dashuria nuk është zaptim, por shkrirje e ndërsjellë e kënaqësisë dhe lumturisë së dy njerëzve.


5. Qesh sa të mundesh më shumë, por mos hezito të qash për vete dhe për të tjerët. Të qeshurit e mban zemrën të re; të qarët e pastron.


6. Bëj shokë dhe miq. Mos e përziej numrin e njerëzve që njeh me numrin e miqve të vërtetë. Një mik apo mike e mirë ka vlerën e 1 miliard eurove. Dy miq 2 miliardë. Një qind miq kanë vlerën e 1 bilion eurove, por mos u shqetëso, askush në botë nuk i ka njëqind miq. As dhjetë bile.


7. Trajtoje njëjtë"” si gjeneralin si ushtarin e rangut më të ultë.


8. Kur je në dyshim si duhet të veprosh, vendose vetveten në këpucët e atij apo asaj që mund të përfitojë apo dëmtohet nga sjellja jote.


9. Ka dallim të madh mes shkollimit dhe edukimit. Shkollimi kryhet kur e merr diplomën, edukimi nuk kryhet deri sa të vije vdekja. Prandaj lexo, deri sa nuk të lënë sytë, dhe dëgjo muzikën e njeriut dhe natyrës, derisa nuk të lënë veshët, çdo ditë.


10. Zgjedhe profesionin të cilin mund ta lësh dhe megjithatë të jesh në gjendje të mbijetosh dhe pa ndier pendim. Puno që të jetosh, por mos jeto që të punosh.


11. Merr para hua vetëm në dy raste: nëse mbetesh pa bukë dhe nëse do t'i investosh paratë.


12. Mos e lër pasurinë të të komandojë ty. Ti mund ta bësh pasurinë, kurse nuk ka pasuri në botë që mund të bëjë ty.


13. Puno me nder dhe me përkushtim thua se e ardhmja e botës varet nga puna jote dhe i gjithë njerëzimi janë duke të vështruar si po punon ndërsa punon.


14. Mos shko në luftëra që nuk janë për liri.


15. Fetë dhe besimi janë dy gjëra të ndryshme. Hidhërohu në Zot, pavarësisht çfarë të thonë fetë, sepse, nëse Zoti ekziston, ai ose ajo do të të kuptojnë.


16. Shëndetin kije kujdesin më të madh. Shiko çfarë ha, sa lëviz dhe si fle. Shëtit çdo ditë dhe mundësisht gjithmonë me dikë tjetër. Lëre duhanin, nëse je duhanpirës, dhe zvogëloje pirjen, nëse pi.


17. Gjithsesi duhet të tregosh interes për së pakut tri arte, përndryshe ke jetuar pjesërisht. Nëse vdes pa provuar të shkruash një vjershë, apo të kompozosh ose këndosh një këngë, apo të pikturosh një tablo që e dalldis shpirtin, apo të luash në një film apo pjesë teatrore që i shtyn njerëzit të shqepen së qeshuri ose qajnë me dënese, apo nëse vdes pa provuar të bësh një skulpturë, ke humbur shumë.


18. Sa herë që ndihesh që ajo që të ndodh ty apo rreth teje është serioze dhe kulmi i stresit, kujtohu sa i madh është universi dhe sa i vogël dhe, sipas të gjitha gjasave, sa i parëndësishëm planeti ynë në shumësinë e miliarda galaktikave në kozmos. Ne njerëzit nganjëherë e marrim veten tepër seriozisht.


19. Dhuro lule sa më shpesh që mundesh. Ka të tillë që thonë nuk është mirë të këputen lulet. Mos u vij veshin. Lulet ekzistojnë që të këputen dhe dhurohen. Sapo ta lexosh këtë këshillë shko dhe bli një buqetë lulesh dhe dhuroja personit të parë të dashur që e sheh ose do të shohësh.


20. Mos ju frikëso vdekjes. Por respektoje shpatën e saj që na rri mbi krye. Shfrytëzoje çdo çast përpara se ajo të të godasë ashtu që të kesh kujtime sa më shumë dhe sa më të bukura me njerëz, sepse vetëm kujtimet na lejohen t'i marrim me vete"” siç po i marr unë tash shumë të tilla edhe nga koha e shkurtër që kemi kaluar bashkë unë dhe ti.


Jam pa fjalë, e as nuk kam çka të shtoj. Ndiej dhimbje për humbjen e njeriut të mirë dhe plakut të shtrenjtë, mirëpo, ndonëse i pikëlluar, jam edhe i lumtur që listën e tij po e ndaj me shumë e shumë njerëz. Shpresoj që edhe ju do t'i shpërndani dhe përhapni këshillat e tij te të gjithë të dashurit tuaj, ndërkaq që, pasi ta keni bërë këtë, do të vendosni të blini një buqetë me lule të freskëta për njeriun e zemrës suaj, kushdo qoftë ai ose ajo. RIP Günther S.!

UK LUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'DOSTOJEVSKI' I LETËRSISË SHQIPENga RESHAT KRIPA (08.04.2014)
SISTEMI KA RËNË â€“ VENDI DEL NGA KOMA ME NJË ANGAZHIM BIPARTIZANNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.03.2014)
FULLANI SI SIMBOL I BABËZISË SË PUSHTETITNga MENTOR KIKIA (08.03.2014)
KUSH I KONTRABANDOI VRASËSIT NË HERONJ?Nga GANI MEHMETAJ (08.02.2014)
KOSOVA POST-TRAUMËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.01.2014)
PRITSHMËRITË NGA VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRINjohja e Pavarësisë së Kosovës nga Vatikani - Shënjtërimi i Nënë Terezës - Emërimi i një kardinali shqiptarNga FRANK SHKRELI (07.31.2014)
LETËR E HAPURNGA ROMEO GURAKUQI PËR DEPUTETET QË DESHIROJNË TË MBROJNË SHTETIN, LIRINË, LIGJIN DHE GJITHPËRFSHIRJEN (07.31.2014)
KUSARI NUK E FUT DOT NË BURG KUSARINNga ARTUR VREKAJ (07.31.2014)
MUND TË JETË KRIM LUFTENga FRANK SHKRELI (07.29.2014)
MATRAPAZËT S'MUND TË JENË FAKTORË OPOZITENga MENTOR KIKIA (07.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]