Rregulla numër një në demokraci është që për çdo vend pune, nga më i parëndësishmi, deri te ai më i rëndësishmi të konkurojnë një numër sa më i madh kandidaturash, për çdo alternativë të konkurojnë sa më shumë alternativa të tjera. Konkurenca e hapur, e lirë dhe e ndershme është premisa kryesore, absolute e suksesit në çdo fushë veprimi të njeriut dhe të shoqërisë.
Pa hyrë në arsyet dhe shkaqet, thjesht në rrafsh konstatimi, mund të themi pa më të voglin ngurim se realiteti i krijuar artificialisht pas 8 qershorit në Kosovë përbën precedentin e vetëm të llojit të tij dhe shënon vithisjen e vendit në diktaturë. Prej muajsh jemi dëshmitarë të gjithë, shqiptarë dhe të huaj, se nuk lejohet që për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës të ketë të paktën një kundërkandidaturë. Nuk lejohet, me një fjalë, që për një detyrë kaq të rëndësishme, të votohen dy ose më shumë kandidatura. Ndonëse kandidaturat e partisë e cila prej muajsh nuk pranon ta lëshojë pushtetin, nuk marrin votat e mjaftueshme, ajo edhe më tej nuk lejon të jetësohet verdikti i votës së 8 qershorit, kur Sovrani e nxori, ta zëmë, parti të parë PDK-në, por nuk ia dha asaj një fitore bindëse, nuk ia dha një fitore të mjaftueshme, pra ia dha një humbje, siç e kam ngjyruar më parë, elokuente, kuptimplote.
PDK nuk e kaloi provën në të cilën e vuri Sovrani. Kjo gjithsesi nuk përbën faj në vetvete. PDK nuk lejoi që politika e Kosovës, shoqëria e Kosovës, vendi, shteti i Kosovës ta kalonin provën e pas 8 qershorit. U bë ajo mjeti kryesor, instrumenti kryesor, vegla kryesore që të pengonte konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve që dalin prej saj. E bllokoi jetën parlamentare, e bllokoi qeverisjen, i bllokoi të gjitha proceset e brendshme dhe të jashtme të jashtme të Republikës së Kosovës. Kjo përbën faj. Dhe faji i PDK sa vjen e bëhet më i rëndë, më i pandreqshëm.
Për të legjitimuar fajin e PDK-së, se gjoja kriza aktuale politike ku ajo e ka futur Kosovën nuk përbëka precedent, shpesh, krejt pa vend, po përmendet rasti i Belgjikës. Janë dy realitete krejtësisht të pakrahasueshme. Belgjika, me dy bashkësi të mëdha kryesore, flamandët dhe valonët, prej vitit 1970 nuk ka më parti belge, por vetëm parti flamande ose valone. Kjo ka çuar në krizën e parë të madhe institucionale pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2007 kur u deshën 196 ditë për të krijuar një qeveri të re. Në nëntor 2007 në Bruksel u zhvillua një manifestim populor në favor të unitetit të vendit, kundër projektit për ta shndërruar Belgjikën në një konfederatë shtetesh autonome mbi baza etno-linguistike.
Zgjedhjet e mëparshme të përgjithshme, të vitit 2003, kishin rezultuar në një koalicion midis partive socialiste, asaj SP.a/Spirit (Flamande), e gjashta në renditjen e partive parlamentare, dhe Partisë Socialiste (Frankofone), e treta në renditje, si dhe partive tliberaldemokratike centriste VLD/Vivant (Flamande), e katërta në renditje, e MR (Frankofone), e dyta në renditje, me Guy Verhofstadt të VLD duke mbajtur pozitën e Kryeministrit të Belgjikës deri më 2007. Kështu partia e parë (CD&V) dhe ajo e pestë (VLD e Hapur), mbetën në opozitë.
Largimi i VLD nga qeveria çoi në zgjedhje të parakoshme. Belgjika do të shënonte rekord të ri pas zgjedhjeve të vitit 2010, kur për 541 ditë nuk ka zyrtarisht një qeveri. Kjo krizë u zgjidh në dhjetor të vitit 2011, kur socialisti valon Elio Di Rupo arriti të formojë një koalicion qeveritar.
Krijimin e qeverisë së re e pengonte pikërisht partia që dilte e para në zgjedhje, partia nacionaliste flamande, e quajtur Aleanca e Re Flamande. Për 541 ditë Belgjika u drejtua nga një qeveri kujdestare. Kriza u zgjidh kur partia e dytë, Partia Socialiste Valone arriti të krijojë koalicionin e ri qeveritar. Partia e parë mbeti në opozitë.
Parlamenti belg përbëhet nga dy dhoma. Dhoma e Përfaqësuesve ka 150 vende. Për të krijuar shumicën duhen të paktën 76 vende. Senati ka 71 vende. Për të krijuar shumicën duhen të paktën 36 vende.
Precedentët e Belgjikës nuk mund të merren shembull as nuk mund të jenë bazë për të legjitimuar fajin e PDK-së. Realitetet e tyre, konfiguracionet, traditat janë të ndryshme nga të Kosovës. Falë kësaj, Kosova arriti të krijojë koalicionin e ri qeveritar brenda pak ditësh. Këtë koalicion qeveritar, si në precedentët belgë, nuk e krijoi dot partia e parë, por e krijoi partia e dytë, nuk e krijoi dot PDK, por e krijoi LDK.
Për të bllokuar proceset në Kosovë shërbeu, së pari, precedenti i krijuar nga Presidentja. Pa nevojë, pa pritur që KQZ të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve, kur vinte radha e saj për të vepruar, ajo e dërgoi 8 qershorin në Gjykatën Kushtetuese. Bllokimit më tej i shërbeu, së dyti, roli i Flora Brovinës, si deputetja më e moshuar në Kuvendin e Kosovës. Brovina nuk e përfilli rendin e ditës të përcaktuar nga mbledhja e kryesisë së mëparshme të Kuvendit, sipas rregullores ekzistuese të këtij Kuvendi. Sa herë që i ngatërroheshin nëpër fletë edhe fletët e rendit të përcaktuar të ditës, asaj ia tërhiqnin vëmendjen nga radhët e para të platesë Thaçi me të tjerë. Kur, në njërën prej këtyre fletëve, ajo iu kërkoi partive të tjera të jepnin kandidaturat e tyre për kryetar Kuvendi, menjëherë ia tërhoqën vëmendjen dhe ajo bëri marsh prapa. Bllokimit i shërbeu, së treti, precedenti i Gjykatës Kushtetuese, kur e krijoi postin e kryesueses së seancave konstitutuese.
Kurdo që të ndodhë zhbllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, patjetër do të rikthehet në fuqi rendi i ditës i miratuar nga kryesia e mëparshme e Kuvendit, rend dite i cili duhej të zbatohej më 17 korrik. Kryesuesja e Kuvendit apo çdo kryesues a kryesuese tjetër thjesht i përmbahet atij rendi dite të cilin e rrëzoi kundërligjshëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ajo ose ai nuk krijon rend dite, nuk porosit rend dite, thjesht iu përmbahet letrave që gjen para vetes, ato minuta derisa, vendin ku është ulur, ia lëshon kryetarit të posazgjedhur të Kuvendit.
Duke u kthyer tek konteksti belg, do shtuar se realitetit të Kosovës ende i mungon realiteti i manifestimit popullor në favor të zgjidhjes që i ka dhënë situatës koalicioni paszgjedhor VLAN, zgjidhje që është bllokuar nga PDK. Pra, të jenë syhapur dhe mendjehapur të gjithë: Kosovës në këta muaj nuk i mungon zgjidhja, por Kosovës i është bllokuar zgjidhja. Ky është realiteti që e fundos Kosovën në diktaturë.
Ky përfundim që nxjerr unë, mund të shëmbëllejë i tepëruar, ndoshta i parakohshëm, ndoshta i pasaktë. Fjala që shënon këtë dukuri, pra diktaturën, ka hyrë në fondin aktiv prej vitit 1326 dhe emërton sundimin absolut e të pakundërshtueshëm. Ky sundim realizohet, thonë fjalorët, nga një qeveri autoritare që e përqëndron gjithë pushtetin në një organ të vetëm kolegjial ose në personin e vetëm të diktatorit. Unë mendoj se realiteti konkret në Kosovë sot i përmbush të tri kriteret e mësipërme.
Në këto rrethana, problemi më shqetësues është mënyra se si po legjitimohet ky realitet në Kosovë. Jemi para faktit se një palë po bën gjithçka, në të gjitha rrafshet e brendshme dhe të jashtme të vendit, për ta legjitimuar diktaturën e saj, ndërsa palët e tjera, politika, shoqëria e tjerë, nuk po bëjmë pothuajse asgjë për të mos lejuar legjitimimin e kësaj diktature.
Ky është eksperimenti ku jemi përfshirë të gjithë, njëherësh faktorë dhe spektatorë, lojtarë, vëzhgues dhe kundrues. Kjo është prova ku është vënë Republika e Kosovës dhe ne të gjithë.
©
JERMI TOTALITAR I PDK - OSE NËNSHTRIM, OSE ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 11.06.2014, 09:26am
A E UDHËHEQ LDK KOALICIONIN PASZGJEDHOR?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.29.2014, 10:21amSERBIA E TRAJTON EDHE SHQIPËRINË ME FUSNOTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 10.19.2014, 08:56am
KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ8 QERSHORI - NYJA GORDIANE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.01.2014, 10:55amPAPA YNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 09.22.2014, 08:47am
PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.27.2014, 06:59am
TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.23.2014, 09:05am
REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMA
Domosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetit
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 08.18.2014, 08:25am
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHET
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.06.2014, 02:30pm
KOSOVA POST-TRAUMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.01.2014, 04:58pm
Shënimi ditor
8 QERSHORI I TRYSNUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 07.23.2014, 07:24am
Shënimi ditor
SHËN 8 QERSHORI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.21.2014, 09:06am
ALBINI - MË LARG PARIMIT, MË PRANË DOGMËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 07.16.2014, 09:48am
BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 07.09.2014, 10:40am
SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.26.2014)
PRESIDENTJA THËRRET KUVENDIN E RI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.24.2014, 07:59am
RA LAZARATI S'RA LAZARATI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 06.18.2014, 10:21am
MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58am
PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.06.2014, 10:45am
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 05.26.2014, 08:57am
REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm
NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.16.2014, 10:08am
FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm
Temë për debat
DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am
SFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am
Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm
SHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am
FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 01.02.2014, 11:19am
NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 12.02.2013, 08:58am
TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.17.2013, 10:10am
BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am
COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 09.15.2013, 09:50am
Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am
TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm
SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.28.2013, 09:42am
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 06.16.2013, 07:12am
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©