VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UDHËHEQËSI I RI I SENATIT AMERIKAN DHE SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 09:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
UDHËHEQËSI I RI I SENATIT AMERIKAN DHE SHQIPTARËT
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 11.13.2014, 11:46am (GMT+1)


  Në zgjedhjet e fundit që u mbajtën javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara për anëtarët e ri të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, Partia Republikane fitoi shumicën në të dyja Dhomat e Kongresit, duke thelluar  kështu shumicën që gëzonin më parë në Dhomën e Përfaqsuesve dhe si përfundim i zgjedhjeve të fundit, republikanët tani kontrollojnë edhe Senatin.  Nga kjo fitore, Partia Republikane do të ketë në janar nën kontroll të dyja Dhomat e Kongresit.  Pritet që kryetar i Senatit  të ri që fillon punën në janar të vitit 2015, të zgjidhet Senatori Mitch McConnell i shtetit Kentaki. 

Si emër, Senatori McConnell ndoshta nuk njihet mirë në trojet shqiptare, siç njihen për shëmbëll ish-Senatori Robert Dole, Hillary Clinton, Kongresmeni Eliot Engel e shumë të të tjerë republikanë e demokratë, gjatë tri dekadave të fundit, si mbështetës të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre në Ballkan. Por e vërteta është se edhe Senatori Mitch McConnell ka merita pasi ishte dhe është një mbështetës i të drejtave të shqiptarëve, gjë që e tregoi sidomos gjatë luftës në Kosovë.  Nja dy javë para zgjedhjeve të 4 nëntorit, Senatori  Mitch McConnell ishte ftuar të takohej në Nju Jork me disa përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan, nga aktivisti i shquar dhe biznismeni më i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe miku i tij i ngushtë prej shumë vitesh i Senatorit McConnell, Xhim Xhema.  Nuk mund të flitet për Senatorin Mitch McConnell dhe mbështetjen e tij për të drejtat dhe lirinë e shqiqptarëve, pa folur për Xhim Xhemën.   Xhim Xhema, Ã«shtë i lindur në Preshevë, por  thotë se familja e tij është me origjinë prej Shkrelit të mbi Shkodrës.  Ai ka ardhur në Amerikë dekada më parë dhe njihet si një shqiptaro-amerikan, i cili me devocionin e tij ndaj çështjes kombëtare dhe  mbështetjes së tij ndaj interesave dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve kudo.  Ai së bashku me disa bashkatdhetarë të tjerë nga komuniteti -- ka luajtur një rol të rëndësishëm, për të mos thënë jetik në përpjekjet për të bindur asokohe qeverinë dhe Kongresin amerikan për të miratuar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s më 1999, gjë që i dha    fund shtypjes brutale të forcave terroriste të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës si dhe spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e veta.  Xhim Xhema vetë është tepër modest dhe nuk i pëlqen aspak publiciteti, sepse ai me të vërtetë beson në ato që bën dhe nuk pret asnjë shpërblim as njohje nga askush.  E kisha takuar Xhimin për herë të parë në Washington diku nga fillimi i 1980-ave dhe gjatë viteve e dekadave që pasuan, shpeshë më ka ndodhur të jem dëshmitar i influencës dhe rolit që Xhim Xhema ka luajtur dhe luan gjithnjë në favor të kauzës shqiptare, të drejtave të tyre të njeriut për ta dhe në përmirësimin e jetës së të gjithë shqiptarëve në trojet e veta, anë e mbanë Ballkanit Perëndimor.  Nuk besoj të ketë ndonjë shqiptar tjetër në Amerikë apo kudo gjetkë që të ketë kontribuar mund, djersë dhe fonde sa Xhim Xhema me objektivin për të bërë të njohur çështjen shqiptare në Amerikë e në botë, dhe si rrjedhim të veprimtarisë së tij të palodhur, të ketë kontribuar për një jetë më të mirë të shqiptarëve kudo, por sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.   Për disa dekada tani, Xhimi është dalluar në komunitetin shqiptaro-amerikan si një veprimtar që kishte lidhje të ngushta me një numër të madh personalitetesh të politikës amerikane.  Ai i përdori këto lidhje me shumë mjeshtëri për t'i bindur ata se shqiptarët meritonin të drejtat, lirinë, paqën dhe stabilitetin si çdo popull tjetër në Ballkan dhe në Europë.  Ndër politikanët më të dalluar që Xhim Xhema kishte zhvilluar një miqësi të gjatë dhe të frutshme, ishin ndër të tjerë, ish-Senatori republikan i shtetit Kansas, Robert Dole dhe Senatori i tanishëm Mitch McConnell nga shteti Kentaki, i cili janarin që vjen -- në rolin e tij si kryetar i shumicës republikane -- pritet të zgjidhet Kryetar i Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Ishte viti 1998 kur Serbia ndërmori një fushatë terrrori kundër popullësisë civile të pafajshme dhe të pa armatosur të shqiptarëve të Kosovës duke i masakruar ata, duke u djegur shtëpitë, duke dhunuar dhe duke kryer një numër barbarizmash e mizorishë, me qëllim për të spastruar etnikisht Kosovën nga popullësia autoktone shqiptare.  Ishte kjo një dhunë barbare e pa parë në Europë ç'prej hollokaustit të Luftës së Dytë Botërore. Dhe ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Klinton ai që më në fund bindi botën dhe Aleancën e Atlantikut Verior, NATO, Kongresin dhe opinionin amerikan dhe botëror, se ndërhyrja ushtarake kundër Serbisë ishte e vetmja zgjidhje për të ndaluar masakrën e popullit shqiptar në Kosovë nga forcat brutale policore dhe ushtarake të Millosheviçit.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndruan në krye të përpjekjeve ndërkombëtare duke luajtur rolin kryesor  para dhe pas luftës, si udhëheqse për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga shfarosja.  Ishte ky një mesazh nga Washingtoni zyrtar se gjenocidi dhe spastrimi etnik nuk do të toleroheshin në shekullin 21.

Por ndërhyrjes ushtarake perëndimore kundër Serbisë i kishte paraprirë një fushatë e gjatë dhe shpeshherë e lodhëshme nga aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan si Xhim Xhema për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe përfaqsuesit e saj politikë në Washington, si Senatorin Mitch McConnell dhe shumë të tjerë si ai, se gjenocidi kundër popullit shqiptar në Ballkan nuk duhej të tolerohej.

Sipas një video të vendosur në "youtube" nga gazetari Halil Mula, në takimin e fundit parazgjedhor me Xhim Xhemën dhe me përfaqsues të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork, Senatori McConnell pohoi se është njohës i çështjeve shqiptare duke shtuar se "Të gjitha njohuritë e mia për Shqipërinë dhe për Shqiptarët i kam nga Xhim Xhema".   Ndërsa Z. Xhema përshëndeti Senatorin McConnell dhe të pranishmit, duke thënë se, "Jemi këtu sepse dua që miku i ynë i mirë Mitch McConnell të bëhet udhëheqsi i shumicës në Senat.  Duam të kemi një agjendë të re në vitin 2015.  Shpresojmë që të çojmë këtë vend përpara dhe të ndryshojmë për më mirë të gjithë atmosferën në Washington", shtoi ai. "Të ndërtojmë vendin tonë, ta bëjmë atë përsëri, ndonëse jemi gjithnjë në vend të parë po pësojmë zmbrapsje.  Ne jemi më të mirët, ne prodhojmë më së shumti, ne jemi më të mençur, gati për të luajtur rolin që ky vend (Amerika) ka luajtur shekullin e kaluar."   Këtë, theksoi Xhim Xhema, "mund ta bëjë vetëm Washingtoni dhe udhëheqës si miku im këtu sonte, Mitch McConnell."

Gjatë krizës në Kosovë, Senatori Mitch McConnell së bashku me disa ligjvenës të tjerë të Kongresit amerikan të dy partive kryesore amerikane, ishte në krye të përpjekjeve për të bindur opinion amerikan dhe Kongresin se diçka duhej bërë për të ndaluar gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë, duke mos përjashtuar edhe ndihmën ushtarake për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.   Ai së bashku me një mbështetës tjetër të shqiptarëve në Kongres, ish-Senatorin  Joe Lieberman kishin propozuar një fond prej 25-milion dollarësh për të armatosur UÇK-ën për ta aftësuar atë të vet-mbrohej nga sulmet serbe.  Ndërhyrja eventuale e NATO-s kundër Serbisë, bëri që ky propozim të mos miratohej nga Kongresi.  Argumenti i Senatorit McConnell dhe të tjerëve ishte se Shtetet e Bashkuara e kishin për detyrë morale që të mundësonin popullin e Kosovës të mbronte veten nga sulmet e ushtrisë dhe të policisë serbe.   

Por, Senatori McConnell vazhdonte të mbështeste kauzën e shqiptarëve për liri e pavarsi edhe me mënyra të tjera.  Në një kryeartikull për gazetën e kryeqytetit, Washington Post të datës 22 shkurt 1999, pasi jep një pasqyrë të situatës në Kosovë, përfshirë edhe masakrën në Raçak, Senatori McConnell shkruante se "Ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të pranojnë realitetin: të njohin pavarësinë e Kosovës dhe të furnizojnë udhëheqjen (shqiptare) në Prishtinë me ndihmat e nevojshme politike dhe ushtarake për të ndaluar luftën e Serbisë të përmasave prej gjenocidi."  Senatori McConnell i bënte thirrje opinionit publik amerikan 15 vjetë më parë në Washington Post se, "Politika jonë duhet të njohë një objektiv thelbësor: Pavarësinë e Kosovës."  
Gjatë kohës që kam punuar si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në vitin 2005 -- në përpjekjet tona për të përshpejtuar njohjen sa më parë të Pavarësisë së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara -- më kujtohet se ishte Senatori Mc Connell dhe stafi i tij ndër më aktivët në Kongres që i kërkonin administratës së Presidentit George W. Bush që të njifte sa më shpejtë pavarësinë e Kosovës, pasi me të drejtë mendohej se nëqoftse Kosova njihej më së pari nga Shtetet e Bashkuara, njohjet e tjera do të pasonin, ashtu siç edhe ndodhi.

Ngërçi politik në Kosovë tash më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve të lira dhe të drejta të qershorit është një pasqyrë e tmershme e mosaftësive të klasës politike të shtetit të ri për të krijuar institucionet e reja të Republikës së Kosovës.  Kjo krizë politike e stërgjatur është kthyer një çështje shqetësimi me pasoja të pa parashikueshme për vendin, kryesisht për vet popullin e Kosovës por edhe për miqtë ndërkombëtarë të cilët janë të interesuar dhe ia duan të mirën Kosovës dhe   shqiptarëve në përgjithësi. 

Shtetet e Bashkuara, si vendi më i angazhuar në mbështetje të Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe, si dhe përfaqësuesit e saj në Kongres, por mbi të gjithë komuniteti shqiptaro-amerikan siç përfaqësohet  me dinjitet nga Xhim Xhema dhe të tjerë -- do të dëshironin që sa më shpejt klasa politike e Republikës së Kosovës të krijojë qeverinë dhe institucionet e reja, ashtuqë vet Kosova të mos pësoj dëme të tjera mbrenda vendit, por as në fushën ndërkombëtare, nëqoftse vendi kërkon njohje të tjera.  Kosova ka nveojë për stabilitet politik. Moska e Beogradi kënaqen me situatën e tanishme politike në Kosovë!

Populli amerikan, nepërmjet qeverisë dhe përfaqsuesve të saj në Kongres e kanë ndihmuar Kosovën dhe shqiptarët në momentet më të vështira të tyre, por siç tha  gjatë një interviste kohët e fundit edhe ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobsen, "Kosova nuk është koloni e Shteteve të Bashkuara".  Kosova, shtoi diplomatja amerikane në Prishtinë, "është vend i pavarur dhe nëse do të ketë sukses, atëherë prijësit politikë të Kosovës, njerëzit të cilët ju i keni votuar dhe i keni zgjedhur, duhet të mësojnë artin e ndërtimit të konsensusit politik."  Kjo është shpresa dhe dëshira e miqëve të shumtë të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës siç është udhëheqsi i ri i Senatit amerikan, Senatori Mitch McConnell dhe i veprimtarit të palodhshëm shqiptaro-amerikan Xhim Xhema -- si një përfaqsues i denjë i këtij komuniteti -- që gjatë periudhave më të vështira të saj janë gjëndur gjithmonë afër Kosovës dhe shqiptarëve.

Populli shqiptar i vuajtur i Kosovës meriton më shumë se kaq nga politikanët që i ka zgjedhur me vota të lira dhe të drejta, por ama as miqët që i kanë ndejtë afër Kosovës gjatë tre dekadave të fundit nuk duhet ta ndjejnë veten të zhgënjyer nga mos aftësia e politikanëve shqiptarë për të arritur një konsensus politik për qeverisjen e vendit, pasi ata mund të kenë nevojë në të ardhmen, ashtu si në të kaluarën,  për mbështetjen e tyre ndaj Republikës së Kosovës, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.  Sa të mos bëhet tepër vonë!   

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
METAFORA E LIRISË OSE DIALOG I PËRFYTYRUAR ME VETENEsé nga REXHEP SHAHU (11.13.2014)
MEDITIM NË KAMPIN E SHFAROSJES TË TEPELENËSNga RESHAT KRIPA (11.13.2014)
'HEROIZMI' I RAMËS SI PJESË E NEVOJËS PËR RILINDJE KOMBËTARENga MENTOR KIKIA (11.13.2014)
RAMA T'I LUTEJ VUÇIÇIT QË TA ZHBLLOKOJË KRIZËN NË KOSOVËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.12.2014)
RRETH VIZITËS SË KRYEMINSTRIT RAMA NË BEOGRAD DHE BLLOKADËS SË BERAT BUZHALËS NË FACEBOOKNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.11.2014)
DR ELEZ BIBERAJ - SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT NË UDHËN E RIMËKËMBJESNga FRANK SHKRELI (11.10.2014)
PUTINI DEL NË MBROJTJE TË PAKTIT MOLOTOV-RIBENTROPNga Prof. dr. ESHREF YMERI (11.10.2014)
TEATRI KOMBËTAR, CENSURA E DJESHME ZYRTARE ËSHTË ZËVENDËSUAR SOT ME NJË CENSURË TË FSHEHTËNga RESHAT KRIPA (11.10.2014)
AI VEND KU NUK LEJOHEN KUNDËRKANDIDATURAT, ËSHTË DIKTATURËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.09.2014)
NJË KOP PËR BASHËN APO PËR PD-në E RE?Nga MENTOR KIKIA (11.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]