"Në altar për herë të dytë me gjarprin" është fjali mungesore. Me kundrinor të thënë dhe kryefjalë të pathënë. Madje nuk ka nevojë që gjarprin ta vë mes thonjëzave teke '...' apo çifte "..." as ta dalloj me nistore të madhe.
Jo rrallë këto kohë ne dëgjojmë nga mediat se filan bukuroshe, në filan metropol të botës, e dashuruar me ndonjë nga kafshët ekzotike shtëpiake, të shpallë martesën me aligatorin e shtëpisë, me gjarprin piton të shtëpisë apo me peshkun e ylbertë të shtëpisë.
E sjell këtë përqasje shkurtimisht për të dalë tek premtimi për martesë të dytë midis LDK-së dhe Hashim Thaçit, ky i fundit i njohur edhe me pseudonimin Gjarpri. E bëj këtë për të nënvizuar qysh në fillim përfundimin tim se kjo martesë e dytë e premtuar është e panatyrshme, është më e panatyrshme se martesa e parë.
Martesat me aligatorë, me gjarprinj apo me peshq të vërtetë janë martesa simbolike. Si të tilla, ato janë të pakonsumueshme. Ndërsa martesa mes LDK-së dhe Gjarprit hyn në martesat e konsumuara.
LDK-ja, nën petkun e Fatmir Sejdiut, ka bërë një martesë të mëparshme me Thaçin. Më 2007 kjo u arsyetua me interesat kombëtare të Kosovës në prag dhe në periudhën menjëherë pas pavarësisë. Bashkëqeverisja shkoi gjithnjë e më keq, por martesën nuk e zhbëri LDK-ja, e zhbëri Gjarpri. Kosova shkoi në krizë të thellë institucionale në shtator të vitit 2010, pastaj në zgjedhje të parakohshme, ku LDK-ja humbi edhe një të tretën e elektoratit të saj, edhe ai gati i përgjysmuar më 2007, falë veprimeve të papërgjegjshme të Sejdiut. LDK-ja nuk pati as vullnetin, as fuqinë për ta penguar asnjërin nga këto zhvillime.
Nga fillimi deri në fund kjo martesë mbeti e panatyrshme. Por LDK-ja u betua se kishte nxjerrë mësime që kurrë më të mos bëjë koalicion me PDK-në. Me këtë betim të saj dhe me këtë premtim të kryetarit post Sejdiu e të udhëheqjes së saj, LDK hyri edhe në zgjedhjet e tjera, të parakohshme, të 8 qershorit 2014.
Një vajtje e dytë në altar, siç u premtua më 19 nëntor, tingëllon si një ngjarje hollivudiane. Por, mjerisht, është më se prozaike, më se e panatyrshme, më se e përçudshme. Shumëkujt në LDK i ishte dukur, madje, e panatyrshme edhe marrëveshja e 10 qershorit e kësaj partie me AAK-në dhe Nismën (LAN) e zgjeruar pastaj me Vetëvendosjen (VLAN). Edhe ndërkombëtarët, përfshirë miqtë perëndimorë, edhe ata amerikanë, u befasuan, sepse kishin menduar se, ndoshta, edhe para 8 qershorit, do të kishte pasur një koalicion PDK-AAK.
Kjo hamendje, madje, u aktualizua edhe kësaj jave, kur mediat, sidomos rrjetet sociale u mbushën me diversionin propagandistik se AAK e tradhtoi VLAN-in dhe u bashkua me PDK-në. Haradinaj dhe AAK u dërguan në kryq. Ky ritual madje vazhdonte edhe kur në media zinte vend gjithnjë e më shumë lajmi se LDK dhe PDK ishin marrë vesh për koalicionin qeverisës. Brenda çastit, të njëjtët diversantë që kishin kryqëzuar Haradinajn dhe AAK-në për një vepër fajit të hamendur u hodhën në mbrojtje të Isa Mustafës dhe LDK-së për një vepër faji tashmë të kryer.
Marrëveshja PDK-LDK tingëllon aq e panatyrshme, sa do të tingëllonte e natyrshme marrëveshja PDK-AAK, PDK-Nisma, PDK-Vetëvendosje. Sepse mes këtyre partive dhe PDK-së ka vetëm hatërmbetje. Ndërsa LDK-ja ka një bilanc tejet të rëndë të shkaktuar nga PDK-ja. Do të dukej kështu sikur LDK-ja vuan nga sindromi kolektiv i Stokholmit.
Kjo është arsyeja pse unë, qysh gjatë pranverës së këtij viti, iu jam kundërvënë në LDK atyre, të njohur si sejdistë apo kriptothaçistë, që mëtonin se do të ishte i mirëpritur një koalicion i të mëdhenjve LDK-PDK në qeverinë e pas 8 qershorit, nën shembullin e SDU/SPDsë së Gjermanisë. Kam dhënë argumente të panumërta dhe mund të jepen argumente të pafundme pse koalicioni LDK-PDK është aq i panatyrshëm sa është koalicioni CDU/SPD i natyrshëm. Ky i fundit, sa herë që është përsëritur në realitetin gjerman, ka qenë i suksesshëm. Ngaqë në partitë perëndimore si CDU e SPD partneriteti shikohet si partneritet dhe jo si diversion, si mbytje e partnerit me të cilin vë kokën në të njëjtin jastëk, siç e shikojnë bizantinët e PDK-së. Kam argumentuar se sado bizantin mund t'i duket vetja kreut të LDK-së, ai nuk mund të jetë aq bizantin sa kreu i PDK-së.
Gjatë fushatës, e kemi të gjithë të freskët, LDK-ja i akuzonte të trija këto parti se pas 8 qershorit do të bëheshin me PDK-në. Por, ndërkohë, siç del, Lutfi Hazirët, bënin mësitnitë, pra kishin rolin e sekserëve, mes liderëve të këtyre partive para, gjatë dhe pas fushatës. E përmend Lutën, siç i thonë në Kosovë, sepse ai, po me mësitni, me shkuesi, thonë se e kapi vetë postin e kryetarit të Gjilanit.
Deri në çastet kur po hedh këto rreshta, ende PDK-ja nuk ka dalë me ndonjë vendim për të hequr dorë nga posti i kryeministrit. Është fare ngat mendjes që Hashimi të kërkojë të qëndrojë në karriken e kryeministrit deri në fund të vitit 2016, kur të kalojë në karriken e presidentit. Vetëm atëherë Isa Mustafa do të bëhej kryeministër.
Nëse konsumohet, edhe kjo martesë e dytë do të mbetet e panatyrshme. Dhe në LDK ajo do të kënaqë vetëm një rreth të ngushtë lëdëkëistësh që kanë punuar për Thaçin këto vite. Qeveria e re, edhe nëse do të ketë në krye liderin e LDK-së, në fakt vetëm sa do të ketë emrin e tij, sepse Kosova do të vazhdojë të qeveriset nga Hashim Thaçi.
LDK-ja ishte shumë e pakënaqur nga qeveritë e saj të kryesuara nga kryeministra me prejardhje nga AAK-ja. Ndonëse ajo atje e kishte shumicën dërmuese të ministrave. LDK-ja ishte e pakënaqur edhe kur kishte kryeministër të qeverisë në mërgim Bukoshin.
Isa Mustafa, nëse e merr tash apo në fund të vitit 2016 postin e premtuar nga Thaçi, do të ishte kryeministri i dytë që nxjerr LDK-ja. Është një realitet i dhimbshëm që partia e Ibrahim Rugovës, e Fehmi Aganit, e Xhemajl Mustafës, e Enver Malokut, e Ukë Bytyçit, e Sali Cekajt, e Smajl Hajdarajt e plot figurave të tjera, partia e intelektualëve të shquar, të mos ketë ende sot e kësaj dite kandidatura bindëse për kryeministra. Kjo ka ardhur vetëm falë mbylljes që iu bë LDK-së ndaj personaliteteve pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, falë revanshizmit që u ndoq ndaj këtyre personaliteve sidomos nga Sejdiu.
Mungesa e theksuar e personaliteteve në udhëheqje, e bën edhe më të dyshimtë rolin që do të ketë LDK-ja në qeverinë e përbashkët me PDK-në. Kështu ajo do të jetë jo vetëm thellësisht e mbivotuar në Qeveri dhe në Kuvend nga PDK-ja dhe nga pakicat, por edhe do të jetë në hije të figurave nga partitë e tjera në këto institucione.
Të gjitha të dhënat tregojnë se marrëveshja e 19 nëntorit është një pabesi e madhe e LDK-së ndaj VLAN-it, aq sa është një pabesi edhe më e madhe ndaj anëtarësisë dhe elektoratit të saj, por edhe ndaj shpresave që kishin edhe të tjerët në Kosovë jashtë kësaj përkatësie.
Hashim Thaçi edhe këtë marrëveshje e bëri më 19. Ashtu si më 19 (prill) e bënte me Daçiçin. Duket se kjo datë ka domethënie për të. Ndoshta e mban si datë fatsjellëse. 19 nuk është një numër i bekuar në shkrimet e shenjta. Përkundrazi. Dhe është e vështirë të presësh që të jetë i tillë për Kosovën.
Nga sa kam mundur të mësoj nga lajmet që kam lexuar, marrëveshja e arritur me Hashimin e shpreh vullnetin e Isa Mustafës dhe të ekipit të tij të ngushtë. A do të ketë LDK-ja kësaj radhe prirjen, dëshirën apo fuqinë për t'iu kundërvënë këtij realiteti apo thjesht do të pajtohet me vullnetin e kreut të saj? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje ka të bëjë me të ardhmen e LDK-së sa dhe me të ardhmen e Kosovës.
©
Shkrim i pabotuar
SERBIA E KA MENDJEN TE KOSOVA, PASTAJ TEK FQINJËSIA ME SHQIPËRINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 11.14.2014, 02:03pmRAMA T'I LUTEJ VUÇIÇIT QË TA ZHBLLOKOJË KRIZËN NË KOSOVË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 11.12.2014, 10:12am
AI VEND KU NUK LEJOHEN KUNDËRKANDIDATURAT, ËSHTË DIKTATURË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.09.2014, 03:55pm
JERMI TOTALITAR I PDK - OSE NËNSHTRIM, OSE ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 11.06.2014, 09:26am
A E UDHËHEQ LDK KOALICIONIN PASZGJEDHOR?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.29.2014, 10:21amSERBIA E TRAJTON EDHE SHQIPËRINË ME FUSNOTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 10.19.2014, 08:56am
KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ8 QERSHORI - NYJA GORDIANE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.01.2014, 10:55amPAPA YNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 09.22.2014, 08:47am
PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.27.2014, 06:59am
TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.23.2014, 09:05am
REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMA
Domosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetit
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 08.18.2014, 08:25am
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHET
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.06.2014, 02:30pm
KOSOVA POST-TRAUMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.01.2014, 04:58pm
Shënimi ditor
8 QERSHORI I TRYSNUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 07.23.2014, 07:24am
Shënimi ditor
SHËN 8 QERSHORI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.21.2014, 09:06am
ALBINI - MË LARG PARIMIT, MË PRANË DOGMËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 07.16.2014, 09:48am
BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 07.09.2014, 10:40am
SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.26.2014)
PRESIDENTJA THËRRET KUVENDIN E RI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.24.2014, 07:59am
RA LAZARATI S'RA LAZARATI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 06.18.2014, 10:21am
MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58am
PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.06.2014, 10:45am
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 05.26.2014, 08:57am
REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm
NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.16.2014, 10:08am
FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm
Temë për debat
DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am
SFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am
Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm
SHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am
FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 01.02.2014, 11:19am
NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 12.02.2013, 08:58am
TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.17.2013, 10:10am
BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am
COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 09.15.2013, 09:50am
Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am
TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm
SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.28.2013, 09:42am
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 06.16.2013, 07:12am
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©