VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË MBROJTJE TË VLERAVE TË PËRBASHKËTANga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 11:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NË MBROJTJE TË VLERAVE TË PËRBASHKËTA
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 01.16.2015, 08:06am (GMT+1)


 Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron, në një artikull të botuar të enjten në gazetën e njohur të Londrës, Times of London,  njoftuan planet e përbashkëta të dy vendeve për të bashkrenduar përpjekjet e tyre në disa fusha veprimi të politikës së mbrendshme dhe të jashtme.  
Artikulli u botua në vigjiljen e vizitës së Kryeministrit britanik në Washington, ku  do të takohet me Presidentin Obama për të biseduar mbi çështjet që ata nënvijojnë në këtë artikull, por edhe mbi çështje të tjera të interesit të përbashkët.  "Ndërsa do të takohemi në Shtëpinë e Bardhë, ne rithkesojmë besimin tonë se mundësia jonë për të mbrojtur lirinë është e rrënjosur në fuqinë ekonomike dhe në vlerat në të cilat ne besojmë dhe të cilat na dallojnë si popuj -- e që janë liria e fjalës, zbatimi i ligjit dhe institucionet e forta demokratike", pohojnë ata në artikullin e tyre në gazetën Times of London. 

Udhëheqësi amerikan dhe ai britanik -- në komentin e tyre botuar në gazetën e famëshme londineze -- angazhohen "për një front të përbashkët, për të përballuar sfida të ndryshme, të mbrendshme dhe të jashtme, përfshirë edhe kërcënimin që paraqet ekstremizmi islamik" dhe ajo që ata quajtën "ideologjia e tij e shtrëmbëruar".

Duke iu referuar sulmeve terroriste javën që kaloi kundër një gazete satirike në Paris të Francës, udhëheqsi amerikan dhe ai britanik u zotuan se ekstremistët nuk do të kenë sukses kundër lirisë së fjalës, si një vlerë universale dhe si e drejtë e njeriut.  Zotërinjtë Obama dhe Cameron shkruajnë se ata nuk do të "frikësohen nga esktremistët, qofshin ata indidvidë fanatikë, ose organizata terroriste si al-Qaeda, Shteti Islamik, ose Boko Haram".  Ata vazhdojnë artikullin e tyre në Times of London duke shpreshur angazhimin e tyre se, "Ne do t'i mundim këta vrasës barbarë, të cilët justifikojnë vrasjen e njerëzve të pafajshëm", theksuan zotërinjtë Obama dhe Cameron në komentin e botuar në gazetën e Londrës.  Ndërsa në   lidhje me luftën kundër terrorizmit, ata zotohen në emër të vendeve të tyre se, "Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe do të bashkëpunojnë ngushtë me të gjithë ata që besojnë në paqë dhe në tolerancë."
 

"Terroristët", nënvijuan ata në komentin e tyre, "dinë vetëm të shkatërrojnë, por së bashku, ne mund të bëjmë diçka që është shumë më e fuqishme: të ndërtojmë sigurinë, të forcojmë drejtësinë dhe të promovojmë paqën", shkruajnë Zotërinjtë Cameron dhe Obama.

Para takimit të tyre prej dy ditësh në Shtëpinë e Bardhë, në këtë shkrim ata nënvijuan parimet e aleancës amerikano-britanike, duke shkruar se, "Sot, ne angazhohemi rishtas ndaj misjonit tonë historik, në mbrojtje të popujve tonë, për ruajtjen e sistemit tonë ekonomik dhe në mbrojtje të vlerave tona", të përbashkëta.  Ata theksojnë se në këtë moment të historisë, "Përsëri, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe qëndrojnë së bashku.  Edhe njëherë, ne kemi nevojë për udhëheqje të fortë dhe të vendosur, për tu përballur me sfidat e kohës sonë", shkruajnë ata. 

Zotërinjtë Obama dhe Cameron theksuan gjithashtu edhe rëndësinë e promovimit të politikave ekonomike për të nxitur ekonomitë e vendeve të tyre, me qëllim për të mënjanuar një tatpjetë tjetër të ekonomisë botërore.  Në lidhje me këtë, ata shkruajnë se janë duke punuar, "drejt përfundimit të një marrveshjeje të përgjithshme tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian", marrëveshje kjo që sipas tyre, "do të zgjërojë dukshëm tregtinë midis dy vendeve tona dhe do të hapë mundësi të reja për vende pune për miliona punëtorë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara."

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, në artikullin e tyre, tregohen të vendosur edhe në qëndrimin e tyre kundër atij, që ata cilësuan si "aggression i Rusisë në Ukrainë", duke u zotuar se do të vazhdojnë presionin diplomatik ndaj Moskës.  Në lidhje me këtë ata theksuan duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë se, "Në qoftë se ne lejojmë që të ndodhin shkelje të tilla të ligjit ndërkombëtar pa u ndëshkuar, ne të gjithë do vuajmë pasojat që vinë më pas", nga shkelje të tilla ndërkombëtare.  Ata theksuan njëkohsisht se, "Përgjigja jonë e fortë dhe e përbashkët i ka dërguar botës një mesazh të fortë se komuniteti ndërkombëtar nuk do të qendrojë duar-kryq, ndërsa Rusia vazhdon përpjekjet e saj për destabilizimin e Ukrainës."  Ndërkohë, ata shprehën gjithnjë gatishmërinë e tyre "për të vazhduar të mbështesin Ukrainën ndërkohë që ajo përpiqet të plotësojë aspiratat ekonomike dhe demokratike të popullit ukrainas".

Presdienti Obama dhe Kryeministri Cameron përfundojnë  artikullin e botuar nga Times of London, në vigjiljen e takimit dy ditësh të nivelit të lartë amerikano-britanik në Washington, duke shprehur besimin e tyre se, "Siguria dhe begatia janë të pandashme, nuk mund të ketë siguri pa begati. Dhe se ndërsa përballemi me terroristët që na kërcënojnë, ndërsa mbajmë të njëjtin qëndrim  kundër masave agresive të Rusisë dhe ndërsa vazhdojmë  përpjekjet tona drejtë rritjes së përgjithëshme ekonomike, ne njëkohsisht do të vazhdojmë të çojmë përpara edhe sigurinë dhe begatinë, që meritojnë popujt tanë."

Duket se lufta kundër terrorizmit, përpjekjet e përbashkëta kundër masave agresive të Rusisë dhe rritja ekonomike botërore, do të jenë subjektet kryesore të bisedimeve të nivelit të lartë amerikano-britanik në Shtëpinë e Bardhë gjatë dy ditëve të ardhëshme.  Artikulli i shkruar nga Zotërinjtë Obama dhe Cameron sugjeron se kur bota përballet me terrorizëm, me konfliktet dhe kërcënime ndaj stabilitetit ndëkombëtar dhe kur vlerat universale janë në rrezik -- janë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ato që si gjithmonë më parë, mund të udhëheqin përsëri përpjekjet botërore drejtë një sigurie më të qëndrueshme ndërkombëtare dhe sigurimit të paqës në botë.  Është ky një fakt që shqiptarët kudo duhet ta kujtojnë me rastin e përvjetorit të masakrës së civilëve shqiptarë në Reçak të Kosovës nga forcat terroriste serbe, masakër kjo që aso kohe tronditi botën e qytëruar dhe çoi në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Britania e Madhe, në mbrojtje të vlerave universale të njeriut.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NA DUHET NJË TJETËR PROTESTË E MADHENga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.15.2015)
VIDHET HISTORIA E QYTETIT ILIR TË SHASITNga FRANK SHKRELI (01.14.2015)
Baromteri diplomatikNËNAT TONA NUK JANË EGËRSIRA, POR SHEMBËLLTYRË E VIRTYTSHME SI NËNË TEREZA SHQIPTARE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.12.2015)
SHPIFËSIT E MINISTRISË SË KULTURËS - GËNJYEN PA KUFINga GANI MEHMETAJ (01.11.2015)
TË JESH A TË MOS JESH CHARLIE HEBDONga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.10.2015)
NË PARIS VRITET LIRIA E SHTYPITNga FRANK SHKRELI (01.08.2015)
Barometri diplomatikBEOGRADI PO LUFTON PËR 'ANULIMIN' E PAVARËSISË SË KOSOVËS, KURSE PRISHTINA PËR 'NORMALIZIMIN' ME SERBINË!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.08.2015)
NGA CIKLI I SHKRIMEVE PËR ZVICRËN - PËR SHQIPËRINË NGA EKSPERIENCA ZVICERANE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.07.2015)
FAMILJA BUSH - PORTRETI I NJË PRESIDENTI NGA DJALI I TIJ PRESIDENTNga FRANK SHKRELI (01.07.2015)
PËR VITIN E RI 2015 - PAQE NË BOTË, PAQE NË ZEMRAT TONA!Nga SAMI REPISHTI (01.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]