E Hënë, 12.09.2024, 04:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KRYQËZATË E DJATHTË KUNDËR OBAMËS
Nga RUTH MARCUS, Washington Post

E Premte, 02.13.2015, 09:09am (GMT+1)



E tillë është gjendja hiq e mos këput e diskursit politik në Uashington këto ditë kur Presidenti Obama do të shkonte në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve, do ta quante shtetin islamik një "kult brutal, të çoroditur të vdekjes" - dhe prapë në fund duke u sulmuar nga konservatorët.

Fyerja e Obamës? Ai guxoi të theksonte se Islami nuk është e vetmja fe që u keqpërdor për të justifikuar dhunën dhe mizorinë.

Vërejtjet e tij nuk kanë nevojë të vihen në kontekst për të dëshmuar mungesën e fyerjes në to, por unë do ta bëj këtë, gjithsesi, sepse citati i plotë e nënvizon këtë pikë:

"Nga një shkollë në Pakistan në rrugët e Parisit, ne kemi parë dhunë dhe terror të ushtruar nga ata që pretendojnë se po qëndrojnë për besimin, për besimin e tyre, pretendojnë të qëndrojnë për Islamin, por, në fakt, janë duke e tradhtuar atë."

"Ne e shohim ISIL-in, një kult brutal, të çoroditur të vdekjes që, në emër të fesë, kryen akte të papara të barbarizmit - duke i terrorizuar pakicat fetare, si të Jezitisë, duke nënshtruar gratë për përdhunimi si një armë lufte, dhe duke pretenduar mantelin e autoritetit fetar për veprime të tilla. Ne shohim luftë sektare në Siri, vrasjen e myslimanëve dhe të krishterëve në Nigeri, luftë fetare në Republikën e Afrikës Qendrore, një valë në rritje të antisemitizmit dhe krimeve të urrejtjes në Evropë, gjithnjë e më shpesh të kryer në emër të fesë. "


Dhe pastaj, fjalët fyese: "Dhe të mos i hypim kalit e të dalim dhe të themi se ky është unik në ndonjë vend tjetër, mos harroni se, gjatë kryqëzatave dhe inkuizicionit, njerëzit kryen vepra të tmerrshme në emër të Krishtit. Në vendin tonë, si skllavëria dhe Jim Crow shumë shpesh u shfajësuan në emër të Krishtit."

Nga numërimi që bëj unë, janë 124 fjalët rreth ekstremizmit islamik, 52 për paralelet e krishtera.

Ju mund të mendoni për këto referenca, po ashtu, përulësinë e krishterë - "kush është ai që është pa mëkat", e të tilla me radhë.

Ju mund të mendoni se ato janë historikisht të sakta. (Ju lutem, lexues, m'i kurseni mua e-mailet rreth kryqëzatave si luftë mbrojtëse ose inkuizicionit, si një mekanizëm për parandalimin e ekzekutimeve të padrejta. Nëse nuk e pranojmë se këto episode përbëjnë mizori të kryera nën flamurin e fesë, nuk ka shumë për të diskutuar.)

Ju mund t'i mendoni ato si ngrohtore presidenciale. Në fund të fundit, vetë Obama e ka theksuar këtë më herët - për shembull, në fjalimin e tij të pranimit të Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2009, duke vënë në dukje se ekstremistët islamikë "nuk janë të parët për të vrarë në emër të Zotit; mizoritë e kryqëzatave janë të regjistruara me bollëk. "

Dhe jo vetëm Obama. Dëgjoni Bill Klinton në mëngjesin e lutjes 1999: "Njerëzit kanë pohuar vazhdimisht se ishte vullneti i Perëndisë që atyre iu prin në konflikt. Të krishterët e kanë bërë atë të paktën që nga koha e kryqëzatave. . . . Asnjë besim nuk është pa faj për faktin se ata i kanë marrë armët kundër të tjerëve - të besimeve të tjera, të racave të tjera - sepse ishte  vullneti i Perëndisë që ata ta bënin këtë. "

Shpesh më lodh tendenca e Obamës drejt pendesës. Kjo ishte e afishuar, në fakt, në Mëngjesin e Lutjes. Pasi kampioni i NASCAR, Darrell Waltrip, tregoi se si kritikët e kishin përshkruar atë si "i stuhishëm, i pamëshirshme, i vrullshëm, kryelartë, mendjemadh, i papërmbajtur, mburracak, arrogant dhe  mirëfilli të bezdisshëm", Obama ia ktheu: "Unë isha duke menduar, mirë, ju jeni një pikëshënues. Dua të them, në qoftë se ju vërtet doni një listë të tillë, hajdeni bisedoni me mua." Seriozisht, zoti President, ju nënshkruat për këtë.

Prapëseprapë, edhe reagimi ndaj komentit të Obamës në Mëngjesin e Lutjeve është i lodhshëm. Kundërshtarët e tij vazhdimisht sforcohen për të gjetur qiqra në hell.

I tillë, reagimi i tepëruar i ish-guvernatorit të Virgjinias Jim Gilmore-së (R) ndaj vërejtjeve të Obamës si "më fyesja që unë kam dëgjuar ndonjëherë të ketë bërë një president në jetën time." Obama, buçet Gilmore, "ka fyer çdo të krishterë që beson në Shtetet e Bashkuara."

Por prisni, kjo nuk është e gjitha. Prapë Gilmore: "Kjo shkon më tej deri në pikën që zoti Obama nuk beson në Amerikën apo vlerat që ne të gjithë ndajmë." Mirë, në qoftë se ju jeni një nga moria e entusiastëve të garës presidenciale të vitit 2016, ndoshta ju ndoshta i kini hyrë retorikës për të bërë që zëri juaj dëgjohet, por me të vërtetë, kjo shkon shumë larg.

Gilmore nuk ishte i vetëm. "Obama fyen të krishterët," shpall Liga Katolike; presidenti i saj, Bill Donohue, i quajti komentet e Obamës "një përpjekje për të shmangur fajin nga myslimanët e çmendur." Shpërtheu Twitter. Ditto Rush Limbaugh.

Ky reagim ishte sa i parashikueshëm edhe i lig. Konservatorët kanë shkaqe të mjaftueshme për të sulmuar Obamën në qëndrimin e tij ndaj luftës kundër terrorizmit dhe reagimin e tij të vonuar ndaj ngritjes së shtetit islamik.

Në vend të kësaj, ata duken të tërhequr tej çdo mase për të zbuluar fyerje ndaj amerikanëve dhe dashaligësi ndaj Shteteve të Bashkuara kur nuk ekziston asgjë e tillë. Ky reagim flet më shumë për kritikët e Obamës, si dhe për pamundësinë e tyre për të pranuar legjitimitetin e tij, se sa për diçka që ka të bëjë me presidentin./Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
--
Opinions
The right's crusade against Obama
By Ruth Marcus Columnist February 6

Such is the daggers-drawn state of political discourse in Washington these days that President Obama could go to the National Prayer Breakfast, call the Islamic State a "brutal, vicious death cult" "” and still end up being assailed by conservatives.

Obama's offense? He dared to note that Islam is not the only religion to have been perverted to justify violence and atrocity.

His remarks don't need to be put into context to communicate their inoffensiveness, but I will, anyway, because the full quotation underscores that point:

"From a school in Pakistan to the streets of Paris, we have seen violence and terror perpetrated by those who profess to stand up for faith, their faith, profess to stand up for Islam but, in fact, are betraying it.

"We see ISIL, a brutal, vicious death cult that, in the name of religion, carries out unspeakable acts of barbarism "” terrorizing religious minorities, like the Yazidis, subjecting women to rape as a weapon of war, and claiming the mantle of religious authority for such actions. We see sectarian war in Syria, the murder of Muslims and Christians in Nigeria, religious war in the Central African Republic, a rising tide of anti-Semitism and hate crimes in Europe, so often perpetrated in the name of religion."

And then, the offending words: "And lest we get on our high horse and think this is unique to some other place, remember that during the Crusades and the Inquisition, people committed terrible deeds in the name of Christ. In our home country, slavery and Jim Crow all too often was justified in the name of Christ."

By my count, 124 words about Islamic extremism, 52 about Christian parallels.

You might think of these references as, well, Christian humility "” "let he who is without sin," and all that.

You might think of them as historically accurate. (Please, readers, spare me the e-mails about the Crusades as defensive warfare or the Inquisition as a mechanism for preventing unjust executions. If you don't acknowledge that these episodes involved atrocities committed under the banner of religion, there's not much to discuss.)

You might think of them as presidential boilerplate. After all, Obama himself has made this point before "” for example, in his Nobel Peace Prize acceptance speech in 2009, noting that Islamic extremists "are not the first to kill in the name of God; the cruelties of the Crusades are amply recorded."

And not only Obama. Listen to Bill Clinton at the 1999 prayer breakfast: "People have claimed repeatedly that it was God's will that they prevail in conflict. Christians have done it at least since the time of the Crusades. ."‰."‰. No faith is blameless in saying that they have taken up arms against others of other faiths, other races because it was God's will that they do so."

Often I weary of Obama's tendency toward self-pity. It was on display, in fact, at the prayer breakfast. After NASCAR champion Darrell Waltrip recounted how critics had described him as "brash, ruthless, pushy, cocky, conceited, aloof, boastful, arrogant and just downright annoying," Obama ad-libbed: "I was thinking, well, you're a piker. I mean, if you really want a list, come talk to me." Seriously, Mr. President, you signed up for this.

Still, the response to Obama's prayer breakfast comments is wearying as well. His opponents constantly strain to find offense in the anodyne.

Thus, former Virginia governor Jim Gilmore's (R) over-the-top reaction to Obama's remarks as "the most offensive I've ever heard a president make in my lifetime." Obama, Gilmore thundered, "has offended every believing Christian in the United States."

But wait, that's not all. More Gilmore: "This goes further to the point that Mr. Obama does not believe in America or the values we all share." Okay, if you're one of the hordes of 2016 presidential hopefuls, maybe you've got to ramp up the rhetoric to have your voice heard, but really, this goes too far.

Gilmore wasn't alone. "Obama Insults Christians," blared the Catholic League; its president, Bill Donohue, termed Obama's comments "an attempt to deflect guilt from Muslim madmen." Twitter erupted. Ditto Rush Limbaugh.

This reaction was as predictable as it was disheartening. Conservatives have ample grounds to assail Obama on his handling of the war on terror and his belated response to the rise of the Islamic State.

Instead, they seem inexorably drawn to overstate, to detect insult to Americans and animus toward the United States where none exists. This reaction says more about Obama's critics, and their inability to accept his legitimacy, than it does about the president.

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VISAR ZHITI, NJERIU I ZOTIT - PËRBALLË ANTINOMIT BUJAR NISHANINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.12.2015)
PERËNDIMI DHE ILUZIONET E HUMBURA NË UKRAINËNga ROGER COHEN, New York Times (02.12.2015)
Në kuadër të një përvjetoriKUSH MA RRËMBEU DJALIN?Nga RESHAT KRIPA (02.11.2015)
I DASHUR AT I SHENJTË, JU LUTEM NJIHENI PAVARËSINË E KOSOVËS DHE PRANONI VISAR ZHITIN AMBASADOR NË VATIKANNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.09.2015)
'GJENIU I VOGËL' NJË TALENT SHOW QË KULTIVON ARTISTIN DHE ARTIN E VËRTETËNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.08.2015)
LAICITETI I SHTETIT SHQIPTAR NUK DUHET DISKUTUAR - AS NË RASTIN E EMËRIMIT TË AMBASADORIT NË VATIKANNga Dr GËZIM ALPION (02.07.2015)
Në gjurmët e deklaratave të regjisorit të shquar Andrea Konçallovski'RUSIA ËSHTË NË PRAG TE KATASTROFËS'Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (02.05.2015)
THEMELET E BE-së PO THËRMOHENNga CHRISTOPH HASSELBACH, Deutsche Welle (02.03.2015)
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI (02.03.2015)
SHUHET NJË FIGURË E RESPEKTUAR E GJERMANISËNga FRANK SHKRELI (02.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]