E Mërkurë, 10.09.2024, 11:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KOHA TË REFLEKTOJMË KOMBËTARISHT PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE NË BALLKAN
Nga ARTUR VREKAJ

E Hënë, 02.16.2015, 03:23pm (GMT+1)


Ne Shqiptarët sot e kemi kombin në hall, megjithë ndihmën e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës afër një shekulli dhe të Bashkimit Europian që pas vitit 1992. Drama e kombit Shqiptar është dramë e qëndresës dhe mbijetesës, është një kalvar udhëtimi në mijëvjeçarët e historisë botërore për të dëshmuar se ne jemi të vetmit Shpëtimtarë të Pellazgo-Ilirëve.

Në të dyja tavolinat e bisedimeve më 1878 dhe 1913 ishin të njëjtët aktorë: Fuqitë Europiane dhe Rusia, që firmosën për copëtimin e tokave Shqiptare të Ballkanit.
Shqiptarëve ua çarmatosën Fuqitë e Mëdha tre herë kombëtarisht ushtritë Çlirimtare të Trojeve Shqiptare më 1878 në Prizren, më 1912 dhe 2001 në Shkup pa e marrë në konsideratë zgjidhje kombëtare. Të dyja këto qytete Shqiptare janë pjesë unike e vilajetit të Kosovës e ish-Mbretërisë Dardane.

Pas rënies së Murit të Berlinit u duk sikur Europa gjeografike do të ishte në paqe. Ndërrimi paqësor i regjimit komunist në Shqipëri nga Partia e Punës tek shërbëtorët e Ramiz Alisë në klasën e sotme politike u maskua me lloj-lloj skeme politike i dekoruar edhe me dashurinë për Perëndimin si aleancë e zgjedhur për përjetë, por pa u këputur lidhjet e vjetra Sllavo-Greke.

Ne i vëmë faj Fuqive Europiane dhe Rusisë, e për më shumë fqinjëve Sllavo-Grekë për martirizimin e Çështjes Kombëtare Shqiptare, por ne në mesin tonë si popull unik në tërë trojet Shqiptare kemi modele të shitjes së truallit Shqiptar, të Zogut dhe Esat Pashë Toptanit, kemi modele bolshevike të drejtimit të shteteve Shqiptare me fuqi diktatoriale të Hoxhës dhe Alisë, kemi një autoritarizëm të paparë, të trashëguar në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup sidomos në dekadën e  fundit, kemi kusari të jashtëzakonshme (këto 23 vjet tranzicion për Shqipërinë, 1992-2015 dhe mbi një dekadë në Prishtinë e Shkup) në vjedhjen që i bëjnë shtetarët tanë pasurisë kombëtare për vete apo në bashkëpunim me fqinjë mafiozë dhe rrjeta klanore me fuqi vendimmarrëse politike në tre shtete Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni , që janë rrezik për fuqizimin e shteteve Shqiptare në Tiranë e Prishtinë dhe faktorit shtetformues në Shkup.

Në Tiranë, Prishtinë e Shkup elitat në pushtet e kanë kapur qeverisjen dhe sistemin e drejtësisë Shqiptare jo vetëm për tu majmur për vete a për tu mbrojtur për vete, por edhe për të kënaqur gjithë aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë me idenë mashtruese të mbajtjes së paqes e stabilitetit në Ballkan.

Amerika e di shpirtin paqedashës e liridashës të popullit unik Shqiptar të Ballkanit. Ndaj, SHBA është më afër dëgjimit të ankesave e problemeve që shqetësojnë shoqërinë Shqiptare që është e izoluar me antiligj dhe nëpërkëmbje nga klasat politike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Ne duhet të reflektojmë të ndihmojmë vetveten kombëtarisht duke u zhvilluar ekonomikisht si një popull unik në Ballkan.

Shqipëria u hodh në erë në Gërdec dhe Perëndimi i mbylli sytë para masakrës njerëzore dhe na pranoi në NATO.

Ndërkohë, Shqipërisë Londineze nuk i mjaftoi pranimi i Janullatosit si kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare më 1992, por pranoi edhe marrëveshjen me Greqinë për ndërtimin e varrezave Greke në Shqipëri në kufijtë e fantazmës Vorio-Epir ku në to ka edhe eshtra Shqiptare të Kosinës, varreza që kanë cënuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin kombëtar me incidentet e panevojshme me neonazistët Grekë që janë fuqi politike dhe me pushtet në ushtri, polici dhe shërbimin sekret të Greqisë në unison me Kishën Greke dhe Janullatosin.

Nuk mjaftuan as këto dhe Tirana zyrtare nxitoi të nënshkruante një marrëveshje për dhurimin e një pjese detare Greqisë duke kënaqur edhe interesa personale të shtetarëve në dëm të Shqipërisë, marrëveshje e cila, është në proces gjykimi.
Pra, ka një tradhëti të hapur të deputetëve të Shqipërisë, segmenteve të klasës politike apo të gjithë faktorëve politikë së bashku, më vete apo edhe në bashkëpunim me Athinën zyrtare në dëm të sovranitetit të Shqipërisë dhe të Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Askush nga shtetarët tanë nuk është ndëshkuar për tradhëti ndaj Shqipërisë, Kosovës, Iliridës dhe kombit, përkundrazi, janë rehabilituar me rizgjedhjen e tyre në Kuvënd e në detyra të larta shtetërore.

Shqipëria e bllokoi edhe vetë marrjen e statusit të kandidatit për në BE, por edhe pse ra avioni i drogës në Divjakë prapë komisioneri Fyle, që na propozoi të pranonim anëtarësinë në projektin e Jugosllavisë numër dy, na cicëroi marrjen e statusit të kandidatit në BE.

Ndërsa në Kosovë popullit Shqiptar me shumicë absolute autoktone i është bërë kurth me Kushtetutën e Republikës që funksionon me modelin e  shtetit multietnik. Ndalimi i flamurit kombëtar si flamur shtetëror, ndalimi i himnit kombëtar, mospërcaktimi i kombësisë Shqiptare me popullsi autoktone dhe me shumicë absolute në të shihet si një kurth që ju bë jo vetëm Kosovës, por edhe kombit Shqiptar.

Kushtetuta e Kosovës është proSerbe ashtu si edhe marrëveshja ndërshtetërore Kosovë-Serbi. Të gjitha makinacionet për mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia përkthehen me presion shtetëror në Kosovën Lindore, me hyrje-dalje të bandave dhe policisë Serbe sipas qejfit në veriun e Kosovës, me mbajtjen e pushtetit paralel Serb në Kosovë apo me mosnjohjen e shtetit të Kosovës dhe simboleve të  tij nga krerë të komunave Serbe, sidomos të Veriut ,të  cilat janë zmadhuar artificialisht me territor Shqiptar. Gjithashtu, përkujdesja Serbe duket në pelegrinazhet fetare Serbe prej Serbisë në kultet Shqiptare të Kosovës që janë tjetërsuar në Serbe haptazi gjatë sundimit të Serbisë në Kosovë,  në marrjen e vendimeve të segmenteve politike Serbe të Kosovës me miratim të plotë me qeverinë e Beogradit, si dhe në luftën e ashpër diplomatike në arenën ndërkombëtare kundër Republikës së Kosovës që bën Serbia në bashkëpajtim të plotë me Rusinë dhe pse jo dhe me Greqinë si segmente të trekëndëshit Ortodoks Sllavo-Grek etj.

Kohët e fundit Serbia nëpërmjet lobit të saj në Amerikë (që kur vjen puna për të përkrahur Serbinë bëhen bashkë Kongresmanë me origjinë Ruse, Greke dhe Serbe ) promovoi një libër në Kongresin Amerikan sikur pasuria e kulteve fetare në Kosovë ka tapi Serbe !? Kjo bëhet thjesht për të konfuzuar Kongresin Amerikan.

Tashmë, ne jemi përballë faktit se mashtrimi Serb nuk pi ujë në Perëndim, por të jemi të hapur se Serbët paguajnë me para të majme për çdo projekt në dëm të Shqiptarëve, edhe këtu në Amerikë për të na nxirë historinë tonë Pellazge dhe Ilire jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin ku banojnë Shqiptarët në Serbi, Mal të  Zi dhe Maqedoni.
Duke e kontrolluar apo penguar shtetin e Kosovës në Prishtinë dhe lejuar Serbinë të hyjë e të dalë në Kosovë me gjithë praninë e organizmave ndërkombëtarë duket sheshit se BE-ja punon me dy standarte në Kosovë, më shumë proSerbe.

Edhe OKB është e dobët përballë faktit se Rusia bën një punë antiShqiptare me mjete diplomatike në OKB apo dhe ndikime ekonomike dhe ushtarake në Ballkan duke shprehur mbështetjen absolute për Serbinë, pa përmëndur këtu pushtimin e Ukrainës nga Rusia, që ka vënë në veprim NATO, BE dhe OKB.

Nëse vërtet shteti i Kosovës është i dobët kjo tregon se edhe vetë BE-ja me marrëveshjen Serbi-Kosovë ka dështuar, sepse Serbia nuk e ka përmbushur atë qëllimisht të përfitojë sa të mundet nga Kosova apo ta ndalë drejt bashkimit kombëtar me Shqipërinë. Marrëveshja Serbi-Kosovë u kritikua edhe në Kongresin Amerikan në Dëgjimin e kërkuar nga Lidhja Qytetare e DioGuardit për të qartësuar prapaskenën Serbe të kësaj marrëveshje. Në këtë dëgjim Kongresial u nënvizua se edhe Kosova Lindore ka kërkuar autonomi në Serbi.

Nuk ka sot për sot në Ballkan apo edhe në Europë kaq kujdes që bën Kosova për pakicën Serbe në veçanti, që i ka dhënë kaq hapësirë në qeverisje dhe në gjithë skemën institucionale. Serbët e Kosovës janë sot për sot realisht jo urë bashkëpunimi midis dy shteteve, por barrierë e zhvillimit jo vetëm të Kosovës, por edhe të vetë Serbisë në mos segmentet e tyre politike janë shqetësim serioz dhe për Çështjen Kombëtare Shqiptare parë kjo edhe me fuqinë që kanë në rastin e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës ku duhet patjetër një miratim numerik i dy të tretave të minoriteteve shtuar këtu edhe me dy të tretat e Kuvëndit ku padyshim pa dëshirën e Serbëve amendimi, ndryshimi i Kushtetutës në favor të nënvizimit të kombësisë Shqiptare dhe përdorimit të simboleve kombëtare Shqiptare nuk do të jetë i lehtë.
BE-ja duhet ta marrë model Shqipërinë për kujdesin ndaj pakicave minoritare,ndërkohë disa milionë Shqiptarë ( Greqi e Maqedoni), apo disa qindra mijëra ( Serbi dhe Mal i Zi) diskriminohen në mënyrë të pashëmbullt.

Keqmanaxhimi i situatave politike paszgjedhore në Prishtinë është i frikshëm dhe ushqen Serbët me idenë e krijimit të hapësirave për rikolonizimin me Serbë të Kosovës. BE-ja i ka hapur telashe vetes me këtë formulë shumëetnike. Duket sheshit nëpërkëmbja nga BE-ja në Kosovë, nga mënyra sesi hesht për parandalimin e së keqes pa i dhënë një dritë jeshile përkrahjes me plane të zhvillimit ekonomik.

Dështimi i marrëveshjes së Ohrit në Shkup tregon për një paqartësi e veprim kombëtar të lidershipit Shqiptar, por edhe një dilemë të BE-së se çdo të bëjë me Maqedoninë, kur dihet se Greqia nuk e njeh pavarësinë e  saj, por edhe Rusia nuk po tregon shumë interes, sepse është afruar më së fundi me Greqinë.

Ndërkohë, në Kuvëndin e Shkupit deputetë Shqiptarë kanë paralajmëruar të vërtetën e popullsisë një milionëshe me kombësi Shqiptare duke denoncuar kështu programet Sllavo-Bullgare të Shkupit për asimilimin e Shqiptarëve në Maqedoni.

Kuptohet, që edhe ne Shqiptarët si popull unik në Prishtinë, Preshevë, Podgoricë, dhe në Shkup i kemi duart e lidhura nga Sllavët po qe se shtetarët tanë u shërbejnë akoma atyre me lidhjet  e vjetra ekonomike të biznesit në këmbim të përfitimit personal ose klanor sipas segmentit politik, gjë e cila e dëmton Çështjen Kombëtare Shqiptare në rajon.

BE-ja dështoi në Greqi me shtetin Grek që e financoi më së shumti që pas vitit 1974 pa harruar kreditë Ruse dhe FiloEuropiane që me kryengritjen e udhëhequr nga Arvanitasit më 1821. BE me ndihmën e pakursyer financiare edhe këtë dekadë në Greqi ndihmoi indirekt me politikat e saj proGreke në ringjalljen e segmenteve politike neonaziste dhe neofashiste që po bëhen rrezik për Greqinë dhe vetë BE-në. Këta neonazistë dhe neofashistë si dhe të majtë radikalë po adhurojnë më shumë Rusinë së fundi, si një mundësi e shprehjes së alternativës, por edhe e plotësimit të dëshirës Ruse për afrimin e kontrollin ushtarak në Mesdhe ku operon dhe e ka nën kontroll edhe NATO.

Nuk ka si të shpjegohet ndryshe racizmi i pashëmbullt i qeverisë Greke për asimilimin e 300 komuniteteve Arvanitase më 1987, tjetërsimin e identitetit të  900 fshatrave me shumicë absolute Shqiptare në Greqi si dhe nëpërkëmbjen e një milion Shqiptarëve emigrantë të pas 1990-ës, që e mbajtën mbi supe ekonominë e Greqisë që po fundosej, që para futjes në Eurozonë dhe kundërshtimit të mbajtjes së bazave për NATO-n.
Shqiptarët e Greqisë janë një shëmbull durimi e reflektimi njerëzor për fatet e dy shteteve Ballkanikë, të Shqipërisë Londineze dhe të Greqisë. Ata u terrorizuan, u kumbarizuan me presion ekonomik, u diskriminuan nga shteti Grek, por haptazi u diskriminuan edhe nga Bashkimi Europian me politikat raciste të një vëndi anëtar siç është Greqia.

Futja e pamerituar në Eurozonë dhe afrimi me Rusinë i Greqisë së fundi, po tregon sheshit dështimin e madh të BE-së në Greqi dhe ndjelljen e një ardhmërie të paqartë edhe për vetë rajonin e Ballkanit apo më gjerë në Mesdhe.

Kjo ka efekte pozitive për vetë Be-në që të dallojë më mirë se çfarë ka bërë keq në Greqi.

Ne duhet të përshëndesim përkrahjen e  detyruar të BE-së për Shqiptarët e Ballkanit si pjesë e një Ballkani të tërë, por jo për Shqiptarët e Ballkanit si komb unik, më vete.
Ne Shqiptarët i besojmë Perëndimit, sepse i përkasim Perëndimit që me shtrirjen Pellazgo-Ilire jo vetëm në Itali, por edhe me territorin e banuar nga Ilirët në bregdetin perëndimor të Adriatikut. Ne i besojmë Perëndimit, por jo në kurriz të Çështjes Kombëtare Shqiptare. Ne i besojmë më shumë Amerikës, sepse Amerika e përcaktoi fatin e tërësisë tokësore të Shqipërisë Londineze kur duhej, më 1919, si dhe të shpëtimit të Kosovës si popull dhe si tërësi tokësore me luftën e pashëmbullt të NATO pikërisht në Europë.

Europa duket që nuk ka fuqi ekzekutive dhe kurajo të pranojë ecjen në bllok me të gjithë kombet Europiane të bashkuara në vetvete, sepse anëtarë të Bashkimit Europian kanë lejuar edhe vetë nëpërkëmbjen e kombeve më të vegjël, siç është kombi ynë, në mos kanë punuar në vazhdimësi që të na mbajnë nën kontroll edhe me satelitët e tyre grabitqarë ndaj nesh. Dhe fakti flet vetë. Nuk ka sot në Europë asnjë komb tjetër që të jetë në gjashtë shtete, katër nga të cilët janë ndërtuar në kurriz të kombësisë dhe truallit Shqiptar.

Fuqitë Europiane duhet ta kapërdijnë çfarë masakre njerëzore kanë bërë ndaj nesh kur kanë miratuar shfarosjen dhe shpërnguljen e detyruar të  popullit tonë nga shtetet Sllavo-Greke në bashkëpunim me Turqinë.
 
Janë me dhjetëra masakrat njerëzore ndaj Shqiptarëve të paktën që nga viti 1912 kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë Londineze që disa nga anëtarët e Bashkimit Europian i kanë bërë vetë ose kanë mbështetur Sllavo-Grekët që i kanë bërë ato.

Dëshmitë e këtyre masakrave kanë autorësi Serbe, Greke, Malazeze, Bullgare dhe Sllavo-Bullgarëve të Maqedonisë së sotme, por ende nuk janë regjistruar apo edhe ndëshkuar megjithë faktet e pamohueshme që janë akoma ndër ne apo edhe në kancelaritë perëndimore.

Ne Shqiptarët do të jemi përkrah NATO-s për liri e paqe në botë, por ne ende nuk kemi paqe ndër trojet tona që janë në robëri, në pamundësinë e të drejtave të plota Njerëzore për Shqiptarët në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi si komb e si popull unik me Kosovën e Shqipërinë. BE-ja, NATO, OKB e dinë që Shqiptarëve të Ballkanit jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze dhe Kosovës u ndalohet mësimi i gjuhës Shqipe me tekstet e Shqipërisë dhe Kosovës, fëmijëve Shqiptarë u mësohen tjetërsime të historisë kombëtare në favor të Sllavëve apo Grekëve , u ndalohen simbolet kombëtare, u tjetërsohet trualli në dëm të hapërimit kombëtar Shqiptar, si dhe u bëhet presion me rrënimin ekonomik, që Shqiptarët të shpërngulen vetvetiu dhe të rikolonizohet me Sllavë trualli i boshatisur.

Europën e ka ndihmuar populli unik Shqiptar i Ballkanit me durimin e tij shekullor edhe pse Europa na ka ndëshkuar historikisht me veprimet antikombëtare karshi copëtimit të truallit amtar dhe marrëveshjet e detyruara me Sllavët që fatkeqësisht janë në favorin e tyre me mënyrën se si interpretohen dhe zvarritjen disavjeçare për zbatimin e tyre në dobi të paqes rajonale dhe të drejtave tona të pamohuara që na i ndalojnë edhe sot.
Pra, nuk është retorikë e ditës Çështja Kombëtare Shqiptare. Është një realitet i dhimbshëm disashekullor, që kërkon reflektimin e organizmave Europianë dhe Euro-Atlantikë për të ndihmuar zgjidhjen e saj, nëse këto organizma duan të na sigurojnë dhe të veprojnë njëzëri që Shqiptarëve të mos u mohohet e drejta e pashmangshme e vetëvendosjes si popull unik dhe si komb unik për të ardhmen e tyre të përbashkët në rajon si dhe në familjen Europiane.

Çështja kombëtare Shqiptare është thirrje e ndërgjegjes kombëtare për shtetarët Shqiptarë. Faktikisht, populli unik Shqiptar i Ballkanit është një hap më përpara se klasat tona politike të korruptuara. Ne e dimë, se bashkimi kombëtar nuk ndodh për një ditë, por nëse ne e mbajmë të gjallë platformën kombëtare të 1878-ës me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, pse të mos e ushqejmë shpresën  e bashkimit kombëtar ?
Çfarë problemi madhor do të ketë bota diplomatike nëse me forma demokratike, me vetëvendosje të pastër ne Shqiptarët e Ballkanit do të shprehemi për këtë ëndërr dhe moto të të gjitha lëvizjeve për Çlirim dhe Pavarësi në historinë e formësimit tonë si komb për një shtet modern Shqiptar?

Mbajtja e fotografisë së Ismail Qemalit në zyrën e kryeministrit Shqiptar dhe këndimi i himnit kombëtar nuk mjaftojnë të na mbushet mëndja se ky program Rilindje është panShqiptar edhe me Mërgatën disamilionëshe. Ka mangësi bashkëpunimi me Mërgatën, që tingëllojnë qartë se orientimi kombëtar nuk është i plotë ose mbahet me rezerva për të mos u prishur qejfin Fuqive të Mëdha. Ndryshe, heshtja e pakuptimtë për të mos zbatuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për Mërgatën ka sjellë edhe dobësimin e Çështjes kombëtare Shqiptare në mënyrë të njëanshme.

Shqipëria duhet të hedhë në programin e saj bashkëpunimin me Mërgatën. Ne duam bashkëpunim të hapur për Çështjen Kombëtare. Mos na hidhni hi syve edhe me dekorata të pamerituara!

Ju sjell shembullin e Netanjahut, kryeministrit Izraelit që i bëri thirjes së fundi, Diasporës Izraelite të kthehet në Izrael se Izraeli është shtëpia e tyre.Ky është reflektim kombëtar! Le të nxjerrim mësime edhe ne.

Rasti i fundit i eksodit masiv disa dhjetëra mijëra Shqiptarëve të Kosovës përmes Serbisë dhe Hungarisë flet qartë për politikat korruptive dhe mosshpresëdhënëse të Prishtinës për një të ardhme të mirë të Shqiptarëve me punë e ekonomi familjare për këdo në Kosovë.

Edhe nga Shqipëria nuk është ndalur ikja e Shqiptarëve. Shqiptarët po i vret edhe përzgjedhja klanore dhe fisnore në punët e shteteve të tyre ku më shumë janë favorizuar mbështetjet politike që kanë në themel korrupsionin si praktikë.

Kombi Shqiptar do burra të vërtetë. Populli ynë duhet të mos heshtë e të bëhet viktimë mandat pas mandati duke e hedhur votën qorrazi për vjedhësit e vrasësit e së sotmes dhe të ardhmes. Nëse ka ende kusarë në pushtet e të pa ndëshkuar  nga ligji Shqiptar, kjo tregon që frika ndaj mafies politike ndër Shqiptarët është prezente.

Shqiptarët e Ballkanit duhet të mos gënjehen me thërrimet e Europës pa përzgjedhur djemtë apo vajzat më të mira që ata mendojnë, se nuk kanë vjedhur pasuri kombëtare apo kanë vrarë Shqiptarë të pafaj gjatë kryerjes së detyrave shtetërore.

Edhe në na është afruar Europa më shumë këto dy dekada, kjo situatë është më shumë edhe për të ruajtur barkun e saj nga Rusia. Nëse vërtetë Europës i qan zemra për ne Shqiptarët e Ballkanit, le të na lejojë njerëzisht të vetëvendosim se çfarë vërtetë do populli Shqiptar i Ballkanit? Do të jetojë bashkarisht me Sllavët apo jo? Do që të marrë pronat në Greqi apo jo?

Pas kësaj, edhe NATO ka më shumë kuptim, edhe BE-ja ka më shumë kuptim, edhe paqja nuk do të jetë e rreme si deri sot. Nëse Grekët e Sllavët na duan sot të djegur, të vrarë atëherë kush do të besojë se BE-ja është vërtetë ëndrra jonë për tu anëtarësuar tek e tek në BE kur vetë BE-ja nuk i ndëshkon qëndrimet raciste të Sllavo-Grekëve ndaj nesh?

Mos vallë kjo është skema e mbajtjes larg e larg të Shqipërisë me Kosovën nga BE-ja në Ballkan, kur na ndalohet bashkimi kombëtar haptazi? Dilemë e madhe është.
Fuqizimi ekonomik i popullit unik Shqiptar të Ballkanit është gjithçka. Deri më tani kemi parë degradim ose një vëndnumëro e pamerituar që ka ndihmuar riciklimin e kësaj klase që nuk është e  orientuar kombëtarisht. Kjo klasë politike e ka bërë rrjetë merimange skemën e qeverisjes nga lart-poshtë. Prandaj, duhen parë më shumë interesat kombëtare dhe të atdheut që vuan nga këta uzurpatorë kur përcaktojmë me votë se kush do të jetë në krye. Ndryshe atdheut e kombit ja rëndojmë ardhmërinë më shumë se vetvetes.

Kemi vetëm një rrugë të ardhmërimit, atë të bashkëpunimit kombëtarisht me çdo mënyrë shtetërore apo qytetare me të gjithë Shqiptarët e Ballkanit dhe Mërgatën, që të prezantohemi në botën e qytetëruar si komb unik me shpresën se ardhmërimi është në rrugën e duhur. Kështu do të bindim më shumë Perëndimin se jemi të aftë të vetëqeverisim e të vetëzhvillohemi edhe më shumë në favor të demokracisë e të paqes sonë dhe asaj rajonale.

Kështu, do të arrijmë më shumë kohën e humbur. Ne duhet të ringrihemi në truallin ku jemi me zot, me strategji kombëtare funksionale, me punë konkrete të Shqiptarëve të Ballkanit të ndërlidhur me Mërgatën.

Mungon një kuvënd kombëtar i të gjithë faktorëve shtetbërës e Shqiptaribërës me Shqiptarët e Ballkanit dhe Diaspora jonë që ka në gjirin e saj dyfishin e popullsisë që banon sot në Trojet Shqiptare. Prej këtej mund të mësojmë më shumë për vetëvendosjen e Shqiptarëve të Ballkanit si çdo komb deri më tani.

Është koha të reflektojmë atdhetarisht e kombëtarisht.

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA KA NEVOJË PËR NDIHMËNga ROBERT SCHWARTZ, Deutsche Welle (02.14.2015)
Duke kërkuar “Albanica” në botimet amerikane:TREGUESI TIRANANga ANDON DEDE, Nju Jork (02.13.2015)
KRYQËZATË E DJATHTË KUNDËR OBAMËSNga RUTH MARCUS, Washington Post (02.13.2015)
VISAR ZHITI, NJERIU I ZOTIT - PËRBALLË ANTINOMIT BUJAR NISHANINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.12.2015)
PERËNDIMI DHE ILUZIONET E HUMBURA NË UKRAINËNga ROGER COHEN, New York Times (02.12.2015)
Në kuadër të një përvjetoriKUSH MA RRËMBEU DJALIN?Nga RESHAT KRIPA (02.11.2015)
I DASHUR AT I SHENJTË, JU LUTEM NJIHENI PAVARËSINË E KOSOVËS DHE PRANONI VISAR ZHITIN AMBASADOR NË VATIKANNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.09.2015)
'GJENIU I VOGËL' NJË TALENT SHOW QË KULTIVON ARTISTIN DHE ARTIN E VËRTETËNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.08.2015)
LAICITETI I SHTETIT SHQIPTAR NUK DUHET DISKUTUAR - AS NË RASTIN E EMËRIMIT TË AMBASADORIT NË VATIKANNga Dr GËZIM ALPION (02.07.2015)
Në gjurmët e deklaratave të regjisorit të shquar Andrea Konçallovski'RUSIA ËSHTË NË PRAG TE KATASTROFËS'Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (02.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]