VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DEKRIMINALIZIMI YNË I RREZIKUARNga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL

                                                                                      

E Shtunë, 10.12.2024, 08:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DEKRIMINALIZIMI YNË I RREZIKUAR
Nga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL

E Mërkurë, 04.08.2015, 03:37pm (GMT+1)



Aktorët dhe faktorët politikë që ndihen bartës të frymës kombëtariste dhe që në epiqendër të filozofisë së jetësimit të projektit të Rilindjes kombëtare kanë shtetin dhe jo pushtetin, janë dhe duhet të jenë më të interesuarit për dekriminalizimin e klasës politike, politikëbërjes, pushteteve dhe mbarë jetës së vendit.

Me dekriminalizim, ata kuptojnë pa dyshim largimin e të inkriminuarve me çdo lloj krimi, ordiner apo të organizuar, dhe shkëputjen e çdo lloj lidhjeje të tyre, të pushteteve e të administratës, me krimin dhe kriminelët.

Dekriminalizimi i politikës, parlamentit dhe i institucioneve në përgjithësi, sidomos i atyre kushtetuese në veçanti, nuk është thjesht përmbushje e kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, por është domosdoshmëri jetike për vendin, në shërbim parësor ndaj qytetarëve. Ky proces nënkupton dhe kërkon divorcin e menjëhershëm të institucioneve qëndrore e vendore me personat e inkriminuar, pavarësisht kostos dhe pasojave. 

Aktualisht opozita shqiptare pretendon se në Kuvendin e Shqipërisë ndodhen 19 deputetë me rekorde kriminale dhe si të dënuar me vendime të formës së prerë për vepra penale të rënda, sikurse grabitje me dhunë, sekuestrime personi, pjesëmarrje në organizata kriminale të trafiqeve të drogës, prostitucionit apo të fëmijëve, etj.. Po kështu, opozita ka akuzuar se në nivele të ndryshme të pushtetit vendor dhe qëndror janë hierarkuar mbi 100 punonjës me rekorde të tilla, madje i ka denoncuar nominalisht këta persona.

Më parë krimi i organizuar synonte përzgjedhjen, apo korruptimin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë në tre pushtetet kryesore të vendit, për t'i patur ata si koperturë politike. Ndërsa në dekadën e fundit, në tre palë zgjedhjet parlamentare dhe dy palë zgjedhjet vendore të realizuara pas vitit 2005, krimi ka synuar të shfrytëzojë të gjitha hapësirat për të futur dhe emëruar drejtpërsëdrejti njerëzit e vet nëpër institucione. Personazhe këta që janë përçues direktë të interesave kriminale apo garantë për mbrojtjen dhe avancimin e interesave pasurore deri edhe në nivel vendor, ku pronat e krimit jo vetëm ruhen, por edhe zhvillohen më së miri. Kësisoj është realizuar simbioza midis politikë-pushtetit me krimin, duke kanalizuar interesat e përbashkëta dhe ardhmërinë drejt një perspektive të errët për shqiptarët.

Deri në vitin 2008, kur u bënë ndryshimet kushtetuese dhe ato të Kodit zgjedhor, krimi i organizuar dhe ai ordiner u infiltruan duke u bërë klientelë e preferuar e enturazhit apo vetë lidershipit të partive politike, që i përzgjidhte dhe i hierarkonte direkt të inkriminuarit apo përfaqësuesit e tyre. Por pas vitit 2008, të inkriminuarit u bënë klientelë direkte e kryetarëve të partive politike, duke u futur nëpër lista zgjedhore për parlamentin apo pushtetin vendor, ose duke u emëruar në poste të larta në administratën publike.
Nëpërmjet këtyre pozicionimeve të preferuara, përfaqësuesit e krimit përfituan financiarisht në procesin e përdorimit të fondeve buxhetore në investimet publike, jo vetëm thjesht për qëllime fitimi, por edhe për pastrim parash, realizuar kryesisht nëpërmjet favorizimit selektiv në tendera apo nëpërmjet sigurimit të tenderave me prokurim të drejtpërdrejtë, krahas koncesioneve të pafundme.

Pikërisht këto zhvillime negative shqetësuan edhe partnerët ndërkombëtarë, që janë iniciuesit e drejtpërdrejtë të nismës për Dekriminalizimin, krahas këmbënguljes së vazhdueshme për çrrënjosjen në Shqipëri të kulturës së pandëshkueshmërisë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, me ngjyresë dhe mbrojtje politike.  

Por fuqia, presioni i krimit, dhe sidomos shkalla e lartë e inkriminimit të politikës me krimin e organizuar dhe ordiner, po e shfaqin hapur efektin e tyre qysh në mosdakordimin e kampeve politike qoftë edhe në parim, me kërkesat, parimet, kriteret dhe shkallën e shtrirjes së qasjes së vërtetë ligjore për dekriminalizimin. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sa kohë që krimi financon politikën dhe fushatat zgjedhore me kosto marramendëse të partive, krahas sigurimit të votave, duke blerë me para mjerimin tonë.
Fatkeqësisht ligji ynë "Antimafia" është vlerësuar nga ekspertët si ligj me fushë të kufizuar veprimi, teksa vepron vetëm mbi personat me veprimtari të vërtetuar kriminale dhe vetëm në fushën e krimit të organizuar, dhe nuk vepron aspak mbi persona që kanë akumuluar pasuri të mëdha e që nuk kanë nevojë t'i justifikojnë pasi këtë nuk ua kërkon askush, sa kohë që nuk kanë rekorde kriminale në dosjet e agjensive zbatuese të ligjit.
Unë kam bindjen se procesi i dekriminalizimit dhe kuadri ligjor respektiv duhet të ketë si objekt edhe luftën kundër korrupsionit dhe nëpunësve të korruptuar të shtetit, sepse përvetësimi i parave dhe aseteve publike nuk është proces që kryhet pa praninë, konstatimin dhe përfshirjen e shumë personave, çka direkt merr trajtën e krimit të organizuar nëpërmjet nëpunësve që në bashkëpunimin për realizimin e akteve korruptive formojnë natyrshëm grupe të strukturuara kriminale.

Unë gjithashtu kam bindjen se vështirësitë për krijimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit të ligjëruar me partnerët ndërkombëtarë, çka kërkon aftësi dhe kuadër ligjor special, krahas mungesës së vullnetit politik, në fundore do ta sabotojnë procesin e dekriminalizimit në të gjitha drejtimet e sipërcituara, duke e lënë atë thjesht në fazën fillestare të Rezolutës për Dekriminalizimin, të firmosur me konsensus politik dhjetorin e kaluar.

Zhvillimet shqetësuese të deritashme në komisionin parlamentar Ad Hoc për Dekriminalizimin, dëshmojnë vështirësitë e projektimit dhe zbatimit të këtij procesi.
Por dëshmia më e fortë në favor të këtij shqetësimi është fakti se ende edhe sot, pas afro dy vitesh në qeverisje, maxhoranca nuk e ka formuluar draftin e Platformës Antikorrupsion të qeverisë shqiptare.

Në fjalën e tij në Konferencën vjetore të Sigurisë, të mbajtur në Mynih vitin e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, është ndalur tek fenomeni i korrupsioni në vendet e Ballkanit..., që sipas tij "është mjaft shqetësues". Ai me këtë rast theksoi se "Shtetet e Ballkanit po e vuajnë barrën e rëndë të korrupsionit. Fakti është që po vërejmë një prirje shqetësuese, teksa aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, e interesave oligarkike dhe interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët, grupet mediatike dhe pavarësinë e gjyqësorit".

Pas këtij përcaktimi, çdo koment është i tepërt...

SULEJMAN GJANA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE E VRANË BORIS NJEMCOVIN?!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.08.2015)
FejtonHIPOKRITI I KOHËS SONËNga RESHAT KRIPA (04.07.2015)
JU TREGOJ PËR TIM ATË, POETIN VEHBI SKËNDERI – ECCE HOMO ISHTE IM ATË â€“ Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.06.2015)
ÇFARË PATRIOTIZMI PO KULTIVOJMËNga LUMIR ABDIXHIKU (04.06.2015)
TOM DOSHI - HERO APO VIKTIMËNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.05.2015)
PARLAMENTI I SHQIPËRISË SOT DHE DJENga ROMEO GURAKUQI (04.05.2015)
RICIKLIMI I POLITIKËS SË MBETURNga PËRPARIM KABO (04.05.2015)
In MemoriamNJERIU I MIRË YLLI VEJSIUNga ANDON DEDE, Nju Jork (04.05.2015)
Barometri diplomatikKOSOVA PA USHTRI, SHTET I PAPËRFUNDUAR!Nga Prof. MEHDI HYSENI (04.05.2015)
 AQ NEVOJITET, VULLNET POLITIK DHE BASHKËPUNIM I TË GJITHËVEPër të gjetur varret masive të personave të zhdukur nga regjimi komunist shqiptar gjatë periudhës 1944-1990Nga FRANK SHKRELI (04.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]