VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KORRUPSIONI SHESHITNga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 01:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Mërkurë, 06.23.2010, 10:43am (GMT+1)

Një dukuri që del sheshit, në natyrë të hapur, është një dukuri që nuk ka prej kujt me u fshehë, nuk ka prej kujt me pas drojë apo frikë, është një dukuri moralisht e ligjëruar në një shoqëri, një dukuri e pacënueshme nga ligjet e shtetit në atë shoqëri, një dukuri që ka marrë qytetarinë e plotë, ka marrë letërnjohtimin dhe pasaportën.

Korrupsioni sheshit, si çdo gjë tjetër e tillë, ai është ai që nuk pse ta kërkosh me hetues, me detektivë, me organe të specializuara, sepse e ke në çdo hap që bën, sa herë që e zgjidh qesen, sa herë që e hap kuletën për të ndrequr punët e tua në marrëdhëniet e përditshme që nga shërbyesi më i thjeshtë i një lokali të periferisë deri tek zyrtari më i paarritshëm i vendit tënd.

Është i krahasueshëm vetëm me mineralin (xeherorin) në karrierë, thënë ndryshe mineralin nën qiell të hapur, për të cilin nuk ka nevojë të bësh kërkim gjeologjike, nuk ka nevojë të hapësh galeri nëntokësore, mjafton të përdorësh buldozerin dhe kamionin për ta ngarkuar e për ta dërguar në shkrirje apo për ta futur drejtpërdrejt në përdorim. Minerale të tilla janë qymyret, kuarcet, argjilet e të tjera.

Përmasat arrijnë në atë shkallë sa korrupsioni nuk bën më pjesë në atë që quhet bota e nëndheshme, bota e nëntokës, bëhet aq fushës, saqë askush nuk ka më nevojë as për sekserë (ndërmjetësues në korrupsion, dorëzanës). Ai qytetarohet në atë mënyrë sa kur individi niset për të kryer një punë tek zyrtari Filan Fistëku e di mirë shumë e parave që këkohet për të kryer Filan Punë, e di mirë taktin që duhet përdorur, etapat që duhet respektuar, i di mirë sjelljet, mikimat, gjestet e parapëlqyera lart.

Korrupsioni ka horizontalet, vertikalet dhe diagonalet e tij. Klientët kanë raporte poshtë-lart, lart-poshtë dhe paralel. Janë në formë ryshfetesh, në formë ofertash, tundimesh, joshjesh, shkëmbimesh të favoreve, përfitimeve, zhvatjeve, në formë të shantazheve, detyrimeve, përfrikësimeve, në forma të kulluara, të parave të thata, të çeqeve e tjerë.

Korrupsionin e favorizojnë ligjet tepër të rrepta si dhe ligjet tepër liberale. Kjo ndodh shpesh e rëndom në vendet me shtet në formim e në konsolidim, në vendet me sisteme të paqëndrueshme, në tranzicionet e zgjatura, në vendet me veçori specifike. E favorizojnë edhe ligjet e qëllimshme, enkas për korrupsion, të cilat janë lezeti i superstrukturave të lindura nga mitra e korrupsionit.

Është ligj enkas për korrupsion ai ligj i cili një punë që mund ta ndreqë një instancë e shkallës fare të ulët, ajo nuk mund ta bëjë këtë pa pjesëmarrjen e një instance të lartë, apo disa instancave të larta njëherësh, ndonjëherë edhe disa diakstere, madje edhe këto të mos arrijnë gjë pa shkuar të kreu i qeverisë apo i shtetit. Në këtë rast ose zyrtari i ulët të zgjidh punë pa përfillur ligjin e ngatërruar, duke mbushur qesen e vet me para të thata, ose të telendis, të raskapit duke të çuar nga njëra zyrë në tjetrën, ku duhet të frysh shumë xhepa e shumë kuleta.

Kur korrupsioni është aq i përhapur, si ajri që thithim, kur korrupsioni bën aq mu, sa t'i shurdhon veshët, kur korrupsioni është aq i dukshëm sa të bën karshillën në çdo hap cilido qofsh ti, atëherë nuk është e vështirë për ta konstatuar praninë e tij, për t'i ditur përmasat e tij, për t'i marrë masat e duhura kundër tij.

Nëse korrupsioni lihet të livadhisë hapur, nëse nuk merret nën kontroll, nëse nuk frenohet, parandalohet, çrrënjoset, ai është gati të paralizojë dhe të rrënojë jo vetëm vendet dhe shoqëritë e pakonsoliduara, të tronditura apo të traumatizuara, por i vë në pikëpyetje edhe vendet e shoqëritë me tradita, me pozita të forta në politikën dhe ekonominë botërore, edhe sistemet e tëra të marrëdhënieve ekonomike.

Për ta luftuar korrupsionin, frenuar, kontrolluar, parandaluar, çrrënjosur kërkohet thjesht vullnet politik. Kërkohet vullnet politik tek qeveria, për të mos bërë kompromis ndaj korrupsionit sado i fuqishëm, sado galopant e frymëzënës të jetë. Kërkohet vullnet politik i klasës politike të një vendi, pozitë dhe opozitë, që korrupsioni të goditet me të njëjtën rreptësi pavarësisht përkatësisë së tij politike. Kompromisi më i shëndetshëm midis pozitës dhe opozitës, midis krahëve të politikës është që t'i jepet mbështetje absolute nga çdo opozitë çdo pozite që do ta ndërmerrte seriozisht luftën kundër korrupsionit. E vetmja aleancë e pakushtëzuar e shoqërisë civile me politikën do të ishte aleanca për ta luftuar korrupsionin sado që të dhembë ai në trupin e një shoqërie të ndotur, të infektuar, të kapluar prej dukurisë së korrupsionit.


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË VËRTETAT E PAZBARDHURANga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera (06.23.2010)
LETËR NGA STAMBOLLINga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.21.2010)
KUSH E VRAU BEKIM FEHMIUN ?Nga HYS SHKRELI (06.20.2010)
BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.20.2010)
TË DALIM PËRFUNDIMISHT NGA INERCITË E TRASHËGUARA PREJ LUFTËS SË FTOHTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.18.2010)
MË MIRË VONË SE KURRË - SHEMBULLI BRITANIKNga FRANK SHKRELI (06.16.2010)
15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.16.2010)
KOSOVA, VIKTIMË E BASHKIMIT EVROPIAN PA PRIVILEGJNga PATRICK MOORE (06.16.2010)
I PAEPURI PROFESOR SKËNDER LUARASIKujtime nga NAUM PRIFTI (06.15.2010)
PRANGOSJA E KRIMIT ËSHTË SHPRANGOSJE E SHOQËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]