VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVA NË MESIN E KOMBEVE TË LIRANga HASHIM THAÇI, shkrim autorial i Kryeministrit të Republikës së Kosovës botuar në "EUObserver"

                                                                                      

E Shtunë, 10.12.2024, 07:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KOSOVA NË MESIN E KOMBEVE TË LIRA

Nga HASHIM THAÇI, shkrim autorial i Kryeministrit të Republikës së Kosovës botuar në "EUObserver"


E Enjte, 08.19.2010, 08:16pm (GMT+1)


Më 22 korrik Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) njohu atë që kosovarët e kanë ditur për dy vjet - se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.

Opinioni i gjykatës, me shumicë 10 me 4, ishte vendimtar dhe konkluzionet e tij ishin të qarta: miratimi i deklaratës së 17 shkurtit 2008 nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare, ajo nuk shkeli Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe ajo nuk shkeli Kornizën Kushtetuese, të cilat qenë vendosur nga Kombet e Bashkuara për të udhëhequr përkohësisht stabilizimin e Kosovës.

Mendimi afirmoi vendin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, gjë që 69 vende tashmë e kanë njohur. Unë u bëj thirrje atyre shteteve që nuk kanë bërë ende këtë, ta njohin Kosovën tani.

Njerëzit e vendit tim nuk arritën deri te vendimi për të shpallur pavarësinë e tyre me lehtësi, ose në një vakum politik. Ne ishim, për një kohë të gjatë, të privuar nga të drejtat më themelore të njeriut, dhe më 1999 iu nënshtruam një fushate vrasëse të spastrimit etnik nga qeveria serbe, e udhëhequr nga Slobodan Milosheviqi. Këto ngjarje shkaktuan intervenimin ndërkombëtar dhe në fund sollën Rezolutën 1244, e cila, sikur Gjykata e bëri të qartë në vendimin e saj, pezulloi autoritetin e Serbisë mbi Kosovën. Pas afër 10 vjetësh të mbikëqyrjes nga OKB, Kosova ka pranuar kushtet e një procesi të ndërmjetësuar nga OKB mbi statusin përfundimtar të Kosovës, i cili arriti në përfundimin se \\\\\\\"i vetmi opsion i zbatueshëm për Kosovën është pavarësia\\\\\\\".


Sikurse e bën të qartë edhe kjo e kaluar, dhe sikurse e njohu edhe ICJ në opinionin e saj këshillues, rrethanat që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës kanë qenë dhe janë unike. Përkufizimi i këtillë në vendimin e gjykatës duhet të sigurojë ato vende që kanë qenë ngurruese ta njohin Kosovën. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është precedent, dhe përpjekjet për të argumentuar se Gjykata arriti në përfundim tjetër, ose se vendimi i saj hap "Kutinë e Pandorës", janë të gabuara.


Disa në Serbi kanë argumentuar, në ditët e fundit, se gjykata nuk e ka adresuar pyetjen e parashtruar para saj. Ajo e bëri. I ishte kërkuar pyetje ligjore për pavarësinë e Kosovës dhe përgjigja afirmative e ICJ-së ishte e qartë. Përpjekjet e Serbisë për të riformuluar pyetjen pas vendimit të gjykatës, ose për të thënë se gjykata nuk iu është përgjigjur pyetjeve që nuk i ishin parashtruar, janë qëllimisht mashtruese. Këto nuk janë argumente ligjore. Ato janë përpjekjet serbe për të rihapur negociatat e gjata shteruese për statusin, nëpërmjet një rezolute tjetër në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sepse nuk iu pëlqeu përgjigja që morën nga Gjykata.


Nga ana e saj, Kosovën e sheh opinionin këshillues të ICJ-së si një mundësi për të lënë të kaluarën pas nesh dhe për të ecur përpara me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë, drejt integrimit Euro-Atlantik.


Vendi im është i përgatitur të ulet me Serbinë, për të diskutuar çështjet praktike që do të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë. Ne jemi fqinj. Ne përballemi me sfida të përbashkëta. Forcat tona të policisë duhet të punojnë së bashku për të luftuar krimin ndërkombëtar. Dy vendet tona duhet të bashkëpunojnë në çështje praktike, si energjia, telekomunikacioni dhe arsimi. Ne kemi interes të përbashkët për të punuar së bashku, për të zbardhur fatin e personave të zhdukur si serbë ashtu dhe shqiptarë - nga periudha e konfliktit të armatosur.


Ne nuk mund, dhe nuk do të diskutojmë statusin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran; integritetin territorial të Kosovës, apo krijimin de facto ose de jure, të rajoneve autonome brenda kufijve tanë.


Ne nuk presim që Serbia të njohë Kosovën menjëherë, dhe e kuptojmë se kjo mund të marrë kohë para se Serbia të jetë e gatshme të ulet si e barabartë, për të diskutuar çështjet praktike. Në ndërkohë, Kosova do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë për dy vitet e fundit. Ne do të përfundojmë zbatimin e Planit të Ahtisaarit, duke përfshirë garancitë e saj shumë të gjera për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të të gjitha grupeve etnike në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të forcojmë institucionet demokratike të vendit tonë të ri, dhe do të marrim vendimet e nevojshme për të promovuar zhvillimin afatgjatë të sektorit privat ekonomik. Në fund, ne do të forcojmë sundimin e ligjit, duke goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin.


Kosova do të vazhdojë reformat e domosdoshme për të siguruar vendin që i takon në Kombet e Bashkuara, në NATO dhe në BE. Dhe do të vazhdojë të sillet si shtet sovran dhe i pavarur, ashtu si është, dhe që ICJ-ja e konfirmoi në mënyrë të fuqishme.


(Autori është Kryeministër i Kosovës dhe ky vështrim është marrë nga EUObserver)

Hashim Thaçi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDHE DIELLI NA BEFASONNga LAWRENCE E. JOSEPH, New York Times (08.19.2010)
ISLAMI NË DY AMERIKATNga ROSS DOUTHAT, New York Times (08.16.2010)
PO PSE HIMARA? Nga ALEKO LIKAJ (08.15.2010)
KUSHTET PËR TË DALË NGA KRIZA - PUSHTIMI I POLITIKËSNga FRANCESCO GIAVAZZI, Corriere della Sera (08.14.2010)
FUQIA RUSE ËSHTË E KUFIZUARNga MELIK KAYLAN, Wall Street Journal (08.13.2010)
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.12.2010)
FUQIA AMERIKANENga JOSEPH S. NYE (08.12.2010)
POLITIKA E BANKROTITNga PATRICK MOORE (08.11.2010)
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2010)
LETER Z. FAREED ZAKARIA, DREJTUES I PROGRAMIT FAREED ZAKARIA GPS GLOBAL PUBLIC SQUARE (GPS) NË CNN Nga ILIR HYSA, New York (08.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]