VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BRUKSELI: TË FALEMINDERIT WASHINGTON, TANI JEMI NE NË KRYE!Nga FATON BISLIMI

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 10:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BRUKSELI: TË FALEMINDERIT WASHINGTON, TANI JEMI NE NË KRYE!

Nga FATON BISLIMI


E Djelë, 09.19.2010, 08:45am (GMT+1)

 

Shkrimin e të hënës së kaluar e përfundova me një dilemë mbi bisedimet e ardhëshme në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe rolin e BE-së në to. Dilema, duke u bazuar në analizën e sjelljes së BE-së ndaj Serbisë, u bë jo vetëm e logjikshme, por edhe e frikëshme. Kompromisi që mund t'iu imponohet palëve nga ana e Brukselit, ku më shumë do të pësonte Kosova, u bë i qartë në shkrimin e kaluar. Andaj, këto bisedime, sidoqoftë, do të jenë sfidë për shtetin e Kosovës.

Takimet e para në lidhje me bisedimet e pritura Prishtinë-Beograd do të mbahen në New York nën udhëheqjen e shefes së BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Katherine Ashton, këtë javë. Sipas medieve, Ashton do t'ua bëjë të qarta rregullat e lojës të dyja palëve, dhe sipërfaqësisht do t'iu rikujtojë edhe temat boshtë të diskutimeve pa ndonjë detaj apo kronologji të caktuar.

A nuk është pak ironike që fillimi i këtij procesi do të ndodhë në New York, por protagonist kryesor nuk do të jetë Amerika, por Evropa, kësaj rradhe? Përtej ironisë, një veprim i tillë është edhe politik. SHBA-të do të shërbejnë, të paktën këtë herë, si nikoqir, por jo edhe si pjesëmarrës në këtë proces të rendësishëm për të ardhmen e Kosovës.

E nëse kthehemi pak mbrapa në histori, shumë lehtë e kajrtë e shohim se pa ndërhyrjen e SHBA-ve asnjë proces nuk ka ecur pëpara në cështjen e Kosovës, dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Mos të harrojmë se sa për Evropën, ndoshta as Shqipëria që është sot nuk do të ishte sepse ishte i pari Presidenti amerikan Woodrow Wilson që njohu dhe përkrahu fuqishëm Shqipërinë menjëherë pas pavarësisë së saj. Më vonë, në hapa të SHBA-ve, deri dikun, vazhdoi edhe Evropa e Vjetër.

Edhe në Kosovë, pa SHBA-të vështirë se procesi i zhvillimit dhe i shtetndërimit do të kishte ardhur deri këtu. Po të mos ishte insistimi i SHBA-ve (dhe përkrahja e Britanisë, vecanërisht) që NATO të intervenonte ushtarakisht kundrejtë regjimit të Beogradit, sa për Evropën, vështirë se kishtë shënuar NATO luftën e vet të parë në Kosovë. Përsëri, po të mos ishte vendosshmëria e SHBA-ve për t'i hapur rrugë pavarësimit të Kosovës, sa për Evropën, ende do të ishim nën UNMIK apo ndonjë variaritet të llojit BE. E tani, ne ua kemi lënë në dorë segmentin final të procesit të pavarësimit të Kosovës atë të kusuritjes me Serbinë Brukselit.

E nëse përsëri kthehemi prapa në histori, bile edhe në ditët e tanishme, e shohim se politika e Brukselit ndaj Serbisë gjithëherë ka qenë politikë e perkëdheljes dhe jo e ndëshkimit. Normalisht, politika sovrane e disa vendeve të BE-së ndaj Beogradit, ka qenë shpeshëherë më e ashpër se ajo e BE-së, vecanerisht kur kemi paraysh miqtë e Kosovës si Britania e Gjermani, për shembull.

Kuptohet se Kosova gjendet në Evropë dhe si e tillë është një cështje evropiane më shumë sesa amerikane. Kuptohet se ambiciet e Kosovës janë për t'u bërë një ditë anëtare e BE-së. Dhe, rrjedhimisht, kuptohet se Prishtina do të jenë në dispozicion të Brukselit për të kaluar edhe këtë segment final të kusuritjes me Serbinë.

Mirëpo, ajo që nuk kuptohet është se pse në këtë proces nuk do të jetë e involvuar edhe SHBA-ja? Nëse ishte në rregullë për BE-në që SHBA-të të ishin të involvuara në të gjithë procesin deri më tani, bile edhe në ICO e EULEX mos të harrojmë se zëvendës shefi i ICO-s është amerikan atëherë nuk duhet të jetë pengesë për Brukselin që SHBA-të të jenë të pranishme edhe në këtë tryezë bisedimesh Prishtinë-Beograd. Apo, ka dicka që fshihet në gjithë këtë proces, dhe pa SHBA-të, ky mister do të kalohej më lehtë?

Krerët e institucineve tona qeveritare do të gjenden këtë javë në SHBA përsëri. Do të ishte e rrugës që ata të koordinonin me miqtë tanë në Washington mundësinë e pjesëmarrjes së SHBA-ve në këtë proces bisedimesh. Angazhimi i SHBA-ve nuk do të ulëte vlerën e angazhimit të BE-së. Përkundrazi, vec sa do të rriste gjasat për suksesin eventual të tyre, apo të paktën, do të zvogëlonte gjasat për dëmtim të shtetësisë së Kosovës përmes ndonjë kompromisi të imponuar. Ne jemi dëshmitarë se Washingtoni gjithëherë është vënë në mbrojtje të së drejtës, që në rastin e Kosovës, ishte në mbrojtje të shqiptarëve dhe të të drejtave të tyre legjitime.

Së fundi, duhet rikujtuar se pa SHBA-të, BE asnjëherë nuk do të kishte mundur të arrinte ndonjë zgjidhje të qendrueshme për Kosovën. SHBA-të ishin të involvuara edhe në bisedimet e Rambouillet edhe në ato për hyrjen e NATO-së, edhe në ato për statusin e Kosovës dhe decentralizimin, edhe në koordinimin e pavarësimit të Kosovës. E tani duket sikur më nuk kemi nevojë për ta. Përfundimi i suksesshëm i këtij procesi është po aq i rendësishëm sa i gjithë procesi. Kompromisi i imponuar që mund të detyrohet ta pranojë Kosova nga këto bisedime ka kosto të lartë. Andaj, duhet me kohë të veprohet që të mos vije deri aty. Ose, nëse vije, të kemi edhe alternativa tjera përveq dëgjueshmërisë pa kufi ndaj Brukselit.

Shteti i Kosovës ka nevojë për ecje para dhe jo kthim mbrapa. Shteti i Kosovës ka nevojë për miq të sinqertë që dijnë të dallojnë vrasësin dhe victimën dhe jo të tillë që shpeshë i ngatërrojnë këta dy për interesa politiko-ekonomike. Shteti i Kosovës ka nevojë për konsolidim dhe jo fragmentim. Deri më tani, Kosova u është mirënjohës sikur SHBA-ve ashtu edhe BE-së për ndihmën e dhënë, por falë kësaj mirënjohje, Kosova nuk guxon të bije prehë e kompromiseve fatzeza për të ardhmen e saj.

(ekskluzivisht per PrishtinaPost te dates 20 Shtator 2010)

FATON BISLIMI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.18.2010)
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJANga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.16.2010)
MYSLIMANËT DUHET TË BESOJNË TE SHBA-tëNga TARIQ RAMADAN, Washington Post (09.13.2010)
AZEMI, DISIDENTI I LINDURNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.12.2010)
BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD DHE STATUSI I KOSOVËSNga FATON BISLIMI (09.12.2010)
FIDEL CASTRO: SISTEMI KOMUNIST KUBAN KA DËSHTUARNga FRANK SHKRELI (09.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]