Ditën e martë më datë 2 nëntor në SHBA u mbajtën zgjedhjet për në Dhomën e Përfaqësuesve e Senatin Amerikan. Edhe pse këto zgjedhje pësuan ndryshime të dukshme ku rezultati solli në Dhomën e Përfaqësuesve kandidatët repubikanë, vlen për t'u theksuar rendi e qetësia që shoqëroi këtë proces zgjedhor në pothuajse të gjithë Amerikën. Në një nga lagjet e populluar me shqiptarë në rrugën që mban emrin e Shenjtores shqiptare "Mother Teresa" në Bronx, pata rastin të jem edhe pjesë e atij komisioni. Si çdo vit edhe këtë herë ato u mbajtën në ambjentet e një shkolle tetëvjeçare ku mësimi u ndërpre për një ditë. Ambjentet për rreth të mirë mbajtura mire, paisur me makineritë zgjedhore prodhim i një teknologjie moderne të kohëve të fundit e vënë në përdorim vetëm më datë 2 nëntor jepte plotësisht ekspozenë e kësaj dite të veçantë për të nesërmn amerikane. Të gjithë votuesit pas përfundimt të votimit shprehën kënaqësinë e tyre, duke thënë se vendosja e aparaturave të reja lehtësonte shumë këtë proçes duke krahasuar ato me vitet më parë.
Kur më paraqitën këtë ofertë, me thënë të drejtën hezitova pak, jo se nuk do të më pëlqente të angazhohesha, aq më tepër në një vend demokratik si SHBA, por menjëherë si në një film m'u shpalos para syve eksperienca e hidhur në vendin tim Shqipërinë me gjithë pasojat e më parshme nëpër qendrat e votimit. Më erdhi keq për vendin tonë. Sa mbrapa që jemi akoma edhe në këtë proçes të rëndësishëm për të ardhmen e fatet e popullit të shumë vuajtur, e vendit në përgjithësi. Kërcënime për jetën, duke të ardhur tjetri me automatik në kokë, vrasje, parregullsi,manipulime, anarshi, një tmerr i vërtetë. Flas këtu për periudhën e para dhjetë vitëve, para se të largohesha nga Shqipëria, ku pothuajse çdo vit pas rënies së murit komunist përfaqësoja Partinë Demokratike në qëndrën e votimit të lagjes ku banoja. Edhe pse në kryeqytet, por edhe aty e kishe jetën në rrezik e të pasiguruar si individualisht ashtu edhe atë të familjes, nga njerëz të panjohur me dialekt jugor, të cilët futeshin nëpër qendrat e votimit e të kërcënonin pa kurrëfarë frike, e kjo situatë mbizotëronte edhe në rrethet jug e veri të vendit.
Eshtë për t'u marë shembull e për të trajnuar komisionerë vetëm në mënyrën se si të kryhet ky proçes si në SHBA. Dhe është shumë e domosdoshme paisja me makineri të cilat përshpejtojnë votimin e sjellin në kohë rekord rezultatin e saktë zgjedhor, e jo atë të numërimit me dorë që aplikohej në Shqipëri, ku mund të bëheshin manipulime edhe për shkak të një pakujdesie të vogël, por që pasojat mund të ishin të mëdha. Prania e punonjësve të policisë si brenda ashtu edhe jashtë ambjenteve të sallës ku u mbajtën votimet si dhe patrullimet e herë pas here nga shefat apo oficerët e lartë të komisariatit të policisë ishin një ndihmesë e madhe dhe e jashtëzokonshme për sigurinë e rendit, e mbarëvajtjen me rregull të këtij proçesi.
Asnjë ekses, asnjë fyerje, apo kërcënim për jetën nuk përjetoi asnjë komisioner apo qytetar amerikan atë ditë, që filloi punimet nga ora 6 e mëngjesit e përfundoi në ora 9 të mbrëmjes. Një larmi komunitetesh si në një parakalim feste kalonte me qetësi para meje e komisionerëve të tjerë duke marë me qetësi e kulturë infromacionin e duhur zgjedhor e po me atë menyrë kryente votimin e tij të fshehtë e të lirë. Prisja të takoja më shumë anëtarë nga komuniteti ynë, pasi edhe sipas statistikave nga Bashkia e New York-ut pjesa dërmuese e shqiptarëve të SHBA janë përqëndruar kryesisht në Brox. Por me keqardhje them se një mungesë kohe kishte ndikuar tek shumica dërmuese e tyre, sigurisht preokupimi kryesor janë puna e kushtet për mbjijetesë, por edhe ata që njihen si veprimtarë të çështjes shqiptare në diasporë i munguan atë ditë kutisë së votimit, aq më tepër që na takonte të impenjoheshim më tepër kur në këto zgjedhje kandidat për në Senatin Amerikan ishte edhe ish kongresisti me origjinë shqiptare, veprimtari i palodhuri i çështjesh shqiptare veçanerisht asaj të Kosovës Joseph J. DioGuardi. Një zë i humbur në Senat është një humbje e madhe për ne shqiptarët, ndërkohë që akoma trojet tona janë të përçara padrejtësisht e shumë shqiptarë përjetojnë ato vuajtje që kanë kaluar si nga komunizmi ashtu edhe nga raprezaljet e ndrydhme të qeverive përkatëse ku kanë pas jetuar apo po jetojnë, si Çamëria, Mali i Zi, Maqedonia e të tjerë.
Gjithësesi angazhimi im si komisionere në këtë proçes zgjedhor në SHBA, do të mbetet një eksperiencë e mirë dhe e paharuar, shpresoj që edhe Shqipëria e Kosova të kenë përparime në këtë mënyrë votimi e ta aplikojnë në rast zgjedhjesh e kohë votimesh.