
Tashmë LDK-ja ka një lider të ri të cilin e presin punë të mädha. Isa Mustafa fitoi me shumicë eklatante garën ndaj Fatmir Sejdiut, përkatësisht 235 vota ndaj 124 vota që mori rivali i tij.
Fitorja e Mustafës pritej, si reaksion ndaj pakënaqësisë për metodën drejtuese të Sejdiut, e cila e kishte tkurrur elektoratin dhe e kishte izoluar LDK-në. Ndërsa LDK-ja fillonte Kuvendin e saj të Shtatë, Qendra për Studime Humanistike "Gani Bobi", e njohur tashmë për sondazhet dhe anketat profesionale të saj, kishte publikuar rezultatet e një hulumtimi si për zgjdhjet e ardhme të përgjithëshme që do të mbahen më 12 Dhjetor, ashtu edhe për ato të Kuvendit të LDK-së. sipas Gani Bobit, Isa Mustafa do të merrte rreth 70 %, ndërsa Sejdiu 30 %. Këto shifra të parashikuara do të vërtetoheshin disa orë më vonë nga votimi i 359 delegatëve partiakë.
Rezultatet e votimit, të ardhura si verdikti i bazës së LDK-së, janë një fitore e frymës demokratike që përfaqëson kjo bazë, ndaj frymës së ndrydhjes dhe përjashtimit që, mjerisht, kishte mbjellë Fatmir Sejdiu. Më tepër se fitorja e Isë Mustafës, mund të thuhet se ishte një fitore e demokracisë brenda LDK-së, krijuar nga lideri i saj karizmatik Ibrahim Rugova.
Opinioni publik nuk e ka harruar aspak Kuvendin VI të LDK-së, mbajtur në 2006, kur Fatmir Sejdiu goditi pikërisht demokracinë brenda partisë, duke hedhur farën e përçarjeve dhe të ndasive. Humbja e sotme e tij ishte çmimi për mënyrën e gabuar të drejtimit.
Hapja e Kuvendit të Shtatë u ndoq live dhe nisi me një përshtypje të mirë për opinionin publik, kur kryesuesi i mbledhjes së Kuvendit, Sabri Hamiti, një nga emrat më të njohur të LDK-së, deklaroi se 359 delegatët do të votonin për dy kandidatët e njohur tashmë, Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu. Ky i fundit, në fjalën që mbajti, në vend që t'i kërkonte ndjesë LDK-së dhe elektoratit për gjendjen ku e kishte çuar partinë e Ibrahim Rugovës, e filloi fjalimin e tij me akuza për gjoja "orkestrime fushatash me fyerje dhe denigrime kundër LDK-së" çka nuk rezonon aspak me të vërtetën.
E vërteta është kjo që kemi para sysh, ku Isa Mustafa ka fituar me 235 vota, ndërsa Fatmir Sejdiu ka marrë vetëm 124 vota, ku triumfoi fryma liridashëse e LDK-së, demokracia e së cilës ishte shkelur me këmbë nga një klan megalloman, të cilit nuk i shihnin sytë nga pangopësia për pushtet, ku triumfoi demokracia brenda partisë, ndaj metodave ndrydhëse.
Pas shpalljes së rezultatit, tani e rëndësishme është të njihet ky rezultat edhe nga humbësit. Dmth nga Fatmir Sejdiu dhe klani i tij. Në kuptimin që humbësit të heqin dorë nga mënyrat vendikative dhe përçarëse, sepse edhe nëse tentojnë do të shijojnë një humbje shumë më të hidhur se kjo që e shijuan.
Isa Mustafa posa ka deklaruar se fitoren e tij nuk e sheh si fitore personale por si fitore të përbashkët, dmth, edhe të Fatmir Sejdiut. Fakti që në Kuvendin e Shtatë të LDK-së pati dy kandidatura e dëshmon këtë. Nëse Fatmir Sejdiu do ta pranojë këtë sfidë, kjo do të jetë për të mirën e LDK-së, por edhe për të mirën e tij.
Ndërkohë zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së do të shërbejë si një fillim të ri për LDK-në, si hapje dyersh për ata që ishin përjashtuar dhe si ftesë për përfshirje dhe aleanca. Ky fillim i ri i duhet LDK-së meqë është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, për të marrë pikë rëndesën që i takon si njëra prej dy partive më të mëdha të Kosovës.
(Ky opinion është botuar sot tek Bota Sot)
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ