IZRAEL - DËNOHET ME BURG PËR KORRUPSION ISH KRYEMINISTRI OLMERT
E Martë, 05.13.2014, 05:45pm (GMT+1)
Një gjykatë e Izraelit dënoi ish kryeministrin Ehud Olmert me 6 vjet burgim për marrje rryshfeti, kur ishte Kryetar i Bashkisë së Jeruzalemit.
Zoti Olmert ishte sot në një gjykatë të Tel Avivit, për të dëgjuar vendimin dhe për të planifikuar apelimin e tij. Avokati i zotit Olmert tha se klienti i tij është i pafajshëm.
Gjykata mori vendimin më 31 mars se zoti Olmert ishte fajtor për marrjen e 160 mijë dollarëve si rryshfet për të nxitur ndërtimin e projektit të banesave Holyland në Jerusalem.
Skandali ishte më i fundit në një varg akuzash për korrupsion që e detyruan atë të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit, pasi shërbeu nga viti 2006 deri në vitin 2008.za