Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze, e cila i ka mbijetuar sulmit të talibanëve, ka thënë se bota nuk duhet të qëndrojë e heshtur ndaj rrëmbimit të më shumë se 200 vajzave në Nigeri.
"Nëse ne qëndrojmë të heshtur, një gjë e tillë do të përhapet, do të ndodhë gjithnjë e më shumë", ka thënë Malala për BBC-në.
Vajzat janë kidnapuar më shumë se tre javë më parë nga militantët e grupit islamik Boko Haram në shtetin Borno.
Ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka bërë po ashtu thirrje për veprim.rel