LEONID KUCHMA - PERËNDIMI SHUMË I BUTË NDAJ RUSISË
E Enjte, 03.05.2015, 02:39pm (GMT+1)
Ish presidenti ukrainas, Leonid Kuchma e ka kritikuar perëndimin për reagimin e butë ndaj shkeljes së armëpushimit nga rebelët pro rusë, të cilët kanë për qëllim që të marrin nën kontroll qytetin strategjik të Debaltsevës.
Kuchma, përfaqësuesi i Kievit në bisedimet sporadike që përfshijnë Ukrainën, Rusinë, rebelët dhe OSBE-në, i ka bërë këto deklarata gjatë një interviste me Radion Evropa e Lirë.
Ai ka thënë se pasi liderët e Francës dhe Gjermanisë e kanë arritur marrëveshjen e armëpushimit më 12 shkurt, rusët ...kanë vazhduar të luftojnë me ofenziva gjakderdhëse.
"Unë nuk e kuptoj reagimin e komunitetit ndërkombëtar..nëse shihet qartë që armëpushimi është shkelur dhe reagimi është...'hë pra tani, hajde t'ia kalojmë mirë...unë thjeshtë nuk e kuptoj një qasje të tillë", ka thënë Kuchma. rel