Legjenda amerikane e muzikës bluz, B.B. King sipas 'Los Angeles Times' është hospitalizuar të hënën, një informacion i dhënë nga përfaqësuesit e artistit pa ndonjë detaj rreth gjendjes së tij.
King që njihet si mbreti i muzikës bluz, i lindur para 89 vjetësh në Misisipi është anëtar i "Rock and Roll - Hall of Fame".
Ai konsiderohet edhe si një nga gitaristët më të mirë të të gjitha kohërave.
King ka jetuar me diabetin e tipit të dytë për më shumë se 20 vjet.
Me më shumë se 50 albume të publikuara deri më tash, King njihet për hitet e viteve të 50-ta, "Three O'Clock Blues", "The Thrill Is Gone" në vitin 1970, dhe në vitin 1989 me hitin "When Love Comes to Town", këngë së bashku me grupin rok të Irlandës, U2.