EDHE ZVICRA, FRANCA, NIGERIA NË 16-she
E Enjte, 06.26.2014, 12:09pm (GMT+1)
Zvicra, Franca dhe Nigeria siguruan kualifikimin për 16-tëshe dje në ndeshjet e Botërorit.
Xherdan Shaqiri shënoi tre golat e Zvicrës në ndeshjen me Hondurasin, duke u siguruar kualifikimin zviceranëve, të cilët e mbyllën këtë raund me gjashtë pikë në Grupin E.
Franca e mbylli ndeshjen me Ekuadorin barazim duke arritur të marrë shtatë pikë në Grupin E.
Nigeria u mund nga Argjentina në Grupin F, megjithatë arriti të kualifikohet pasi Irani u mund nga Bosnja me rezultatin 3-1. Argjentina ishte kualifikuar që javën e kaluar dhe u rendit e para në Grupin F me nëntë pikë.
Sot zhvillohen ndeshjet e fundit për kulifikimin në 16-tëshe që do të japin rezultatet për Grupet G dhe H. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, me nga katër pikë, ndeshen sot në Recife, ndërsa Portogalia dhe Gana, me nga një pikë secila, ndeshen në Brazilia.
www.voal-online.ch
|