Milan sfidoi Manchester City dhe Kakàsfidoi sheikun miliarder
20 Janar - Voal-online _ Kakàdo të qëndrojë me Milan. Tani nuk bëhet më fjalë për transferimin e Kakànë Manchester City, duke u hedhur në erë një mal me para. Garry Cook, presidenti ekzekutiv i klubit anglez bën me faj Milan: "Kakàishte në shitje, por ne nuk arritëm kurrë që të flisnim vetëm me lojtarin brazilian. Sipas opinionit tim, Milan e ka izoluar, e ka blinduar, duke e vënë nën presion të politikës dhe të opinionit publik". Dhe Cook vazhdon mllefin kundër Milanit të Berluskonit, si shkaktar të ndryshimit të skenarit. Cook sulmon dhe avokatët e lojtarti : "Kemi folur edhe me të jatin, i cili ishte shumë i interesuar për propozimin ". Por pikërisht dje, kur gjithçka dukej se kishte marrë fund gjithçka u hodh në erë. Duke iu ikur prej duarve Kakà, Manchester tani ngushëllohet me arritjen e Craig Bellamy, i cili ka firmosur një kontratë katër vjet e gjysëm, ndërsa Nigel De Jong është duke plotësuar vizitat mjeksore, pasi Manchester ka arritur me Hamburgun të firmosë kontratën për një shifër prej 15 milionë euro. Por gjithësesi moslargimi i Kakà-së nga Milan është një grusht turinjve për sheikun miliarder.