ARGJENTINA DHE HOLLANDA NË GJYSËMFINALE
E Djelë, 07.06.2014, 06:30am (GMT+1)
Argjentina ka arritur të dalë në gjysëmfinalet e Botërorit për herë të parë në një çerek shekulli, pasi mundi dje Belgjikën 1-0. Katërshja e gjysëm finales është tani e plotësuar, pasi Hollanda mundi Kosta Rikën 4-3 me penallti.
Argjentina siguroi dje fitoren me golin e shënuar nga Gonzalo Higuain në 10 minutat e parë të ndeshjes. Ylli i ekipit argjentinas Lionel Messi pati rastin ta çojë rezultatin në 2-0 nga fundi i lojës, por portieri belg Thibaut Courtois arriti të shpëtojë portën. Argjentina del në gjysëm finale për herë të parë që nga 1990. Argjentinasit kanë fituar kupën dy herë: në 1978 dhe 1986.
Hollanda dhe Kosta Rika nuk arritën të shënojnë gjatë kohës së rregullt dhe minutave shtesë të ndeshjes, duke detyruar goditjet e penalltive. Fitorja i buzëqeshi Hollandës kur portieri hollandez Tim Krul arriti të presë goditjet e Ryan Ruiz dhe Michael Umana.
Të mërkurën Argjentina dhe Hollanda ndeshen në San Paolo për të siguruar vend në finale. Brazili dhe Gjermania luajnë në Belo Horizonte të martën.za
www.voal-online.ch
|