NDIHMUAN PADREJTËSISHT QË VANESSA-MAE TË MARRË PJESË NË OLIMPIADË, PEZULLOHEN
E Premte, 07.11.2014, 09:22pm (GMT+1)
Violinistja Vanessa-Mae gjatë garave në Olimpiadën në Soçi të Rusisë në muajin shkurt të këtij viti
Asociacioni i Skiatorëve të Sllovenisë i ka supsenduar katër zyrtarë për dyshime se i kanë manipuluar rezultatet e garave, për t'i mundësuar violinistes së njohur, Vanessa-Mae, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, në muajin shkurt të këtij viti.
Vanees-Mae, duke bërë gara për Tajlandën në Soçi, me emrin Vanessa Vanakorn, doli e 67-ta, e fundit, në disiplinën sllallomi i madh.
Asociacioni i Siaktorëve të Sllovenisë ka njoftuar sot se ka dëshmi që indikojnë se garat e zhvilluara kualifikuese në muajin janar në Slloveni ishin "kurdisur në të mirë të zyrtarëve të Tajlandës për t'i plotësuar kriteret për kaulifikim në Soçi".
Katër zyrtarët e involvuar në organizimin e garave janë supsenduar. Dëshmitë tash do t'i kalohen policisë dhe Federatës Ndërkombëtare të Skijimit.
Presidenti i Asociacionit të Skiatorëve të Sllovenisë, Jurij Zurej, tha se ndoshta Vanessa-Mae, në atë kohë, nuk ka ditur për kurdisje.rel
www.voal-online.ch
|