EKIPI I ËNDRRAVE TË BASKETBOLLIT E ANULON VIZITËN NË AFRIKË
E Shtunë, 08.16.2014, 05:28pm (GMT+1)
Ekipi kombëtar amerikan në basketboll e ka anuluar një udhëtim për në Senegal si pasojë e përhapjes së virusit vdekjeprurës të Evolas, në Afrikën Perëndimore.
Ekipi amerikan i përbërë nga superyjet e NBA-së, do të bënin një pushim nga përgatitjet për kampionatin botëror të Basketbollit duke udhëtuar për në Afrikë.
Mirëpo udhëheqësi i basketbollit amerikan, Jerry Colangelo, ka thënë mbrëmë se udhëtimi është anuluar për shkak se Senegali gjendet afër katër shteteve tjera afrikane ku Ebola ka vrarë rreth 1100 persona, gjatë gjashtë muajve të fundit.
Ebola, virusi që shkakton temperaturë, gjakderdhje dhe të kthyera, transmetohet nga kontaktet me lëngjet e trupit si djersa, gjaku apo urina.
Ende nuk është gjetur kurë për virusin në fjalë, ndërsa në 50 për qind të rasteve, pacientët vdesin.
www.voal-online.ch
|