GJERMANIA E FTON MUSTAFIN
E Premte, 03.20.2015, 10:30pm (GMT+1)
Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi është ftuar nga kampionia e botës, Gjermania.
Gjermania më 25 mars takohet me Australinë në një ndeshje miqësore, ndërsa më 29 mars me Gjeorgjinë në ndeshjen kualifikuese për "Euro 2016".
Mustafi me Gjermaninë ishte edhe në botërorin e vitit të kaluar. Ai po shkëlqen te Valencia në kampionatin spanjoll. 22-vjeçari tashmë i ka gjashtë ndeshje për Gjermaninë.
Ndërkohë te Mali i Zi, si zakonisht, është ftuar sulmuesi Fatos Beqiraj. Beqiraj luan për Dinamon e Minskit në Bjellorusi.
www.voal-online.ch
|