HOLLAND NË BERNË - PËR NJË FAQE TË RE NË MARRËDHËNIET FRANCË-ZVICËR Është vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Konfederatë nga vitit 1988
E Mërkurë, 04.15.2015, 05:54pm (GMT+1)
Voal - BERNË - François Hollande, i pritur nga homologia e tij Simonetta Sommaruga, arriti të mërkurën pasdite në aeroportin e Belpit dhe, prej andej, në Bernë.
Ceremonia e mirseardhjes, në praninë e Këshillit Federal, u bë në Sheshin e Katedrales. Këtu, pasi u dhanë himnet kombëtare, presidenti francez u prit edhe me nderime ushtarake.
Presidentja e Konfederatës shprehu kënaqësinë për afrimin domethënës mes Zvicrës e Francës pas tensioneve të shkaktuara nga mosmarrëveshjet në fushën fiskale vitet e fundit. Kësaj i bëri jehonë edhe miku, duke thënë se ka vullnetin për të 'ndërruar faqe'.
Sommaruga i premtoi pastaj se diskutimet në vijim të pasojave nga iniciativa popullore për emigracionin, miratuar para një viti nga populli helvetik, do të ndërmerren sa më parë.
Këshilltarja federale është shprehur e sigurtë se vizita do të fuqizojë marrëdhëniet dypalëshe. Kreu i Shtetit në vizitë në Bernë siguroi se do t'iu japë sërish 'koherencë marrëveshjeve', duke saktësuar se, krahas respektimit të vendimit dhe të pavarësisë helvetike, për të është me rëndësi gjetja e një zgjidhjeje që do të lejojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe që iu intereson 170 mijë qytetarëve francezë me banim afër kufirit zviceran.
Vizita e fundit shtetërore në Zvicër nga shefi i Elizeut ndodhi më 1998, nga Jacques Chirac; para tij vetëm François Mitterrand (1983) e Armand Fallières (1910) kishin bërë një të tillë. ats
www.voal-online.ch
|