VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFRIMI ME CVP IU JEP SHQIPTARËVE TË ZVICRËS SHANSIN TË ZGJIDHEN NË PARLAMENTIN E KONFEDERATËS HELVETIKE Nga MARK BAFTIAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 11.13.2024, 03:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
AFRIMI ME CVP IU JEP SHQIPTARËVE TË ZVICRËS SHANSIN TË ZGJIDHEN NË PARLAMENTIN E KONFEDERATËS HELVETIKE
Nga MARK BAFTIAJ

E Hënë, 04.13.2015, 03:45pm (GMT+1)


Shqiptarët ne Zvicër filluan te vijne ne nje numer te madh qe nga pas Luftës së dytë Botërore. Në fillim, nuk kishin shumë te drejta, edhe punësimin e kishin te kufizuar, ata punonin vetëm ne bujqesi dhe gastronomi me sezone deri 9 mujore. Ishte kantoni i Lucernës qe hapi dyert e punësimit në sektorin e industrisë per kosovarët, pasi ate kohe ne Lucernë qeveriste CVP me 37 %, keshtu qe qytetaret e Kosoves nga 1970 u punësuan edhe ne industri dhe gjitha segmentet e jetes ekonomike të Konfederatës.
Sot shqiptaret jane të përfshirë ne gjitha nivelet e jetes socialo-ekonomike, por mungon prania e Shqiptaro-Zviceranëve në jetën politike.

Nga spektri i partive zvicerane, si ne çdo sfere te jete se saj mbi 100 vjeçare prin CVP, në afrimin zhvillimin dhe emancipimin politik te popullates së Zvicrës.

Tani CVP ka nje bashkëpunim te shkelqyshem me shqiptaret. Kjo parti bashkpunon me PSHDK qe nga themelimi i PSHDK, pasi e shikon si nje "Motër" të vogel qe duhet mbeshtetur, madje ishte CVP qe i ndimoi PSHDK në Kosovë qe te ofrohet me CDU dhe OVP, qe te gjitha parti "Kristiane" por qe e ndajne politikën nga religjioni.

Ibrahim Rugova e kish mik te vertetë PSHDK. Ai ishte dhe mbetet simboli i civilizimit evropian, nje krenari shqiptare me prejardhje Iliro-Pellazge.

Deshira e CVP eshte qe te ndryshojë IMAZHIN e shqiptarëve ne Zvicer si dhe t'i përfshijë shqiptaret në politikë me qëllim që të dëgjohet zëri i tyre në Parlament.

Për këtë arsye CVP vendosi kontakte edhe me partinë me te madhe politike shqiptare ne Zvicer, që është LDK, parti e anëtarsuar ne EPP sikur edhe CVP.

Raportet mes LDK dhe CVP u thelluan dhe jane te shkelqyera. Në këtë kuadër ishte edhe ftesa që CVP i bëri nje delegacioni të nivelit të lartë nga LDK, të krysuar nga Ismet Beqiri, Anton Quni, T. Rugova Herolinda Avdyli, Ismet Krasniqi e te tjere, të cilët u mikpritën nga vetë Kryetari i CVP Christof Deberly si dhe Sekretarja e Përgjithshme Beatris Wertlich si dhe kryetarja e komisionit per Marrëdhenie me Jashtë Elizabeth Schneider etj.

CVP ka nominuar për zgjedhjet nacionale që do të mbahen në tetor deri tani disa shqiptarë e midis tyre Prend Berishen ne Kantonin e St. Gallen, Herolinda Ajetin ne Solothurn. Priten nominimet e reja ne gjitha kantonet ku deshirojnë shqiptarët te kandidojnë. Deri tani jemi dakorduar që nga komuniteti shqiptar në Bernë të kandidojnë 3 kandidatë, nga Zürich-u 2, që janë dy nga qendreat më të rëndësishme të jetës ekonomiko-politike të Zvicrës, ku shqiptarëve u jepet shansi që të bëhen edhe pjesë e politikës.

Gjithashtu, pritet që edhe nga Bazeli, ku formohet trekëndëshi Zvicër-Francë-Gjermani, të kemi më së paku 3 kandidatë për Parlamentin Zviceran.

Në zgjedhjet e marsit CVP ka humbur nje deputet në kantonin e Luzernit. Ka patur një humbje të vogël edhe në kantonin e Zürichut, ku këtë rradhë CVP e Zürichut fitoi 792 vota më pak se në zgjedhjet e 2011, por megjithatë CVP vazhdon me këmbëngulje bashkëpunimin me shqiptarët dhe konkretisht me LDK, pasi PSHDK e konsideron pjesë të familjes të saj. Me PSHDK, CVP ka edhe forume të përbashkëta siç është CDK Lucernë. Apo kryetari i Forumit Rinor të PSHDK-së Zvicër Prend Berisha, është edhe kryetari i JCVP në St.Gallen.

Ndërkohë fitorja e zonjës Silvia Steiner në Zürich, dalë nga zgjedhjet e 12 prillit ishte shumë e rëndësishme pasi kjo fitore e CVP, i dha mundësi kantonit të ketë një qeveri të qendrës së djathtë, pas shumë vitesh qeverisje të majtë, e cila nga këto zgjedhje e humbi shumicën.

Shqiptarët me orientim te qendres se djathtë, pavarësisht se janë me përkatësi nga nga Shqiperia-Kosova-Ilirida-Lugina etj duhet të kenë në çdo kanton së paku dy kandidatë mbrenda CVP.

Sipas ligjit zgjedhor eshte edhe mundesia e votimi te dy kandidatëve. Kjo formë e votimit do t"˜i favorizonte shqiptaret, si kundër ndarja në dy parti të ndryshme do t"˜i demtonte seriozisht shqiptaret dhe zëri i ynë nuk do degjohet edhe shume vite ne parlamentin Zviceran.

Nga ana ime do të uroja që komuniteti i shqiptaro-zviceran në zgjedhjet nacionale të ketë përfaqësuesit e vet në Parlamentin Zviceran. Dhe kjo arrihet vetëm përmes CVP*.


*CVP Gjermanisht - Die Christlichdemokratische Volkspartei der Schweiz (CVP Schweiz), frëngjisht Parti démocrate-chrétien (PDC), italisht Partito popolare democratico svizzero (PPD), është partia Demo-Kristiane Zvicerane, parti e qendrës dhe pjesë e formulës magjike, që do të thotë se ka një përfaqësues të saj në përbërjen e Këshillit Federal prej shtatë ministrash. Aktualisht kjo parti përfaqësohet nga zonja Doris Leuthard që mbulon Departamentin e Ekonomisë.






MARK BAFTIAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BLERIM BUNJAKU DO TË JETË NË KËSHILLIN KANTONAL TË ZYRIHUT (04.13.2015)
SHAQIRI DJE NË ZHEGËR - PËR TA VIZITUAR FSHATIN E TIJ (04.13.2015)
TUNELI I SHËN GOTARDIT MBYLLET NATËN PËR SHKAK TË PUNIMEVE (04.11.2015)
FRANGU SHËNON NIVELIN MË TË LARTË NË GJASHTË JAVË NDAJ EUROSNdërkohë ka pasur dobësime ndaj dollarit (04.10.2015)
KON 100 VJET NË LOZANË - TRI DITË FESTIME, 26-28 QERSHOR (04.10.2015)
KUVENDI I SHQIPTARËVE TË ZVICRËS - LETËR MINISTRIT TË DIASPORËS PËR KARTONIN E GJELBËR (04.10.2015)
FTESË PËR KUVEND ZGJEDHOR PËR NËNDEGËN E LDK-së NË SOLOTHURN (04.09.2015)
ZVICRA ME RROGËN MESATARE MË TË MADHE NË BOTË (04.08.2015)
TË RINJ SHQIPTARË NË MESIN E TË DIPLOMUARVE NË UNIVERSITETIN ELITAR HSG NË ST GALLEN (04.06.2015)
GJENEVË - NIS PUNËN PËRSHPEJTUESI I GRIMCAVE CERN (04.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lartë]