VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma nga Friedrich Dürrenmatt (Fridrih Dyrenmat, 1921-1990)
E Premte, 01.01.2010, 05:19pm

 

 

 

 

 

 

Voal-online 1 janar -Një fuqi e madhe mund ta pranojë një dështim ushtarak vetëm kur duket si një fitore politike.

 

 

Një shtet e quan veten gjithmonë atdhe kur është gati për të vrarë.

 

 

Para së gjithash, dysho tek atdheu yt. Askush nuk priret më tepër të bëhet vrasës se atdheu.

 

 

Më shumë se çdo gjë tjetër, ne na duhet një epokë Ndriçimi. Sistemet tona politike të tanishme duhet të heqin dorë nga parullat e së vërtetës, drejtësisë e të lirisë dhe duhet t’i zëvendësojnë ato me përpjekjet për të vërtetën, drejtësinë dhe arsyen.

Aforizma të Marlenë Ditrih (Marlene Dietrich, 1901-1992)
E Premte, 12.25.2009, 10:30am

Voal-online 25 dhjetor -Një mbret, duke e ditur pafuqinë e tij, nuk mund as t’i delegojë as të heqë dorë nga detyrat e tij. As një baba nuk mundet. Vetëm nëse djemtë do ta shikonin paradoksin, do ta kuptonin dilemën.

 

Një burrë do të parapëlqente më mirë të kthehej në një shtëpi me shtrat të pashtruar e me një grua të lumtur se me një shtrat të shtruar dhe me një grua të zemëruar.

Amerika më mori në gjirin e saj kur nuk kisha më një vend emri i të cilit të kishte vlerë, por në zemër jam gjermane – gjermane jam në shpirt.

 

Guximi dhe hiret janë një përzierje e përkryer. I vetmi vend për ta parë atë është arena e ndeshjes së demave.

Fama është çfarë unë shes, ajo është aksioni im në treg.

Zënka është vdekja e dashurisë.

Si ta dish ti se dashuria ka vdekur? Nëse ti thua se do të arrish në orën shtatë dhe arrini në nëntë, dhe ai ose ajo ende nuk e ka thirrur policinë – atëherë dashuria ka vdekur.

 

Aforizma të Denis Diderosë (Denis Diderot, 1713-1784)
E Enjte, 12.17.2009, 01:30pm

Voal-online 17dhjetor-Të gjitha shkencat abstrakte nuk janë tjetërgjë veçse studimi i marrëdhënive midis shenjave.

 

Nëse një njeri vishet bukur dhe jeton paqësisht; dhe nëse është i mirë, i vetëpërmbajtur, ka besim dhe është i dlirë; dhe nëse nuk i bën keq asnjë gjallese në botë, - ai është njeri i shenjtë.

Shoqëria e keqe është sa mësimdhënëse aq edhe shthurëse. Dikush fiton pafajësinë e dikujt me humbjen e paragjykimeve të dikujt tjetër.

Çdo njeri ka dinjitetin e tij. Unë dua të harroj timin, por në fshehtësinë time e jo kur dikush tjetër ma kërkon.

E keqja shfaqet në këtë botë nëpërmjet ndonjë gjeniu a dikujt tjetër.

 

Nga fanatizmi deri te barbarzimi është vetëm një hap.

Rregulli
është cilësi e njerëzve të rëndomtë. Gjenia gjithmonë presupozon njëfarë çrregullimi.

Gjenia është e pranishme në çdo kohë, por njerëzit që mbartin atë mbeten të pa vënë re nëse nuk ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme të cilat e marrin nga masa dhe e  nxjerrin në pah.

Muzika e mirë është shumë pranë gjuhës së lashtë.

Mirënjohja është një barrë, dhe çdo barrë është bërë për t’u çliruar prej saj.

Aforizma të Ketrinë Denëv (Catherine Deneuve)
E Enjte, 12.10.2009, 06:29pm

Voal-online 10 dhjetor-Femra duhet të jetë inteligjente, të ketë nur, ndjenjë humor dhe të jetë e lezetshme. Të njëjtat cilësi i kërkoj nga mashkulli.

 

Aktrimi është gjithashtu punë me njerëzit të cilët të ftojnë ty në ëndërrat e tyre dhe të besojnë ty me gjithë qenien e tyre.

Të jesh aktore është një gjë shumë fizike. Nëse nuk do të kisha pasur pamjen që kam, kurrë nuk do të isha marrë me filma. 

Unë përpiqem të ruaj ndjenjën se jam në moshën e duhur. Kam frikë ta kuptoj atë gjë tepër mirë dhe të dukem artificiale.

Unë bëra filma të rëndësishëm kur isha shumë e re.

Aforizma të Ciceronit (Marcus Tullius Cicero, 106-43 para Krishtit)
E Premte, 12.04.2009, 08:48pm

 

 

 

 

 

Voal-online 4 dhjetor-Miku është një vetvete e dytë.

 

Një shtëpi pa libra është një trup pa shpirt.

 

Njeriu guximtar është plot gjithashtu plot besim.

 Aftësia pa nder është e padobishme.

Sipas ligjit të natyrës është e ndershme vetëm nëse askush nuk pasurohet nëpërmjet dëmeve dhe lëndimeve që i vuan dikush tjetër.
 
Këshillat në pleqëri janë marrëzi; e çka mund të jetë më absurde se të bëjmë parashikimet tona për rrugën që na ka mbetur pranë mbarimit të udhëtimit tonë.

Dhimbja është e rëndë ose e lehtë, nëse është e lehtë, durohet me kollaj; nëse është e rëndë, pa dyshim do të jetë e shkurtër.

Një paqe e padrejtë është më e mirë se një luftë e padrejtë.

Çdo njeri mund të gabojë, por vetëm një idiot këmbëngul në gabimin e tij.

 

Aforizma të Konfucit (Confucius, 551-479 para Krishtit)
E Enjte, 11.26.2009, 04:02pm

Voal-online 26 nëntor -Një njeri superior është modest në të folur, por shquhet në veprime.

 

Një qeverie shtypëse duhet t’ia kesh më shumë frikën se një tigri.

 

Mbaje mend, kudo që të jesh, je ti.

 

Më mirë një diamant me një plasaritje se një guralec pa asnjë plasaritje. 
 
Me tri metoda ne mund të bëhemi të mençur: Së pari, nëpërmjet reflektimit, që është metoda më fisnike; Së dyti, nëpërmjet imitimit, që është metoda më e lehtë; dhe Së treti, nëpërmjet përvojës, që është metoda më e hidhur.

Zgjidh një punë që e do. Dhe kurrë nuk do të punosh një ditë në jetën tënde.

 

Vdekja dhe jeta kanë pikëtakimet e tyre të përcaktuara; pasuritë dhe nderet varen nga perënditë.

Mos ua detyro të tjerëve atë që nuk ia dëshiron vetes.

 

Gjithçka ka bukuri, por jo gjithkush e sheh atë.

 

Aforizma të Miguel De Servantis (Miguel De Cervantes, 1547-1616)
E Martë, 11.17.2009, 05:51pm

Voal-online 17 nëntor -Një gojë e mbyllur nuk kap miza.

 

Një mëkat privat është i pakrahasueshëm me një turp publik.

Medet! Muzika vetëm çjerr kur shpirti është i dërmuar.

 

Zelli është nëna e fatit të mirë, dhe përtacia, e kundërta e tij, kurrë nuk e çoi një njeri drejt arritjes së ndonjërës prej dëshirave të tij më të mira.

 

Pi me karar, sepse dehja nuk mban sekrete kurrë, nuk mban premtime kurrë.

 

Çdo njeri është bir i veprave të tij.

Ndershmëria dhe butësia të çojnë larg.

 

Frika ka shumë sy dhe mund t’i shohë gjërat nën tokë.

Për të arritur një shkallë të lartë dije njeriut i kushton kohë, përqëndrim, raskapitje, dërmim, miza në krye, zbrazëti në stomak dhe plot të tjera të këqija.

 

I paralajmëruar, i paraarmatosur; të jesh i parapërgatitur do të thotë gjysmë fitoreje.

Nga leximi i tepërt dhe nga fjetja e pakët truri i tij u tha dhe ai e humbi gjykimin.

Zoti është me të dobëtit, por jo gjithmonë.

 

Ai që lutet mirë, jeton mirë.

Aforizma të Çarli Çaplinit
E Premte, 11.06.2009, 08:50am

Voal-online 6 nëntor-Një ditë pa të qeshura është një ditë e shkretë.

 

Karakteri i vërtetë i njeriut shpaloset kur ai është i dehur.

 

Një endacak, një bujar, një poet, një ëndërrimtar, një vetmitar gjithmonë plot shpresa për romancë dhe aventurë.

 

Dëshpërimi është një narkotik. Ai e përkund mendjen me indiferencë.

 

Unë jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.

 

Unë nuk kam shumë durim ndaj një gjëje të bukur të cilën duhet ta shpjegoj në mënyrë të kuptueshme. Nëse ajo ka nevojë për një tjetër interpretim prej dikujt tjetër sesa prej krijuesit, atëherë unë pyes nëse ai ia ka arritur qëllimit.

 

Unë nuk besoj se publiku e di se çfarë ai kërkon; ky është përfundimi që kam nxjerrë nga karriera ime.

Unë mbetem thjesht një gjë, dhe vetëm një gjë, e ajo gjë është kllouni. Kjo më vë mua në një rrafsh shumë më lartë se çdo politikan.

 

Unë mendoj se ajo është një nga ironitë e jetës: të bësh gjënë e gabuar në kohën e duhur.

 

Aforizma të Uinston Çërçillit (Winston Churchill, 1874-1965)
E Hënë, 10.26.2009, 09:33am

Voal-online 26 tetor -Fanatik është ai që nuk mund të ndërrojë mendje dhe nuk dëshiron të ndërrojë temë.

 

Shakaja është një gjë shumë serioze.

 

Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës përpara se e vërteta të ketë mbathur pantollonat.

Njeriu bën çfarë duhet bërë – pavarësisht pasojave personale, pavarësisht pengesave, rreziqeve dhe presioneve – dhe kjo është baza e gjithë moralit njerëzor.


Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

 

Politikani ka aftësinë të parathotë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse të parathënat nuk ndodhën.

 

I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty, dhe pastaj të kërkon ty të mos e vrasësh atë.

Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta, dhe shumë prej tyre mund të shprehen me një fjalë të vetme, liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë, shpresë.

 

Aforizma të Xhakomo Kazanovës
E Shtunë, 10.17.2009, 01:31pm

Voal-online 17 tetor - Vuajtja është e rrënjosur në natyrën njerëzore; por nuk vuajmë kurrë - ose së paku shumë rrallë - pa ushqyer shpresën e shërimit; dhe shpresa është një kënaqësi.

 

Zot i Madh dhe të gjithë dëshmitarët e vdekjes sime: kam jetuar si filozof dhe vdes si krishter.

 

Lum ata që, pa i bërë dëm askujt, dinë të gjejnë kënaqësinë. Dhe mjerë të tjerët që gënjejnë veten se Krijuesi Suprem mund t’ua shpërblejë dhimbjet, vuajtjet dhe përkorjet që ata ia ofrojnë si sakrificë.

 

Kur je i dashuruar mjafton një asgjë për të të rrënuar ose për të të bërë që të prekësh qiellin me një gisht.

 

Goditja më e keqe që dikujt mund t’ia japër fati një njeriu me shpirt është ta vendosë atë nën vartësi të të marrit.

 

Budallai është një i marrë që nuk flet, dhe kështu është më i pranueshëm se i marri që flet.

 

Femrat janë si qershitë: njëra tërheq tjetrën.

 

E shkruaj jetën time për të qeshur me veten, dhe ia arrij. Shkruaj trembëdhjetë orë në ditë, e më kalojnë si trembëdhjetë minuta. Sa kënaqësi t’i kujtosh kënaqësitë! Po sa vuajtje t’i sjellësh në mendje. Zbavitem sepse nuk trilloj asgjë.  Ajo që më nxit është detyrimi që kam, në këtë pikë, për t’i maskuar emrat, nga fakti që nuk mund t’i shpalos gjërat e të tjerëve.

  » Aforizma të Truman Kapotit (Truman Capote, 1924-1984)
  » Aforizma të Albert Kamysë (Albert Camus, 1913-1960)
  » Aforizma të Napoleon Bonapartit (1769-1821)
  » Aforizma të Vera Wang
  » Aforizma të Zbigniev Bërzezhinskit (Zbigniew Brzezinski)
  » Aforizma të Horhe Luis Borhesit (Jorge Luis Borges)
  » Aforizma të Roland Bartit (Roland Barthes)
  » Aforizma të Brizhitë Bardosë (Brigitte Bardot)
  » Aforizma të Sol Bellout (Saul Bellow)
  » Aforizma të Monika Beluçit (Monica Bellucci)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]